Pas 1945 e deri më sot, nuk ka pasur as udhëheqës komunist e as antiamerikan, por hajdutë

Pas 1945 e deri më sot, nuk ka pasur as udhëheqës komunist e as antiamerikan, por hajdutë

Sali Berisha

Nga ardhja në pushtet e Enver Hoxhës e deri tek liderit e viteve të tranzicionit, ka pasur dy tendenca për t'i diferencuar, në komunist e në perendimor. Në fakt, sipas meje ky është një diferencim i gabuar dhe është përdorur për ta justifikuar ose për ta mbajtur pushtetin.

Në fakt, nëse i analizojmë me gjakftohtësi gjërat, do të kuptojmë se as vetë Enver Hoxha nuk ishte komunist, por ai u gjet në anën e bllokut të ideologjisë komuniste që e përdori si nevojë për të qëndruar e mbajtur pushtetin. Enver Hoxha nuk bënte pjesë tek njerëzit që kishte një filozofi të theksuar komuniste e po ashtu nuk bënte pjesë tek ata persona që komunizmin e shihnin si orientim shpirtëror me binte e formim të tillë.

Ndryshe ishte rasti i Rusisë që pati një revolucion e që kishte mendimtarë që e zhvilluan këtë doktrinë siç ishte Trocki apo Lenin.

Po ashtu, ndryshe ishte edhe rasti i Italisë ku komunizmi e socializmi erdhën si pasojë e një revolucioni social e për shkak të zhvillimit industrial duke mundësuar ndarjen e punës e po ashtu edhe nevojën për riorganizimin e punëtorëve në sindikata. Për shembull Italia kishte  një filozofie socialiste të përfaqësuar nga Gramsci, Togliatti, Neni e mjaft të tjerë. Partia e Punëtorëve dhe Partia Socialiste në Itali u themeluan në fundi e viteve 800 dhe për të marr nje rol të rëndësishëm për gjithë shekullin e 19. Socializmi, Social-demokracia në Italia, Gjermani, Francë e më pas në Rusi ishin pasojë e revolucionit industrial dhe kalbjes së sistemeve të vjetra politike. Shqipëria nuk pati kurrë revolucion industrial, si një ndër vendet më të prambatura edhe si pasojë e luftës së saj për ekzistencë dhe për shtetformim në fillimin e shekullit të 19. Prandaj, kam bindjen se Enver Hoxha s'ka qenë kurrë as komunist e as socialist, por një diktator që ishte i dashuruar pas pushtetit dhe ishte i gatshëm të konvertohej në çdo gjë me qëllim për ta mbajtur atë.

Pas viteve '90, ndryshuan gjërat e Shqipëria duhet të ishte pjesë e bllokut të Perëndimit, sepse Bashkimi Sovjetik nuk i detyronte më të qëndronin me të e as nuk i ndihmonte dot më për të ecur përpara. Kështu liderët e pas viteve' 90, ishin të doktrinuar si komunistë, por u detyruan të konvertoheshin në pro amerikan e në demokrat për dashurinë që kishin ndaj pushtetit. Në këtë fakt ata nuk kishin asnjë lloj simapatie as për SHBA e as për demokracinë, por ata si Enver Hoxha ishin të dashuruar marrëzisht pas pushtetit e për ta mbajtur atë duhet të shtireshin si pro amerikan.

Në 32 vite në emër të demokracisë e të dashurisë pro amerikane u sollën në fakt si diktator, si komunist e antidemokratik. Çdo gjë gjë bën në 30 vjet ishte antiamerikane. Sapo lojërat e pozicioni i tyre nuk ishte më i privilegjuar me Amerikën, u kthyen sot në antiamerikan të betuar e jam i sigurt që nëse sot do të ishte Plani Varshaves, do të kishin shkuar menjëherë për t'u anëtarësuar e për tu bërë pjesë. Pra, nga 1945 e deri më sot, në Shqipëri nuk ka pasur as komunistë e as demokratë, as pro rus e as pro amerikan, por shumë herë ka pasur hajdut e herë të tjera njerëz të dashuruar marrëzisht pas pushtetit të gatshëm të bënin gjithçka për ta mbajtur atë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 02/03/2023 05:07

    Komuniste po qe po, por sigurisht edhe hajdute me nam! Sidomos ne kete epoken e fundit shkelqejne komunistet hajdute Sali, Fatos, Ilir dhe Edi!!!

    Përgjigju
  • Sati: 01/03/2023 14:38

    Lere Enver Hoxhën se nuk e arrin dot asnjë lider botëror për mirëqeverrisie. Intersohu për më mbas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar