Pas Ballshit, mbyllin pas 16 ditësh grevën e urisë edhe punonjësit e Poçemit: Na premtuam 3 paga, hap optimist...20 ditë kohë për 4 të tjerat

Pas naftëtarëve të Ballshit, ka përfunduar  dhe greva e urisë për punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit.

Pas 16 ditëve në grevë për 27 pagat e prapambetura punonjësve të Poçeimit i është premtuar nga kompania kalimi i 3 pagave në bankë. Punonjësit e cilësojnë këtë si një hap optimist, ndërkohë kërkojnë kalimin e 7 pagave të plota në një afat kohor prej 20 ditësh. Në të kundërt ata pohojnë se do të rikthehen sërish në grevë.

Në datën 1 mars punonjësve të Poçemit i është thënë se do të nënshkruajnë një kontratë të re.

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit varen nga të njëjtat firma 'Bylys dhe Tosk Energji" te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe tek punonjësit. Këta të fundit, pavarësisht se nuk janë paguar, kanë vijuar punën duke mos lënë pa energji dhe ujë disa fshatra.

Ndërkohë naftëtarët e Ballshit edhe pas mbylljes së grevës së urisë për 5 pagat e prapambetura kanë vijuar protestën para uzinës pasi 3 pagat që iu premtuan se do kalonin në bankë i janë dhënë vetëm 20% të punonjësve, gjithashtu Sokol Dautaj një nga organizatorët e grevës shprehet se protesta do vijojë dhe për 2 kushtet e tjera, që janë kalimi i 2 pagave të prapambetura si dhe rifillimi i punës në rafinerinë e Ballshit.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 5 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.\

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!