Pas COVID-it, fiton betejën edhe te Sanatoriumi, deputeti: Tani jam më mirë, falenderoj mjekët

TIRANE-Deputeti Adriatik Alimadhi njofton se ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore te Sanatoriumi. Deputeti në datë 21 prill fitoi luftën me COVID-in, duke u larguar nga Infektivi, por jo në shtëpi, pasi u shtrua sërish, këtë herë te Sanatoriumi për shkak se kishte ftohje të lehtë në mushkri.

"Te dashur miq, sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve. Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit 'Shefqet Ndroqi' Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona. Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve. Ju pershendes te gjitheve nga zemra" shkruan ai.

Adriatik Alimadhi me mjeket te Sanatoriumi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • timi: 28/04/2020 10:44

    Nuk bije rrufeja

    Përgjigju
  • anerr: 27/04/2020 18:15

    Po gezon shperndarsit e kokaines, ne kto koh te veshtira çdo klient eshte shum e rendesishme qe te jet ne gjendje konsumi

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 27/04/2020 16:51

    Te shkuara o perfaqesues i ballenjes kombit dhe hap syte mos na shit mend si ballist i patru,po sillu si ballisto-komunist hakmarres me pulat dhe jo me njerezit qe nuk ta kane borxhe se do te te zihet fryma pastaj nga babai i i teqes skraparit.....

    Përgjigju
  • Haha: 27/04/2020 16:47

    Vec pulat nuk jane gezuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë