Një ditë pas protestës kombëtare, e cila kulmoi me thyerjen e xhamave dhe dyerve të komisariatit nr. 3 në Tiranë, dita e 36-të e protestës u përqendrua te fjalimet e atyre që u liruan vetëm pak orë më herët nga gjykata pas dhunës para parlamentit të enjten.
Pas tre ditësh në qeli Albion Nikolli, Arbër Lleshi e të tjerë ishin rikthyer në sheshin para Kryeministrisë, dhe të gjithë u ankuan se janë dhunuar nga policia.
“Jemi përballur me dhunë, shumë shokë kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme. Nuk na është ofruar asnjë ndihme mjekësore. Ata djem nuk janë huliganë, nuk janë kundër ligjit, por kundër autokracisë, pro demokracisë”, tha Albion Nikolli.
“Protesta është për luftën politike që bën gjenerata Z e së ardhmes ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. dhuna është e paprecedente., jam dhunuar brenda automjetit të policisë, gjatë udhëtimit nga parlamenti të komisariati i policisë. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar”, tha Arbër Lleshi.
“Nëse unë jam dhunuar, ju jeni dhunuar. Por nuk jam trembur, jam këtu”, tha protestuesi.
Më herët për mediat, një prej organizatorëve, Arben Kola e dënoi dhunën te komisariati nr.3, duke “larë duart” se nuk kanë qenë protestues por sipas tij janë të sponsorizuar nga qeveria për të njollosur protestën.
Ne jemi deklaruar hapur, e thamë dhe mbrëmë, që protesta mbaroi këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë. Ajo që kanë qëndruar mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qeveria. Sado të mundohet kjo palo qeveri nuk do ia dalë. Çdo tentativë për ta njollosur protestën, nuk do të arrihet. Asnjë nga ato që ka ushtruar dhunë mbrëmë nuk është pjesë e grupit nismëtar të protestës”, tha Arben Kola.
Edhe në këtë protestë e morën fjalën edhe shumë qytetarë të ardhura nga diaspora.
“Diaspora dhe emigrantët kemi qenë motori i ekonomisë shqiptare nga këtu e 36 vite. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë dhe u vlon gjaku”, tha qytetari.
“Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë, se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Më shumë se kurrë duhet një front i përbashkët për një qëllim”, tha qytetari.
Por jo vetëm kërkesat kundër qeverisë e Ramës, një qytetare ia kujtoi protestuesve edhe Berishën në krye të opozitës.
“Jemi rritur me diktatura të ashpra, jemi rritur në kohën e Sali Berishës, që vrau miliona bijë nënash. Nënat janë veshur me shami të zeza. Mos harroni vëllezër, Saliu hapi depot, duke shitur armët, duke futur përçarjen mes nesh, duke na vrarë djemtë e nënave dhe duke hedhur baltë mbi ne. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha qytetarja.
Në fund një protestuese riktheu idenë se qëllimi kryesor i protestës është krijimi i një partie politike.
“Duhet që nëpërmjet këtij sheshi të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë. Nga këtu ju them që sigurisht që qëllimi është të kthehet në një parti politike shumë shpejt. Intelektualë mos qëndroni indiferentë, ky është momenti për të reaguar dhe për të bërë zgjedhjen tuaj”, tha protestuesja.
5 kërkesat e prezantuara disa javë më parë, këtë herë u lexuan nga një vajzë protestuese, ndërsa vetëm më pas filloi marshimi i si çdo natë në rrugët e kryeqytetit, që këtë herë thanë se ia dedikojnë dy protestuesve që gjykata i la në arrest shtëpie.
Një prej qytetareve, e cila iu bashkua protestës para Kryeministrisë, gjatë fjalës së saj ka ‘sulmuar’ publikisht artistët dhe figurat e njohura, që nuk i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shqiptare.
Protestuesja përmendi edhe reperin Noizy, për të cilin tha se ‘e mban shteti’ dhe sipas saj s’ka arsye që të mbështesë protestën.
“Mos shikoni VIP-at që fshihen. Mos shikoni Noizyn, që thotë nuk më intereson. Sepse Noizy është i mbrojtur nga shteti. Në Milano vijnë e bëjnë koncerte nga 20 mijë euro, kurse këtu rrinë si plehra për të marrë 1 mijë euro për një koncert”, tha protestuesja gjatë fjalës së saj.
Pas përfundimit të fjalimeve në bulevard, protestuesit kanë vijuar me marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Marshimin e mbrëmjes së sotme, organizatorët ia dedikuan 2 protestuesve që u lanë sot nga gjykata në ‘arrest shtëpie’.
Një qytetare nga protesta para Kryeministrisë, ripërsëriti kërkesat e protestuesve drejtuar Qeverisë, të lexuara për herë të parë nga Dritan Goxhaj dhe të rilexuara më pas edhe nga organizatorë e protestues të tjerë.
"Kërkojmë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, lexoi protestuesja.
Një qytetare nga foltorja në protestë, tha se lëvizjet aktiviste duhet të përkthehen në parti politike, një domosdoshmëri sipas saj për të rrëzuar qeverinë aktuale.
“Në planin afatgjatë dhe është e paqartë, duhet që nëpërmjet këtij sheshi, duhet të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë. Jemi në vitin 1991 sërish, por kësaj here kërkojmë liri demokraci dhe e duam Shqipërinë si gjithë Evropa seriozisht. Ju them që mund të krijohen disa lëvizje dhe qëllimi është të përkthehen në parti politike. Sa më shpejt ta realizojmë, aq më shpejt ndodh përmbysja e këtij sistemi. Intelektualë mos qëndroni indiferentë, është momenti për të reaguar, bëni zgjedhjen tuaj”, tha qytetarja.
Një prej protestuesve në tubimin e sotëm para Kryeministrisë, i cili pretendon se është dhunuar nga efektivët e Policisë, tha se nuk është trembur dhe do të jetë çdo ditë në shesh.
“Unë jam nga ata të dhunuarit dhe nuk dua të hipi te kjo shkallë, sepse dua të jem i barabartë me të gjithë ju. Nëse unë jam dhunuar, jeni dhunuar edhe ju. Nëse jeni dhunuar ju, jam dhunuar edhe ju. Vetëm një fjalë kisha, nuk jam trembur, jam sërish këtu”, tha mes të tjerash protestuesi.
Protestuesi Niko Qarkaj (i dyshuar se vuan nga epilepsia), i cili ishte arrestuar për dhunën te Kuvendi në 2 korrik, ka folur sot në protestë pasi u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Qarkaj, teksa pretendoi se ishte dhunuar në Komisariatin e Policisë, tha se ishte i gatshëm të jepte edhe jetën, për largimin e Qeverisë.
Më tej, teksa tregoi se gjyshi i tij ishte varur në litar dhe babai i tij kishte kryer punë të detyruar në miniera gjatë regjimit komunist, Qarkaj paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të largohej ‘me të mirë’, pasi sipas tij, populli kishte edhe mënyra të tjera për ta larguar.
“Jam Niko Qarkaj. Kam lindur në qytetin e bukur të Pukës. Gjyshin tim ma kanë varur në litar në vitin 1947. Babain tim ma shfrytëzuan në miniera. Mua më pitë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruat që të hipë në gomone në moshën 15 vjeçare për të ikur në Londër. Ky që drejton këtë qeveri, është një diktator që nuk e ka njohur gjithë Europa. I them Edi Ramës, ‘çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh?’. Do gjak Edi Rama? Zoti Rama, nëse ti do jetë njeriu, unë do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh. Akoma nuk e besoj mbështetjen tuaj. Jeni të paparë. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë popull kaq guximtar sa këtë vit. Edi Rama, edhe një gjë tjetër, unë po shoh këtu rreth 12 mijë vetë. Nëse ti jep urdhër për arrestimin e 12 mijë vetëve, ku do i burgosësh? Te burgu jot në Surrel? I kërkoj gjithë popullit shqiptar, mos u dorëzoni, nëse dorëzoheni sot, çdo gjë ka marrë fund. Rama të lutem ik me dëshirë, se populli ka edhe mënyra të tjera për të të shporrur nga Shqipëria”, tha mes të tjerash Qarkaj.
Aktivisti Arbër Lleshi, i cili ishte një prej 19 të arrestuarve nga protesta e dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha sot nga foltorja, se është dhunuar nga efektivët rrugës për në komisariat. Ai tha se këta efektivë, janë vegla të pushtetit dhe se një kryeministër që i thotë popullit të tij ‘fuck you’ nuk meriton të shkelë në kryeministri.
“Dua t’ju tregoj dhe t’ju flas për ndjekjen politike që u është bërë 19 protestues para 4 ditësh te Kuvendi. Arrestimet siç i keni parë, ato arrestime të dhunshme, makabre që nuk janë të denja jo për një vend si i joni, as ër një ved diktatorial. Protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet brenda parlamentit mes PS dhe PD. Është për luftën politike që bën gjenerata e të ardhmes ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar mbi bashkë protestuesit tanë, është e paprecedentë. Un mund të deklaroj personalisht se jam dhunuar brenda automjetit të policisë nga Parlamenti deri te komisariati i policisë. Me këtë nuk dua të viktimizohem, se këtu sot me praninë tuaj ndihem më i ortë se kurrë bashkë me të gjithë bashkë aktivistët tanë. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, i përket kohës së komizmit. Një person me duart e prangosura mbrapa që goditet në fytyrë m30 herë me grushte nga një persona pa uniformë në prezencë të 2 efektivëve me uniformë në sendiljet e para, është torturë. Në komisariat, aktivistëve tanë nuk u është dhënë as ndihma mjekësore dhe është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon u thotë fuck you popullit të vet, nuk mund të shkelë më në kryeministri. Ata njerëz të policisë së shtetit që nuk përfaqësojnë shumicën, janë vetëm vegla të një kupole politike të tjetër që mundohet të përdorë policinë për qëllimet e zeza politike. Grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar të policisë, nuk mundet të mposhtin grushtin e revolucionit tuaj paqësor”, tha Arbër Lleshi.
Një qytetar, i cili jeton në Romë, i është bashkuar protestës. Nga foltorja ai tha se qeveria e Edi Ramës është tallur me pensionet që u ka ofruar pensionistëve në vend.
“Diaspora dhe emigrantët kemi qenë motori i ekonomisë shqiptare nga këtu e 36 vite. këta zotërinj që kanë marrë penge tallen me ekonominë tonë, se ne i kemi dhënë mundësinë që të tallen me prindërit tanë duke u dhënë pesnione nga 80 mijë lekë në muaj, ashtu do ua heqim atë privilegj. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë dhe u vlon gjaku. Janë të shitur. Këta kanë vetëm një vend që i pret, dhe ajo është qelia. Prandaj zotëria ka frikë të japë dorëheqjen se shkon direkt në burg dhe po kërkon mëshirë nëpër Evropë. Rama duhet t japësh dorëheqjen dhe të paguash për të që i ke bërë kombit shqiptar”, tha ai.
Një qytetare nga tubimi para Kryeministrisë, kishte një kërkesë ‘të veçantë’ për kryeministrin Edi Rama, të cilit i bëri thirrje që të mos i ulej më në gjunjë kryeministres italiane Giorgia Meloni.
“Mirëmbrëma atdhe, nga brenda kam një mllef. Zoti Edi Rama, mjaft iu ule Melonit në gjunjë si një bisht fshese e prishur. Por kërkoji falje popullit dhe populli do të falë. Por ti s’qenke njeri, paske qenë tamam i krimbur. Gjithë këto nëna, gjithë këta bijë nënash, janë të lodhur”, tha mes të tjerash protestuesja.
Albion Nikolli, një prej protestuesve të arrestuar pas protestës së dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha nga foltorja në bulevard se djemtë që u prangosën, nuk janë huliganë e as kundër shtetit e ligjit, por se janë kundër autokracisë. Ndër të tjera, Nikolli tha se policia nuk është kundër protestës e qytetarëve, por se janë mbështetës. Ai dhe njëherë theksoi se të arrestuarit janë dhunuar dhe nuk i është ofruar as ndihma mjekësore e nevojshme.
“Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme. Nuk dua të viktimizohem, por shokë të mi kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme. Nuk na është ofruar ndihma mjekësore. Dua të them se protestuesit, ata djem, nuk janë huliganë. Nuk janë kundër ligjit e rendit kushtetues; janë kundër autokracisë. Janë për demokracinë, për shtetin ligjor, për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike.
Ata duan që Shqipëria të mos jetë e kapur nga mafia, të mos u shitet oligarkëve vendas. Nuk janë heronj. Ju jeni heronj që keni ardhur çdo ditë në protestë. Faleminderit që erdhët të na mbështesni. Na keni dhënë një energji të jashtëzakonshme. Heronj janë ata që protestojnë, ata që qëndrojnë për të drejtat në përditshmëri. Policët, edhe pasi na kanë shoqëruar, janë me ne, por janë të shtypur nga ky sistem. Nuk u paguhen orët shtesë. Ky është mesazhi im”, tha Albion Nikolli.
Një grua gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzoi për vrasjet e vitit 1997.
“Jemi rritur me diktatura të ashpra, jemi rritur në kohën e Sali Berishës, që vrau miliona bijë nënash. Nënat janë veshur me shami të zeza. Mos harroni vëllezër, Saliu hapi depot, duke shitur armët, duke futur përçarjen mes nesh, duke na vrarë djemtë e nënave dhe duke hedhur baltë mbi ne. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha një protestuese.
Komente











te rritet pragu e ka ne dore rama dhe berisha tu nxjerrin bojen organizatoreve
PërgjigjuSi perfundimisht, keta nuk ia vlejne. Nuk kane treguar se mund te bejne ndonje gje me mire se kjo klasa politike qe kemi deri me sot.
PërgjigjuKjo po behet qesharake dhe e bezdishme .
PërgjigjuKta të diasporës nuk janë mirë nga trutë, më duket. Njerëz qyqarë...
PërgjigjuEshte absurde te mendosh se sa eshte IQ e ketyre demostratoreve dhe me shume e atyre qe marrin fjalen. A e njohin ata me te vertete se Shqiperia ishte vendi me i varfer i Europes? Po nuk bejne te njejten gje miliona polake ne Angli,Gjermani e gjetke? Po rumune,bullgare,Italian,Hungareze,Cek…e shume e shume te tjere nuk bejne te njejten gje? Dhe ta mendosh qe jane shtete me te pasur e perparuar se Shqiperia. Nuk e kupton ai qe lindja ka per te qene gjithmone ushqim per perendimin me krahe pune? Sepse jane me te perparuara,me te pasura dhe kane konolizuar boten ne kohe te ndryshme. Nga vine keta dhe ckane mesuar a kuptuar neper shkolla. Do zhvillim? Prano investime te huaja. Absurde…shume absurde.
PërgjigjuOre tradhetar i qelbet. Jep fakte qe jane te sposorizuar nga qeveria o legen. Se keni dale aty te protestoni kunder genjeshtrave te pushtetit,jo te perhapni genjeshtrat tuaja.
PërgjigjuMaskat e tregojnë o pordhkast me era helm, dashke fakte ti, yyyt këllirë droge
Jo ore nuk jane as tuajte dhe as qeverise por ka ardhe nga qeilli,njerez pa dinjitet shkoni pononi e lerini njerzit te qete se mjafte i keni shqetesu kryqytetasit me rremuajat tuaja, shko i e beni zhurmen ne shtepite tuaja sepse doni ta ktheni vendin ne epoken e gurit
PërgjigjuE kuptoni qe me cfar njerezish kemi te bejme ne priteste.I quahturi Arben Kola del me teirine qe maskat i ka vene qeveria.Mire mer njeri i pa cipe kur je fajte pse nuk ben padi ne SPAK kunder qeverise.Turp we ti rrine ne ate shesh
PërgjigjuFix, metoda e Saliut, qe akuzoi per çadra-pistoletë. Te njejtat metoda.