Pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu, në krye të gjykatës së Elbasanit një grua

Pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu, në krye të gjykatës së Elbasanit një grua

Enkeleda Kapedani

Pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu, sot është zgjedhur në krye të kësaj gjykate, Enkeleda Kapedani.

Zgjedhja e Kapedanit nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të vetë gjykatës së Elbasanit

Në garë për postin e kryetarit të gjykatës garonin, gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.

Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani, që ka mundur të marrë më shumë vota se dy koleget e saj. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.
Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit