Pas fitores në Himarë, Rama relaksohet si turist me pushime në fshatin Vuno! Këmbëzbathur dhe me pantallona të shkurtra

Pas fitores në Himarë, Rama relaksohet si turist me pushime në fshatin Vuno! Këmbëzbathur dhe me pantallona të shkurtra

Kryeministri Edi Rama, gjatë pushimeve në Vuno

Fitorja e Bashkisë së Himarës, e radhës për socialistët, i ka dhënë qetësinë edhe liderëve të partisë, e në veçanti kryeministrit Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë së bashku me familjen. Kryeministri u pa mbrëmë në fshatin Vuno, vendlindja e nënës së tij, duke ecur i zbathur në kalldrëm e pantallona të shkurtra (veshje verore) dhe më pas ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.

Prezenca e kryeministrit me paraqitjen e tij modeste, shkaktoi habi te qytetarët, të cilët janë ndjerë të surprizuar.

Kjo shfaqje e tij modeste ka qenë një rast për qytetarët që të shohin një anë tjetër të shefit të qeverisë, larg kostumeve formale dhe rutinës politike të përditshme me tensione dhe akuza.

Kryeministri Edi Rama gjatë pushimeve

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Po dërgonte një person në spital, makina përplaset me furgonin pasi hyri me semafor të kuq

Durrës/ Po dërgonte një person në spital, makina përplaset me furgonin pasi hyri me semafor të kuq