Pas fitores së parë të Alibeajt në gjykatë, Çim Peka sulmon Yuri Kim: Mos harro ç’i ndodhi kolegut tënd

Pas fitores së parë të Alibeajt në gjykatë, Çim Peka sulmon Yuri Kim: Mos harro ç’i ndodhi kolegut tënd

Çim Peka dhe Ilir Meta

Pasi gjykata rihapi çështjen për kontrollin e Partisë Demokratike, gazetari Çim Peka nuk ka nguruar të sulmojë ambasadoren Yuri Kim, të cilën e cilëson si 'shantazhuese dhe minuese të demokracisë'. Revolta e Çim Pekës vjen pas përplasjeve të Sali Berishës me ambasadoren amerikane, e cila iu përgjigj akuzave të ish kryeministrit duke i përmendur sërish se është i shpallur 'non grata' nga SHBA. 

Peka kujton rastin e një ish-ambasadori të SHBA në Tiranë që sipas tij shpëtoi nga arrestimi prej FBI si i korruptuar pasi kryeministri i asaj kohe nuk pranoi të dëshmonte kundër tij.

Në shkrimin e tij, gazetari Peka pretendon se gjykata mori vendim pro Alibeajt për të rihapur çështjen sepse Kim është takuar me ish kreun e ‘G99’ që do të bëjë vettingun e gjyqtares Blerina Muça. Ishte pikërisht gjyqtarja Muça që vendosi në Dhomë Këshillimi se PD  përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. 

Ndër të tjera, i bën të qartë se nuk ka aspak frikë nga shantazhet ashtu si gazetarët e tjerë, për të cilët pretendon se marrin këshilla nga Yuri Kim dhe kanë frikë ta akuzojnë për investimin pa tender ndërkombëtar të Skavicës. 

“Për Yurin, minuesen e demokracisë!

E nderuar zonjë!

-Jo të gjithë gazetarët kanë probleme me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe ju mund ti shantazhoni.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë prej jush se kanë përvetësuar prona edhe në mënyrë të dyshimtë dhe ju prapë mund ti shantazhoni.

-Jo të gjithë gazetarët pranojnë orientime nga ju se kush duhet të ftohet në studio e kush jo.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë nga ju dhe pranojnë “këshillimet” për temat e debateve në studio.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frike tu pyesin dhe pse jo tu akuzojnë se pse po i bëni marketingun një investimi mbi një miliardë dollarë pa tender ndërkombëtar, por me procedure të mbyllur siç është rasti i “Skavicës” nga ju.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju dje keni takuar ish kreun e “G99”, pasi njeriu që ka në dorë vetingun e gjyqtares që mori vendim “Pro” Alibeajt në shkelje të ligjit, është një ish kandidat për deputet i “G99” në vitin 2009.

– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju nuk po e inkurajoni drejtësinë, por po e shantazhoni nëpërmjet politikanëve të mazhorancës që e kontrollojnë atë.

-Së fundi, jo të gjithë gazetarët kanë frikë të të kujtojnë se një ambasador amerikan në Shqipëri, që “fliste në emër të Presidentit” amerikan, shpëtoi nga arrestimi prej FBI si i korruptuar, vetëm se kryeministri i vitit 2000 nuk pranoi të dëshmonte kundër tij.

PS: Në mos e korruptuar, së paku ju jeni një shantazhuese e drejtësisë dhe minuese e demokracisë”, shkruan Çim Peka.

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD, përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Ndërkohë, po një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha vijoi akuzën ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim se ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statuti të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha shprehej se Kim me deklaratën e saj të fundit pranoi ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se ka pasur ndihmë edhe nga qeveritarë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Berisha i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka kërkuar pikërisht këtij të fundit të mos lejojë ambasadoren të ndërhyjë në çështje të drejtësisë në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 24/04/2022 08:03

    Nuk ka si te kete frike Qim Peka kur dreqtesia e Likes dhe Saliut nuk e denoi per vrasjen e vajzes se ish ambasadorit tone itali. Asnje gazete dhe gazetar nuk guxon t'ja permend ate krim makaber qe Qimi dhe i vellai Avenir e quajten aksident. E prene ne bese keta keta kerma Hasjane Lleshin se i hynin ne shtepi dhe i " qendisnin" vajzen. Kjo nuk eshte " pena" e Qimit por eshte " pena" e Likes dhe Munikes. Qimi ka te drejte mos kete frike sepse Non Grata Amerikane ketu eshte kthyer ne barcalete. SPAK nuk vepron ndaj Saliut, Shkelzenit, Likes dhe Mones se nuk ka kellqe. Rama mban prane djalin e Qifes, Gjush akulloren dhe Tom Doshin. SPAK dhd Arben Kraja mburren me grafike me ngjyra si ish ministri sot ne burg Saimir Tahiri. E denon per shperdorim detyre dhe nuk i sekuestron asgje. Perse te kete frike Qimi? Fare mos kete frike. Te verteten " per aksidentin" askush nuk guxon t'ja thote, Non Gratat hedhin valle, askush nuk heton per parate e Syri Tv se nga vijne. As Fahri Balliu qe eshte " babai" i Qimit nuk guxin kaq shume. Qimi guxon.

    Përgjigju
  • dulja: 24/04/2022 04:44

    ja ky eshte presidenti yne qe sa vjen e po behet me lolo po i djege toke nen kembe te gjitheve miqeve te saliut ee po dere kete rradhe s'ka me

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2022 01:35

    Ja dhe Cimka e nxorri perseri koken! Cimke sa <<gjak>> ke pire nga Sala qe dole nga postiqja ku je fshehur? Cimke, ki kujdes,se mos pefundon si Ylli Ndroqi.Mos harro t'i thuash padronit tend,Berishes te kete kujdes dhe ai, se mos peson fatin e ish-presidentin te Hondurasit,Juan Orlando Hernandes qe e ekstraduan para disa ditesh ne U.S.

    Përgjigju
  • Qemali: 23/04/2022 13:43

    O Qim Pyka ti je nje cope dhijari partiak qe shet nenen,motren gruan,per interesa ekonomike, te pakten mos e quaj veten gazetar,ti je nje monster si ai qe ke ne krahe.

    Përgjigju
  • TEMO: 23/04/2022 12:44

    Militanti b..lëpirës i Sb Qimi Pekajve sulmon Ambasadoren e SHBA me urdhër të Sb pasi Ky e heq nga puna si shpifs në TV-Syri i ZENIT të Gërdecit.Ky TV është kthyer në KOBURE në dorën e Sb dhe Im me analist b..lëpirës të të dyve..! -Sb me militantët e armatosur kërkon destabilizimin e vëndit në interes të agjenturave të huaja Sërbe+Ruse+Greke+Kineze+Indiane+Japoneze..etj,të cilat kan financuar mbi 80 TV dhe 800 portale në Shqipëri,sipas deklaratës së FIDERHAUS Nd/Kombëtar. -Sb i mban syt nga LINDJA pro PUTIN për të shpëtuar pasurinë nga korrupsioni madh 30 vjeçar..!

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 23/04/2022 12:44

    O Cim o Qim nuk hahesh dot me Yuri Kim. Amerika spo pjerdh per Rusine te paca mendjen o Cim.

    Përgjigju
  • Sifi: 23/04/2022 12:10

    O Qim nga qet e tuj thote nje fjale e urte .Zonja Kim nuk perfaqson veten e saj personalisht por presidentin e USA zotin Xhon Baiden.Nuk e kupron ti dhe disa te there qe rroni duke u lepir, se per sigurine kombetare anerikanet te bejne ate qe nuk e imagjinon duke ifenduar perfaqesuesen e shtetit te tyre

    Përgjigju
  • era: 23/04/2022 11:57

    Po ju qe lehni per kete qe po bene kjo Yuri Kim, a nuk e kuptoni apo nuk doni ta kuptoni qe kjo po mbush cepat nga Edi Rama dhe do te hike shum shpejt dhe me keto lek qe ka marre ne shqiperi ajo do te jetoje si ne perrralla per 100vite.

    Përgjigju
    • Sinani: 23/04/2022 13:45

      Tek byrektorja e shqupit i ke degjuar keto idiotesira or taj..dru me preeeee

  • F-22 Raptor: 23/04/2022 11:09

    Medemek SHBA shantazhoka qiftin e Cim pordhes! Po kush te ka ne list ty ore idiot i mjere! Misioni yt eshte shperndarja e gazrave te Likes e Doktorit nepermjet tv "non grata", por qe ju ngelen ne studio e vet'helmoheni me to!

    Përgjigju
    • Andrew: 23/04/2022 12:05

      Qim maloku servil dhe injorant! Berisha ashtu si Llalla po i paguajne krimet qe kane bere!

  • Gazheli xhepist: 23/04/2022 10:58

    Mos harro i o milet se dihet se berisha eshte mbaruar me Americanet por mos harroni gjithashtu se nese djali qifit ahmetaj lali eri gjiknuri spiropali etj etj nuk e rruajne per usa dhe yurin pse do e rruaj berisha????? Ose jane te gjithe hajduta ose te gjithe te pafajshem. Mos harro i se askush nuk vjedh pa lejen e ramsit as yuri.

    Përgjigju
  • Mato Labi: 23/04/2022 10:23

    O Cim o Qim mos u ha me Yuri Kim Amerika spo pyet per Rusine dhe as do tja dije se ka Cim

    Përgjigju
  • desara: 23/04/2022 10:12

    Like Floriri me tv.e tije anti Amerikane.

    Përgjigju
  • Vladimir: 23/04/2022 10:08

    Basha nuk la shume gjera mbas vetes per ta kujtuar, por na la nje epitet shume domethenes per "çimpeksat" qe i shkojne mbas nje vrasesi super te korruptuar, "Llumi i Saliut". Çdo koment tjeter eshte i kote.

    Përgjigju
    • Andrew: 23/04/2022 11:51

      Tek ky injorant ndahet maloku nga qytetari! Shiko kete Qimin por edhe Shkullakun,mos harroni Mulin dhe Albanen per te kuptuar kotesine intelektuale te ketyre berishisteve! Cfare i lidh keta me Saliun qe vetesakrifikohen per te?! Urrejtja prej fshatri! Shikoni Saliun,ka ne shpirt nje zemerim nje urrejtje qe rrezik do te shpertheje bashke me te! Prejardhja ka te beje ne edukimin e njeriut!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar