Pas FRPD-së, edhe grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës: Është anti-statutor, ka bërë pakt me Ramën për përfitime personale

Pas FRPD-së, edhe grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës: Është anti-statutor, ka bërë pakt me Ramën për përfitime personale

Grupi për PD

Pas FRPD-së edhe grupi ‘Për PD’ ka dalë hapur në mbështetje të ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha, i cili tashmë ka njoftuar se do të zhvillojë një referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha.

Grupi ‘Për PD’ thotë se vendimi i kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017. Sipas tyre Basha duhet të japë dorëheqjen nga pozitat e Kryetarit në detyrë, në mënyrë që kjo parti të reformohet me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti, thotë më tej grupi 'Për PD'. Basha thuhet në njoftim është përgjegjës për humbjen ne zgjedhje dhe ka bërë pakt me Ramën për përfitimi personale.

‘Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.’- thotë grupi ‘Për PD’.

Ish-kryetari i PD Sali Berisha, ka nisur tashmë lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD, që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij. Berisha do të zbresë në terren dhe do të nisë takimet me anëtarët e PD-së në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin individual të Lulzim Bashës dhe më pas do të shkojë në Shkodër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 16/09/2021 14:39

    Keto, nuk ke ku ti kapesh.Nga Sala,Luli,Grupi Pd,FRPD, e lesh me qime.Te gjithe mashtruesa dhe idiote.

    Përgjigju
  • populli: 16/09/2021 14:39

    o jaro paske bo gjasme gjer tashi eee ca legeni je ti dhe naften e vidhje kur mbushje makinat…

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 16/09/2021 13:50

    Me duket se dicka nuk shkon edhe me keta. Nuk ngurojn te sulmojn qendrimin pro-amerikan te Bashes, por nuk u'a bente zemra te shpreheshin shume kunder Berishes kur permendej doktorri ne intervista dhe fjalime gjate fushates per kryetar te PD-se. Nuk merret vesh nese ishin alternativ fallco, apo alternativ pro-Berishiane... Asnje antar apo ish-antar i PD-se qe nuk ka guxuar te perplaset fort me Berishen nuk mund te konsiderohet alternativ e besueshme per udheheqjen e ardhshme te se djathtes shqiptare. Politikan si Bamir Topi dhe Spartak Ngjela kane besueshmeri te vertetuar ne kete aspekt, dhe duhet te zene vendin qe meritojn ne spektrin e djathte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë