TIRANË- Ngjarja tragjike në Durrës ku 2 të mitur u përplasën për vdekje nga një shofer i dehur që qarkullonte me shpejtësi ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit për të marrë masa shtesë me qëllim parandalimin e aksidenteve. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu lajmëroi masa shtesë kundër aksidenteve, duke theksuar se të gjitha strukturat e Policisë Rrugore janë pajisur me dronë, kamera, aparate fotografike, aparate alkooltestues dhe drogëtestues, si edhe 22 mjete shpejtësimatëse.

“Shërbimet e Policisë në rrugët interurbane, në zbatim të telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm, për të mos ndaluar pa shkak, automjetet në rrugët interurbane, pra në akset rrugore nacionale, do të vijojnë monitorimin e qarkullimit nëpërmjet pajisjeve logjistike dhe patrullave të lëvizshme dhe shkeljet e konstatuara nga mjetet logjistike do të verbalizohen në masa administrative, të cilat do të pasqyrohen në kohë reale në e-Albania”, tha ai.

Policia ka marrë rreth 330 mijë masa ndëshkuese në 4 muajt e parë të vitit, megjithatë situatra në trrugë nuk duket të ketë pasur ndonjë përmirësim të dukshëm.

“Përsëri sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese. Patrullat do ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje arrogante, parakalime, shpejtësi e manovra”, tha Ziu. 

Shifrat e publikuara nga zyrtari i lartë i Policisë flasin për shoferë që janë shkaktarët kryesorë të ngjarjeve fatale, me shpejtësi deri në 3-fish mbi normat, në gjendje të dehur e pa patentë.

“Sipas statistikave, dallohet qartë se numri më i lartë i aksidenteve me pasojë ka si shkak shpejtësinë dhe më pas vjen sjellja e këmbësorëve, 33% e viktimave janë këmbësorë, drejtues motomjetesh dhe biçikletash. Përgjatë këtij 4-mujori janë arrestuar 1009 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. 82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varojnë nga 20 km/orë mbi normën e lejuar deri në trefish të normës së lejuar”, tha ai. 

Për drejtorin Dhimtraq Ziu, problem mbeten sjelljet e rrezikshme në rrugë, ndaj patrullat e policisë, do të jenë në ndjekje të tyre.

“Pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë, përsëri sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese. Patrullat do ndërhyjnë kur konstatojnë shjellje arrogantë, parakalime, shpejtësi e manovra”, theksoi zyrari i Policisë. 

Ziu sqaroi edhe urdhrin e kryepolicit Skënder Hita për të mos ndaluar pa shkak mjetet në akset nacionale, duke thënë se monitorimi vijon përmes teknologjisë. Ai theksoi se në momentin kur evidentohen sjellje agresive të drejtuesve, policia do të veprojë në zbatim të Kodit Rrugor dhe  çdo sjellje agresive në rrugë do të ndëshkohet maksimalisht.

“Në akset rrugore nacionale, Patrullat e Policisë Rrugore të monitorojnë qarkullimin dhe të evidentojnë kundërvajtësit rrugorë nëpërmjet pajisjeve teknologjike. Punonjësit e Policisë, kur evidentojnë dhe dokumentojnë me mjete logjistike, sjellje agresive të drejtuesve të automjeteve, do të veprojnë në zbatim të Kodit Rrugor”, sqaroi ai.

Po ashtu, 815 drejtues automjetesh nuk kanë asnjë pikë në lejen e drejtimit dhe do t’i nënshtrohen testimit nga e para. 

GJOBAT E VENDOSURA NGA POLICIA NË 4-MUJORIN E PARË TË VITIT
82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara
27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara,
60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse
160 000 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara

 

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?