Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’: Duhet të mbrojmë fëmijët tanë

Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’: Duhet të mbrojmë fëmijët tanë

Në foto, një baner i platforma 'Roblox'

Teksa presidenti i rizgjedhur venezuelian dhe i kontestuar Nicolas Maduro ka marrë masa duke bllokuar rrjetin social X për dhjetë ditë, Turqia duket se i është bashkuar me një tjetër nismë shtrënguese kibernetike.

Pasi ka mbyllur më herët Instagramin, Turqia njoftoi se ka bllokuar edhe aksesin në platformën e lojërave online Roblox, me motivin se “përmbajtja e saj është e papërshtatshme dhe mund të çojë në abuzimin e fëmijëve në vend”.

“Vendi ynë është i detyruar të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve tanë. Përdorimi i teknologjisë në mënyrë negative nuk është kurrë i pranueshëm”, tha ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunç.

Zyra e Kryeprokurorit Publik në qytetin e Adanas nisi një hetim për Roblox, i cili përfundimisht çoi në kufizime mbarëkombëtare, raporton Reuters.

Një zëdhënës i platformës së penalizuar, që posedon lojëra video të krijuara nga përdorues të tjerë, tha se do të bashkëpunonte me autoritetet lokale turke dhe shpresonte se problemi do të zgjidhej së shpejti.

Ndalimi vjen pesë ditë pasi Turqia vendosi të bllokojë edhe rrjetin social Instagram, i cili përdoret nga 57.1 milionë njerëz në vend, një shifër shumë e lartë kjo (Turqia njihet si vend me 80 mln banorë).

Sipas portalit Turkiye Today, autoritetet në Ankara dyshohet se ishin të pakënaqura me faktin se Instagrami kufizoi postimet në lidhje me liderin e vrarë të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh. Ky kufizim shkaktoi pakënaqësi në Turqi, pasi ky ndalim u cilësua si censurë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë