Kompania farmaceutike e Pfizer, ka përgatitur një pilulë e cila do të trajtojë COVID-19, duke ulur kështu rrezikun e shtrimit në spital, ose të humbjeve të jetëve me 89%.
Kjo është pilula e dytë pas Merck, e cila vjen për të “luftuar” koronavirusin, i cili në3se aprovohet nga rregullatorët ka gjasa që të ndryshojë “lojën” dhe situatën epidemiologjike në botë.

CEO i Pfizer, Albert Bourla është shprehur në media se kompania po planifikon të dorëzojë të dhënat e pilulës në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, brenda kësaj dite.
“Unë mendoj se ky ilaç do të ndryshojë gjithçka! Ne do të shpejtojmë përmes saj jetën e miliona njerëzve”, tha ai, ndërsa shtoi se për momentin janë prodhuar 500 milionë pilula.
Bourla tha se efikasiteti dhe efektshmëria e kësaj pilule, ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.
Çfarë është pilula e Pfizer?
Pilula e Pfizer-it, e njohur shkencërisht si PF-07321332, është pjesë e një klase ilaçesh të quajtura frenues të proteazës dhe funksionon duke frenuar një enzimë që virusi ka nevojë për t’u riprodhuar në qelizat njerëzore. Frenuesit e proteazës përdoren për të trajtuar patogjenë të tjerë viralë si HIV dhe hepatitin C.
Pilula anti-COVID-19 Merck, u miratua nga rregullatori britanik i barnave, ditën e djeshme ndërsa ka nisur të shitet, si një trajtim i fortë kundër virusit.
Ndërsa deri pak ditësh e vetmja armë që kishin kundër COVID-19 ishin vaksinat, sot bëhemi edhe më të “fortë” përmes pilulave.

