Pas Metës edhe Murrizi i rrëzon Bashës 85%-in: Ta ka thënë edhe Berisha, nuk bëhesh dot lider

Deputeti i opozitës parlamentare, në radhët e Partisë Demokratike, Mylsim Murrizi vijon kritikat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. Ashtu si presidenti Ilir Meta edhe Murrizi i rrëzon Bashës shifrën 85% të cilën ai pretendon se e arriti pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Murrizi përgënjeshtron takimet e Bashës me strukturat në rrethe duke thënë se poston nga pushimet videot e xhiruara 7 ditë më parë.

Sipas Murrizit egoja politike për lidershipin e partisë la jashtë të gjithë figurat kryesore të saj duke i kujtuar Bashës kushtin e Sali Berishës se për t'u bërë lider duhet të fitojë zgjedhjet. Deputeti ironizon edhe protestat e opozitës duke thënë se ato bëheshin silencioze sa herë kritikoheshin nga ndërkombëtarët.

1565260424_bashaaa.jpg

Deklarata e plotë e Murrizit

Boll u talle me demokratet z basha

Mos i mashtro më,duke i mbajtur me shprese si laraska me “hallatet”e demit.

Foli hapur dhe troç ,se halli yt dhe i tufës që të rrethon ne verbërinë e servilizmit pragmatist për një kocke pushteti, nuk është i njëjtë KURRE me hallin e qytetarëve OPIZITARE te Shqipërisë.

Shqiptaret vuajnë mjerimin e keq qeverisjes, arrogancen e qeverise, presionin e pushtetit, Ti tallesh me demokratet duke ju thënë se ke fituar 85 perqind.

I trajton demokratët si figurantë ne “ filmat” tuaj te tipit hollejvudian, duke i xhiruar para 7 ditësh dhe i shfaq me radhe që t'i shohësh nga plazhet e Europës.

Ke 7 ditë qe ke qene ne takim tek lokali i Prof Malit ne Divjake, dhe e shfaq dje si film, per te treguar se po ben namin me takime edhe ne sezon pushimesh.

Fakti qe disa “ lider” të opozitës së bashkuar kërkojnë të regjistrohen për zgjedhjet lokale imagjinare te datës 13 tetor, pa ndryshuar asgjë nga ajo çfarë nga data 19 shkurt mashtruat demokratët, tregon më së miri se mos futja në zgjedhje me datë 30 qershor, nuk paska qenë për arsye politike, por për arsye klimaterike.

A mund të thuash çfarë ka ndryshuar nga muaji maj që nuk u rregjistruat si grup çunash “ cuba” që një jave bënit protestë gangosh dhe një javë protestë silencioze langosh???

Përveç temperaturës së mjedisit, unë nuk shoh asgjë.

Pra “ cubat” që të kane mbajtur anën( mediu, duka dhe mona) paskan patur problem vapën për fushatë, jo Ramën!

Z Basha!                 

Se pari dua të të kujtoj që nuk je pronar i opozitës e as padrino i PD dhe i DEMOKRATËVE, por kryetari i 6 në radhë i Partisë Demokratike prej datës 12 dhjetor 1990.

U zgjodhe kryetar ne korrik 2013 pasi PD ,falë arrogancës dhe hajdutëllikut të atyre 316 vetave që ke emëruar në këshillin kombëtar dhe 30 të tjereve që mender i quan anëtare kryesie, e rreth 500 individëve anonimë qe erdhen nga g... i semes pa asnjë kontribut ne 15 vite PD, u ndëshkua me 1 milion vota kundra, falë edhe prerjes në besë nga aleanca e qelbësirave të gjirit te lalzit siç me të drejte i cilësoi ne atë kohe Berisha.

Hezitove 1 vit rresht (deri ne qershor-korrik 2014)per të bërë zgjedhjet në degët e PD sepse ishe i dyzuar që të vazhdoje variantin e zgjedhjeve më të preferuar, apo të bëje zgjedhje me garë.

E më shume sforco ndoshta për herë të parë mbas 24 vitesh në PD u zgjodhën kryetarët e degëve me garë me të gjithë kandidatët qe dëshironin.

Për dy vite ishin kryetaret me te perkushtuar, me te votuarit dhe më me integritet pothuajse ne mbi 95 perqind te degeve te PD.

Por tufa e çakejve qe te rrethonte por dhe inferioriteti yt i ardhjes pa kontribut ne krye te PD, beri ,qe dallimi mes nje grushti spurdhjakesh qe donin terren për lider dhe i KRYETAREVE me kontribute nga dhjetori 90 ne PD, te sillte shkatërrimin e pare dhe jo te vogël te degëve te PD-s.

Pas zgjedhjeve lokale te vitit 2015, ku te gjitha kandidaturat i vendose Ti, fillove te prishesh deget duke shkarkuar kryetaret që për here te pare ishin zgjedhur me VOTE.

Bere partine sipas ndarjes se 61 bashkive te rames

Fillove te presësh degen ku ishe ulur vete ,duke menduar qe dega do bjeri, ndersa ti do rrish ne ajer sepse ajer komplet ke ardhur në krye te PD.

Fillove te mashtrosh DEMOKRATET me reformën ne drejtësi nga viti 2014-2016,duke bere njeher faktorin e njëherë kundërshtuesin.

Pastaj ne korrik 2016 pasi jua futi dy këmbët në një këpucë AMERIKA , u beri synet nga gjuha votuat si lepuj 140 me zero.

Nuk motivuat, nuk lejuat dhe nuk i bete ftese asnje juristi apo juristeje anti rama apo anti qeveri qe te aplikonte ne organet e reja te drejtesise qe miratuat nga halli.

A mund tu thuash demokrateve PSE????

Dhe sot ben derr derr qe reforma eshte e kapur.

Trego te drejten, eshte e kapur apo eshte e falur????

Trupen prej 27 antaresh te organeve te vetingut ( KPK,KPA, dhe komisionere publik) i ka votuar edhe PD me date 17 qershor 2017 dite e shtune ne seance te jashtezakoneshme te thirrur nga meta si kryetar kuvendi me 100 vota pro, 2 vota kunder dhe 5 abstenime.

194 aplikant qe kerkuan te jene ne kete trupe jane skualifikuar me konsensus PS-PD nga komisioni.

E pse hani m... sot duke share????

Fale reformen teritoriale ne vitin 2014 dhe neper takime premtoje qe do ta prishim dhe nuk e njohim.

Me thuaj prej vitit 2015 a ke folur nje fjale me per 61 bashkite elektorale te PS????

A ke bere prej 18 muajsh ne kuvend nje kerkese te vetme per ndryshim???

Ta kam kerkuar disa here ne grup por ke heshtur se nuk ke dashur.

Krijuam komisionin e reformes zgjedhore qysh ne shtator 2017, dhe kurre nuk mor vesh çfare po behej.

A e di pse???

Sepse ti njelloj si Rama nuk e do ndryshimin e sistemit zgjedhor, se ke frike si dreqi voten e QYTETAREVE.

Kur une dhe disa kolege deputet kerkonim diskutim per sistemin, ti dhe spurdhjaket kopil te reformes ,zverdheshit sikur ju kapte apendesiti.

Po per çfar varianti Anglez ben derr derr se do besh mes demokrateve???

Braktise kuvendin qysh ne korrik 2018 dhe fillove ta 
“zëvendësosh” me konferenca shtypi bajate ku nuk le qeflije nga Nikla pa shpallur si kauze kombetare, duke nxjerrë 3-5 here ne dite te njejtat fytyra qe nuk i besonte njeri ne familje, per tu fituar besimin qytetareve.

Pastaj nuk e di çfar ndodhi qe me date 23 dhjetor 2018, pikerisht diten e fundit qe na digjeshin mandatet vete, u futem ne kuvend per te rregjistruar rrogen, sepse studendet ishin ne greve prej afro 1 muaji por nuk na pranonin, sepse na shihnin njelloj pis dhe njelloj hipokrit ndaj halleve te tyre.

Na kishin studiuar mire qe halli ishte ardhja ne pushtet, pra te iki nje tufe hajdutesh se u ngop, dhe te vij tufa tjeter qe ka 6 vjet qe pertypet.

Pastaj si rrufe ne qiell te hapur pas pushimeve dimerore vjen vendimi 
“ bombe” per djegien e mandateve, qe ne fakt para 1 muaji ishin te djegura por fale “ zjarrefikeseve” qe te rrethojne ,shpetuan.

Pastaj 10 here radhazi mashtroje per rrezimin e Rames çdo te shtune, dhe beje nxemje te ejten me 500-600 veta para parlamentit.

Kaloi 16 shkurti, 16 marsi, 13 prilli, 11 maj, 8 qershori, 15 qershori me kapsolle e molotov dhe 23 qershori i protestes “ silencioze moderne”, dhe rama nuk ra as nga krevati jo nga pushteti.

PSE????

Pastaj gjate kesaj periudhe krijove nje “ qeveri”kombetare intelektualo-tranzitore tek hotel Tirana dhe more disa vendime te “ medha” per kombin, por nuk po i sheh njeri se kur do hyjne ne fuqi, dhe se ku i kane zyrat keta mender ministra???

Pastaj krijove aleancen qytetare qe nuk do te lejonin “KURRE” te beheshin zgjedhjet e 30 qershorit, duke u tallur kur deklarove tre opsione qe kundershtonin njeri tjetrin si: nuk do te lejojme, nuk do te pranojme dhe nuk do te njohim kurre zgjedhjet e 30 qershorit!!!

Pastaj dole te shtunen vone, me date 29 qershor duke thyer edhe heshtjen zgjedhore dhe deklarove qe nuk do bejme “ lufte” neser, por nuk i njohim zgjedhjet

Pastaj thire kryetaret e bashkive ne detyre dhe deklarove qe nuk do i leshojme zyrat.

Ne fakt ajo qe po shohim eshte krejt ndryshe.

Siç duket ju paske thene te 
“ vjedhin” çelesat e zyrave

Pastaj u mblodhen disa militante te PD Devoll dhe Kavaje qe ishin ne pune ne bashki dhe bene sikur protestuan, sepse Ti nuk ishe aty dhe i le ne balte si çdo here tjeter.

Pastaj pazari doli sheshit kur Ti ,por edhe ata qe japin “ lajmet” ne pd si Tefta Radi dikur ne TVSH , nuk folet asnje fjale per 45 bashki te tjera perfshi edhe Tiranen qe nuk njihni zgjedhjet e 30 qershorit, por vetem per keto 15 qe PD i kishte prej vitit 2015.

Po nqs eshte keshtu qe Ti dhe tufa qe te rrethon nuk njeh vetem 15 bashki nga 61, fol me ramen prap se ka shume mundesi ti lë prap ato!!!

Pastaj kulmi i nashtrimit, talljes, dhe i degjenerimit te militanteve opozitare, ishte mitingu super “ silencioz” i dates 8 korrik, ku shpalle fitoren plebishitare me te thelle se 22 marsi 1992, me 85 perqin!!!!!!!

Po meqenese paske fituar Ti mbi 85 perqind me date 30 qershor( se demokratet jo qe nuk kane fituar por mbi 13 mij hallexhinj do dalin ne rruge brenda muajit shtator)
atehere per çfare vjen verdalle si P.... neper breke duke bere “ xhirime” qe shfaqen neper tv si telenovela e EZELIT????

Që lajmi te humbi nga lajmi, menjehere pasi fale 61 bashki rames, deklarove se pd nuk ka pushim por do vazhdojme proçesin e organizimit dhe protesta.

Po per çfare mund te protestoje nje “ fitues” plebishitare me 85%????

Pastaj caktove 24 “ “kordinatore” gushtarak per te “ ndezur” dhe “ gjalleruar” situaten.

Po edhe 24 veta nuk i gjen dot nga familje te ndryshme???

Ne Korçe 2 cakton Endrin, ne Vlore 2 kusheririn e pare te Endrit, Ilirin.

Ne Durres 1 Gentin, ne Vloren 1 kusheririn e pare te Gentit ,Ervinin.

Ne Shkoder 1 cakton Gaze Bardhin, ne Lushnje, Divjake, Rroskovec cakton shoferin e Gaze Bardhit.

Po pse o Lul Basha, nuk ka demokrat te tjere qe cakton nga 2 per shtepi????

Po ne Lushnje dhe Divjake qe ke caktuar shoferin e Gaze Bardhit, te duken DEMOKRAT te dores se trete???

Ehhh mor mik

Pyet se e kane provuar te tjere para teje se çfare jane MYZEQARET dhe si ta kthejne reston kur mundohesh ti tallesh dhe perçmosh.

Pyeti pyeti se i ke aty afer ata qe e kane provuar rrevolten e qytetareve te rrethit Lushnje.

Nese e ke bere per mua, shpejt do ta kesh mundesine ta provosh se sa mund te me çvleresosh kontributin tim, ndershmerine time mbeshtetjen qe kam aty dhe se sa vlej politikisht

Sepse nuk jam hajdut tenderash, gjobvenes bashkie dhe nuk i kam futur kurre doren ne xhep askujt prej 29 vitesh.

Demokrate apo opozitare Lushnjare ,nuk jane vetem nje grusht “ endrrrimtaresh” karrikesh pushteti qe ju perplasnin deren surratit demokrateve gjate viteve 2005-2013, e qe shpresojne kot, se nje dite do te kthehen perseri ne karriket ku ishin

Gjej kurajo dhe prano qe nxjerja e PD jashte çdo pushteti eshte me shume se gabim

Ishalla nuk ka qene “ porosi” e ketij surratit qe te ka paguar shkollen, dhe qe e takove ne janar 2016??

Kjo Parti qe solli pluralizmin ne Shqiperi ne dhjetor 1990 pas 45 vitesh diktature, nuk e meriton te mbahet mend si partia qe pas 29 vitesh, riktheu monizmin duke dale nga sistemi, per hallin e 10-15 individeve.

Demokratet, por me shume Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevonje per OPOZITE

Rama dhe qeveria e tij eshte bere e urryer edhe nga shume votues te saj, por Ti dhe ata qe ke “ graduar” si mender lidera Ti, nuk i pjerdh askush

Nuk mund te mashtrosh Shqiptaret se kane ndryshuar karakter, dinjitet dhe ves, ata qe iken nga pushteti,me mllef te qytetareve ne vitin 2013, dhe nje grusht hajdutesh qe qeverisen me ramen 2013-2017, duke i paraqitur si “ shpikje” e re dhe e ardhemja qeverisese e Shqiperise.

Prandaj boll mashtrove dhe boll u talle prej 6 vitesh me DEMOKRATET

NUK BEHESH LIDER, PA FITUAR NJEHERE ZGJEDHJET te ka thene BERISHA ne mbledhje

E une por jo vetem, po te them qe:
NUK FITOHEN ZGJEDHJET KURRE, DUKE SHITUR BASHKEPUNTORET, DHE DUKE GRADUAR SHERBETORET

Nuk mund te shesesh per tolerance, kompleksin e frikes qe ke ndaj atyre qe te kane share me liber shpie non stop, dhe i emerove antare kryesie, pa patur asnje vote

PARTIA DEMOKRATIKE VJEN NE PUSHTET VETEM ME LISTA TE HAPURA OSE SISTEM MAZHORITARE

Por Ti dhe vemjet qe te rrethojne nuk ke hallin e ardhjes ne pushtet te DEMOKRATEVE, por ruajtjen e pushtetit te nje grushti bythecesh qe nuk i kane dhene doren nje votuesi, dhe nuk kuptojne kurre çdo te thote VOTE, se nuj jane votuar KURRE

Ata e dine voten e qytetareve, si dora qe ngriten si manikin,kur jua kerkuat ju ,per te me shpallur mua “ armik”

Kthe voten si institucion ne PD, dhe kerko qe Shqiptaret te zgjedhin me VOTE, perfaqesuesit e tyre

Ose rri atje ku je tani dhe fol me Lonen te vazhdoj te dergoj ne tv kasetat, dhe rrasi ndonje te rrezuar qeverise ne fb, se 15 kryetaret e bashkive iken nje nga nje si KECA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 09/08/2019 04:01

    Z.Murrizi prej se largu respekte per ju si nje human i dedikuar per Popullin Cfare thua se luan topi Por nje keshille shoqerore dhe me respektin qe kam ,ju jap nje shembull Berisha nuk ben asnje dallim me shume se Lulushi Meta dhe cilido qe e rrethon Prandaj mos ndaj asnje nga kopea e Ujkut ,dhe ti thirrim Qengj Ju lutem Z.Murrizi

    Përgjigju
  • Eri: 08/08/2019 19:39

    Per mendimin tim bej nje parti te re.Ose organizohuni ne Parlament.Na pushuan veshet nga sharjet,ofendimet nga nena,motra,baba etj.Beni dicka ju atje.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/08/2019 16:44

    I madhi Murrizi ja ke fut Lulezimes sa krahu me kete shkrim

    Përgjigju
  • Luan: 08/08/2019 15:41

    Jo vetem keta shoku te ckulen nga renjet do kohe kjo armen do kemi per shum koh hallall e meriton

    Përgjigju
  • raul: 08/08/2019 12:58

    bravo Murrizo je i papare , artikull shume filozofik, desha te shtoj dhe dicka ; jam dakord per gjithcka qe ke thene por per te ardhur pd-ja ne pushtet duhet te pastrohet nga disa fytyra me permbajtje naziste qe nxjerrin vetem helm nga goja qe ne cdo tre fjale njera eshet EDi rama , tjetra hajdut, tjetra kriminel. pra po nuk u pejashtuan nega pd-ja Flamur Herman Geringu, Klevis krrici i Faros, Salianji homo, Paloqja, strazua me patllake ne brez, Aurrel bylykderri naziskin i Elbasanit, Voltana serbja nazistja e Shkodres, Xhelal mendjeziu Daullexhiu i Kamzes, Vokshi surratgerdalla, Plaku i pjerdhur Spaho, bardh Spahija, Sahit tritol Molotovi hajduti ordiner qe vrapoi si vjedhes ordiner frikacak ne pordheseten e pd-,vetem kur te ikin keta fytyra teper agresive aspak demokratike qe na nxijne ekranin cdo nate zor se vjen pd-ja ne pushtet dhe pas 20 vjetesh,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja