Kryesocialisti Edi Rama e tha në mënyrë të qartë se nuk është aspak i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e kaluara. Duke iu referuar shifrave të publikuara një ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, ku vetëm Tirana dhe Kukësi janë me humbje votash nga viti 2021 në 2025, Rama kërkoi shkundje dhe mobilizim të plotë.
Pa mbushur 24 orë nga kjo deklaratë, ai thirri në një takim të veçantë dy drejtuesit politikë të qarkut Tiranë, Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun, deputetët dhe të gjithë drejtuesit socialistë në njësitë vendore të kryeqytetit.
Në mbledhjen e mbajtur të dielën, Rama i ka “blinduar” degët socialiste në Bashkinë e Tiranës, ku përveç 2 apo 3 përgjegjësve që caktoi të shtunën për çdo njësi, ai ka vendosur edhe nga një drejtues qarku dhe ministra.
Kështu, Mirela Kumbaro, përveç se do të përgjigjet për qarkun Gjirokastër, do të punojë edhe në njësinë nr. 1. Blendi Klosi, që u caktua në Durrës, do të ketë nën patronazh edhe njësinë nr. 2 të Tiranës. Ervin Demos së Beratit i lihet si detyrë edhe njësia nr. 3, ndërsa Shalsi dhe Gjylameti, që mbeten pa qarqe, do të kujdesen posaçërisht për njësinë nr. 4 të Tiranës. Për bastionin socialist, njësinë nr. 5, Rama e ka “blinduar” me tre veteranë: Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn dhe Erion Braçen.
Belinda Balluku, që të shtunën u konfirmua si drejtuese politike në qarkun e Fierit, do të jetë përgjegjëse edhe për njësinë nr. 6 të Tiranës, ndërsa Arbjan Mazniku i Elbasanit, Niko Peleshi i Korçës dhe Ogerta Manastirliu, që drejton bashkinë Tiranë, do të kenë nën patronazh respektivisht njësitë 7, 8 dhe 9.
Ministri i Brendshëm, Besfor Lamallari, do të jetë në njësinë nr. 10, ndërsa Ulsi Manja, që i rimori Dibrën të shtunën, Toni Gogu dhe Elisa Spiropali do të jenë respektivisht në njësitë 11, 12 dhe 13.
Ministri Blendi Gonxhja do të drejtojë periferitë e Tiranës në njësinë nr. 14, së bashku me Plarent Ndrecën.
Para takimit me drejtuesit e Tiranës, Rama zhvilloi një mbledhje më shumë se një orëshe me të 12 krerët e qarqeve, disa prej të cilëve e morën detyrën vetëm gjatë asamblesë së të shtunës.
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Komente












hahaha kta kujtojn se po and shkon mo njeri nga mrapa. i kam votu deri para ca vjetesh, pastaj abstenova tani do votoj kunder
PërgjigjuPerfshirja e ministrave ne zgjedhje duhet te dergohet ne Hage ! Keshtu futen gjermant dhe e e arrestojne edhe Edin sikur shoket e tij! Nuk lejohet me kushtetute ministri ne zgjedhje ! Ministri eshte per te gjithe republiken jo vetem per Ps apo per simpatizant! Uaaaaa
PërgjigjuCne kjo frikë o mbret, kush te ka tremb?
PërgjigjuNjesia 10 ka qen e abandonuar komplet nga ndertuesi i kulles tek ish reklamat e tirones fatmir xhafaj, turpi e faqja e zes e ps, si nuk erdhi 1 dit te vrtme me qar hallet e ksaj njesie, bashkpunoj me ed kelmendin e toleroj ndertime pa leje ne cdo cep te ksaj njesie, jo vetem qe si ndenji pran banoreve por edhe i dhunuan te 2 palet me ndertime pa leje.
PërgjigjuPse me gazhel hajdutin do me bo fushate ti
PërgjigjuI lodhe he burre sa ne asamble, sa ne mbledhje, sa ne takime! Çoje pak koken tek çmimi i karburantit qe ka shkuar 240 lek dhe do rritet prape, pasi jemi edhe shtet i forte, kemi rezerva nafte, perderisa i “shpallim” edhe lufte Iranit!
Përgjigju