Protesta e 21 para Kryeministrisë që derdhi në Bulevard edhe shqiptarë nga diaspora, nuk u mbyll si zakonisht.
Në shenjë simbolike, disa protestues, mes tyre organizatorë, emigrantë, të rinj, por edhe të moshuar, vendosën për herë të parë në këto 3 javë qëndresë, të kalojnë natën para kryeministrisë.
Thirrjet për dorëheqje vijuan përgjatë natës. Me kalimin e orëve, disa prej tyre nuk i rezistuan dot lodhjes. Në bulevard, vijuan të qëndronin edhe mëngjesin e së dielës, edhe pse me kalimin e orëve, numri i tyre u bë më i pakët.
Në mëngjes u përpallën edhe me paralajmërimin e policisë për paligjshmërinë e bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por, thirrjes së bluve, iu përgjigjen me refuzim. Policia po heton në gjendje të lirë 9 persona për prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit.
Jo thirrja e policisë, por temperaturat e larta i zhvendosën protestuesit e pakët të mbetur, në trotuar, por vendosja e karrigeve dhe një banderole të madhe në bulevard, bëri që në segmentin mes kryeministrisë dhe piramidës, të mbetej i bllokuar për mjetet.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe do të presin nisjen e protestës së 22-të anti-qeveritare në orën 19:00.
Diaspora ishte kryefjala e protestës së një mbrëmje më parë para kryeministrisë. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, ata i drejtuan një ultimatum kryeministrit që të japë dorëheqjen deri të dielën e 21 qershorit.
Për herë të parë, marshimin e mbajtën rreth kryeministrisë ndërsa mes protestuesve u pa për herë të parë dhe deputetja e larguar nga PS, Marjana Koçeku.
Edhe pse protesta e 21-të po përmbush 24-orëshin që ka përfunduar, tubuesit kanë vijuar përgjatë gjithë ditës të qëndrojnë përpara kryeministrisë duke bllokuar bulevardin.
Ata kanë refuzuar thirrjet e policisë për t’u larguar duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve. Protestuesit kanë qëndruar në pritje të tubimit të radhës, që nis në orën 19:00.
Për të përballuar vapën përvëluese, ata kanë përdorur edhe çadra të mëdha, ndërsa s’kanë pranuar të heqin karriget metalike apo sende të tjera nga aty.
Policia po heton në gjendje të lirë 9 persona që kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës të së shtunës. Sipas autoriteteve, ata kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike.
Policia thotë se pavarësisht thirrjeve për t’u larguar, protestuesit kanë refuzuar. Ata kanë qëndruar duke vendosur karrige dhe sende të tjera.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar më datë 20.06.2026, rreth orës 22:00, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike.
Konkretisht, shtetasit: Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.
Këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar qëndrimin në këtë zonë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











Cohuni nga aty llumi poshter lejoni qarkullimin
Përgjigjuqendro usta i forte e perpara..mos u tut..te te kemi ty pa keta ci duam ..vec ti na con ne evrop..te na rroc sa malet e e mos devijo fare..cpati plaku mere me shme se ty..perpara
PërgjigjuJane te para pergatiturit e avokat Goxhajt qe deklaroj mbreme se duhet te mbahen mend ne histori se ne daten 2 Korrik do vazhdoj me eliminime??!! Qe te flasesin dhe veprojn ne emer te popullit duhet i gjithe populli shqiptar tu kete leshuar prokur ne noteri.Nuk e siguruan dot nga shqiptaret e Shqiperis dhe organizuan diasporen e Kosoves per te rrethuar institucionet qe jane prone e popullit shqiptar nga Tropoja ne Sarand dhe e as kujt tjeter qoft politician ,qoft avokat,qoft individ qe kerkojn me dhune tu pranosh menimet dhe idete e ture sic bejn neper portale.
PërgjigjuPo pse ore 200 apo 300 persona perfaqesojne diasporer,apo i ka sjelle ato plaku mere si gjithmone ,diaspora e ka mendjen tek puna me mbajte familjet dhe jo me ardhe per te bere sho. Me akordet e bera nga qeveria shqiptare me qeverit e tjera per pensionet jemi te kenaqur.
PërgjigjuKane ardhur majmunet e vet vendosjes per te destabilizuar vendin bashke me kriminelet berishist .Zbatoni ligjin per keta bazhibozuke qe nuk jane diaspora .