Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!

TIRANË- 5 qershori do të shkruhet në historinë e Shqipërisë, si data ku palët politike arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, pas shumë e shumë takimesh e negociatash! Në mbledhjen e sotme e cila ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta, palët politike nënshkruan marrëveshjen. "Topi ishte në fushën e Bashës", siç ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha më herët, e megjithatë lëvizjen e fundit e bëri Partia Socialiste, të cilët hoqën dorë nga depolitizimi i administratës Zgjedhore, e cila ishte dhe pika e vetme që nuk ishte dakordësuar. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale.

Për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri, PS u tërhoq që PD-ja të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme. " U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar", tha Bylykbashi.

Megjithatë, për Oerd Bylykbashin, PS-ja, u tërhoq sepse nuk arriti që të kapte komisionet Zgjedhore.  "Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet siç ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoq që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t'i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq", tha Bylykbashi.

Një pikë tjetër për të cilën është rënë dakord parimisht është edhe identifikimi biometrik në masën 100%. Megjithatë, për zbatimin e kësaj pike do të merret një ekspert i huaj, i paguan nga BE, për t'u konsultuar me KQZ-në me mundësinë e marrjes së një sistemi elektronik. Do të jetë ky ekspert që do të përcaktojë shkallën e shtrirjes dhe mundësinë e implementimit ose jo 100% në territor. Një gjë e tillë, është konfirmuar edhe nga Gjiknuri, duke theksuar se është rënë dakord edhe nga PD-ja, e për pasojë identifikimi biometrik nuk do të jetë më pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje për SHBA-në, i cili ka ku luajtur një rol të rëndësishëm për këtë Reformë, është një arritje për Shqipërinë, ku ambasadorja Yuri Kim tha se palët u tërhoqën nga kërkesat për të mirën e vendit! Nga ana tjetër, ambasadori Luigi Soreca shtoi se tani më Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, pasi ka realizuar një nga kushtet kryesore. Ndërkohë, nuk u arrit ndryshimi i sistemit, për të cilën opozita e re me Rudina Hajdari kanë këmbëngulur, e megjithatë ajo tha se ka marrë dakordësinë nga ambasadorët edhe për lista të hapura.

Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive.

Marrëveshja e firmosur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Report Tv siguron draft-marrëveshjen për 'Zgjedhoren'! Nga përbërja e KQZ-së te grupet e numërimit...çfarë ranë dakord palët

Report Tv ka siguruar draft-marrëveshjen e firmosur nga anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhor. Në këtë marrëveshje janë të gjitha pikat që laët kanë arritur dakordësinë, duke filluar që tek përbërja/ struktura e KQZ-së e deri te grupet e numërimit. 

1.Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet të nisë me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

 8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)

9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10. Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marrëveshjen para se ajo të kalojë në Parlament dhe pa ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, para votimit.

11. Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve

12. Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale

Shënim: Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policis nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

Ora 21:24
Hajdari: Mora garanci nga SHBA, BE për ndryshimin e sistemit në mbledhjet në vijim

Në marrëveshje nuk është përfshirë ndryshimi i sistemi zgjedhore, megjithatë përfaqësuesja e opozitës së re, Rudina Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA, BE dhe OSBE që do të diskutohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Politik.  

"Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama. Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA  e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës", tha Hajdari.

Ora 21:09
Gjiknuri: PS hoqi dorë nga depolitizimi i administratës që PD të mos mbetej jashtë zgjedhjeve sërish

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se PS-ja ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, që PD të mos mbetet sërish jashtë zgjedhjeve. Në përfundim të mbledhjes, Gjiknuri tha se në këtë formë, PD-ja pranoi që administrata zgjedhore në Shqipëri nuk ka caluar.

"U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka caluar. U kthyen te institucionet. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politik ka funksionuar. Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Paratë nga Buxheti i Shtetit. Kini parasysh se identifikimi biometrik dhe PD ka rënë dakord, që do të merret një ekspert i huaj, i paguar nga BE për të konsultuar KQZ në lidhje me mundësinë e prokurimit dhe marrjen e një sistemi elektronik. Ai do të jetë personi që do të caktojë shkallën e shtrirjes dhe njëkohësisht mundësinë e implementimit ose jo 100% në territorit. Bazuar në buxhetet e përcaktuara, natyrshëm qeveria do të financojë edhe këtë proces, por identifikimi nuk kthehet më në pengesë për zgjedhjet, kjo është e rëndësishme dhe kjo u pranua. Besoj, marrëveshja kryesore është arritur, tani kemi të bëjmë me zbardhje të drafteve teknike, që përgjithësisht janë gati. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbete që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t'u konsultuar me KQZ", tha Gjiknuri.

Ora 21:05
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ambasadori i Britanisë: Thelbësore implementimi i saj

Për ambasadorin e Britanisë së Madhe, thelbësore është implementimi i kësaj Reforme Zgjedhore.

”Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjate. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur sepse të gjithë patën vullnet dhe dëshirë për kompromis. Ky është një mesazh i rëndësishëm për politikën. Kjo marrëveshje është hap shumë i rëndësishëm për negociatat. Po ashtu hapi i rëndësishëm për zgjedhjet e Shqipërisë dhe zgjedhësit. Ky është vetëm fillimi. Në rast se kjo frymë kompromisi dhe bashkëpunimi do të vijojë atëhere jam shpresëplotë për të ardhmen. Thelbësor implementimi i marrëveshjes”- tha Norman.

Ora 21:00
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Soreca: Shqipëria më pranë BE!

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka bërë me dije se tani më Shqipëria është më pranë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

"Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikohen disa detaje të tjera, si depolitizimi i administratës, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, prandaj e pranoi edhe mazhoranca. Mund të them se Shqipëria është pranë integrimit në Bashkimin Europian, se një nga kushtet për çeljen e negociatave është kjo reformë. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë e KE do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE, kështu që ke të ecim përpara", tha Soreca.

Ora 20:59
Kim: Marrëveshja me konsensus, palët hoqën dorë nga kërkesat për të mirën e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së,Yri Kim ka deklaruar se marrëveshje për Reformën Zgjedhore është arritur me konsensus mes palëve. Ajo tha se palët kanë hequr dorë nga disa kërkesat e tyre, siç ishte PS nga depolitizimi i administratës Zgjedhje, dhe kjo sipas saj është për të mirën e vendit.

"Jemi shumë të kënaqur që të shohim që Këshilli politik arriti një marrëveshje, e rëndësishme në saj të të gjitha orëve të punës që janë dhënë nga të gjithë anëtarët. Të gjithë partitë dhe persona kontribuuam, por edhe kanë hequr dorë dhe kanë dhënë diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të tjetër Shqipëria jo që përfiton. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, kjo është diçka për të cilët të gjithë do të japin mbështetjen e tyre. Sa i përket SHBA ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do ju mbështesim për integrimin në BE", tha Kim.

Ora 20:48
PD-LSI: PS tentoi që të kap komisionet zgjedhore, por s'ia doli dhe u tërhoq! Do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshme

Përfaqësuesit e opozitës te Këshilli Politik, Oerd Bylykbashi kanë deklaruar komisionet politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë në zgjedhje e ardhshme parlamentare dhe ato lokale. Ato nuk i kanë kursyer akuzat për PS, sipas së cilëve tentuan që të kapin komisionet, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën pas.

"Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t'i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq", tha Bylykbashi.  

"U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin.", tha Vasili.

Ora 20:32
Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Brume për Report Tv bëjnë me dije se është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. 

"Këshilli politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votiminë shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE. Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian", bëjnë me dije burimet. 

Ora 20:10
Mbledhja e Këshillit Politik/ Basha takim paralel me aleatët në selinë blu

Në një kohë për anëtarët e Këshilli Politik po zhvillojnë një takim te Pallati i Kongreseve, paralelisht në selinë blu kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët.

Mësohet se në takim është Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Monika Krymadhi dhe Shpëtim Idrizi. Ditën e sotme, axhenda e Bashës ka qnë shumë e ngarkuar ku ka "pritur e përcjellë" aleatët e tij, por edhe anëtarët e Këshillit Politik. 

Ora 20:02
Palët drejt një marrëveshjeje...ja propozimi i ri për Komisionet Zgjedhore që po diskutohet në tryezë

Burime konfidenciale për Report Tv bëjnë me dije se palët kanë arritur një marrëveshje, edhe për çështjet që deri tani kanë qenë në pikëpyetje. Mësohet se është rënë dakord për një modifikim të rolit të komisioneve, që më herët ndante palët, e megjithatë për më shumë detaje teknike pritet të mësohen në minutat në vijim.

Ora 19:41
Takimi për Zgjedhoren/ Të pranishëm edhe ambasadorët e BE-së, OSBE dhe i Britanisë së Madhe

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takimin e Reformën Zgjedhore janë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Ora 19:35
Nis mbledhja për 'Zgjedhoren'/ Mbërrijnë te Pallati i Kongreseve Bylykbashi, Vasili dhe Hajdari

Kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve përfaqësuesit e opoziutës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Ata ishin të shoqëruar edhe nga ekspertët, mes tyre edhe Ivi Kaso nga PD. Ndërkohë ka mbërritur edhe zëri i opozitës së re, Rudina Hajdari.

Ora 19:34
Reforma Zgjedhore/ Mbërrin te Pallati i Kongreseve ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Mbërrin te Pallati i Kongreseve ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Ora 19:33
Reforma Zgjedhore/ Mbërrin te Pallati i Kongreseve Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri është i pari nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të zhvillohet takimi.

Ora 19:31
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri takim me Ramën para mbledhjes së Këshillit Politik

Dita e sotme ka qenë shumë intensive sa i përket takimeve që në fokus kanë pasur Reformën Zgjedhore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin politik, Damian Gjiknuri është takuar ditën e sotme me kryeministri Edi Rama.

B.K./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Shqiptar: 06/06/2020 11:58

    BE nuk ka per ta ftuar Shqiperine ne tryezen e negociatave por vetem Maqedonine. Pse?? Sepse nuk u plotesua kushti i depolitizimit te administrimit zgjedhor se ishte kusht i BE-se. Rama per hir te PD-se e hodhi ne ere integrimin. Urime Shqiptare te dashur.

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 06/06/2020 11:01

    Shyqyr, kjo eshte fitorja e Shqiperis e te ardhmes anetar i Bashkimit Europian. Ca rendesi ka Ps apo Pd te gjithe janë te lire te votojne per ke do. Rendesi ka nje Shqiperi Europiane qe duam me institucione demokratike.

    Përgjigju
    • Shqiptar: 06/06/2020 11:37

      Nuk ka demokraci pa pjesemarrje aktive te popullit ne vendimmarrjet politike. Ndryshimet kushtetuese duhen bere me referendum jo me takime te fshehta mes hajdutesh.

  • Agjeruesi: 06/06/2020 09:28

    Po behet gjithe ajo pune por per mua kot lodhen sepse u bera 43 vjec dhe nuk kam votuar asnjeren nga keto parti mix i pjelles se Ramizit, Nexhmijes dhe mafies. Shpresoj te vije dita qe te kem mundesi jo te zgjedh te keqen me te mire por dicka te mire por kam frike qe persakohe te kete shqiptare nuk do kem alternative pervec agjerimit.

    Përgjigju
    • Kafsha: 06/06/2020 10:48

      Il ham dule llah bab prift dud mashkalla, vazhdo gjumin fetar trushpelar!

  • Kot , per kuriozitet .: 06/06/2020 09:00

    Kot , per kuriozitet , keta te keshillit mernin lek per c’do mbledhje , apo benin mbledhje “bamiresie” ! Do kene mare paradhenje qe i mbyllen.

    Përgjigju
  • Ilir: 06/06/2020 08:53

    Talleni dhe pak bythen me kete popull! Ju eshte mbushur mendja se jemi dele dhe se do ju votojme perseri. Edhe nje gomar do votoja por jo me baxhellat, kriminelet dhe hajdutet qe na vendosni ju...!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2020 08:06

    Me pak fjalë dhe thjesht e gjithë kjo gjeja perkethehet keshtu: deri sot 30 vjet kanë futur duart dhe hundet e tyre PS-PD në votime ( e tha Ramizi, qe sido qe të jetë, prap ne e kemi pushtetin, ose nga njera ose nga tjetra ), ndersa tani do behet çdo duan të tjeret, Amerika me shokë.. Dmth do na thonë: mos punoni token ju bujqët shqiptare se domatet do t ua sjellim nga Hollanda. Ju merni makina e silluni verdalle, rrini lokaleve dhe hani ç tu sjellim ne! Tani qe sot e tutje Shqipërinë do e komandojne të tjeret. U kthye rrota 360 grade perfundimisht. Atje ku Enveri nuk linte koker informacioni te dilte nga Shqiperia, që nga sot, Shqiperia eshte komplent ne duart e të huajve ta bejne si të duan!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/06/2020 07:37

    Populli thote: -laje tere jeten leshin e zi,ai po i zi mbetet! Partite e hashashtallashit jane Delja Zeze e [email protected] Populli duhet te ndryshoje veten qe Delja Zeze te gremiset sa me pare dhe rruga e vetme,e sigurt dhe me me pak sakrifica eshte qe ne zgjedhjet e ardhshme lokale a kombetare te SHKOHET MASIVISHT PER TI VOTUAR KUNDER PA PERJASHTIM TERE SPEKTRIN POLITIK AKTUAL SHQIPTAR.

    Përgjigju
    • Durresi: 06/06/2020 09:37

      Te lumte... Shpresoj ta lexojne te gjithe shqiptaret

  • Gjyna: 06/06/2020 06:08

    Me dhimbset Si njeri ky z.Vasili,,por jo per ato Gabime Korrupsioni qe nese Jane te verteta ,,do te Udhetoje ne Shtepine e Re ne Rec te Shkodres..Po ta shikoni me vemendje ,e njejta fizionemi Si dikur e Adam Hyseinit ne ditet e Kapitallimit.. Kerkoje ndjese,per kete vleresim,,nese Jam gabim..

    Përgjigju
  • Pencionisti: 06/06/2020 01:32

    Ujku gjiknuri ben dava me delet e opozites

    Përgjigju
  • nik: 05/06/2020 23:39

    Edi rama ja futi lulit 2 her brenda nje mandati.

    Përgjigju
    • Rrahman Gashi: 06/06/2020 10:51

      Edi Rama ja fut çdo ditë Shqipërisë mbarë ti thua “dy herë Lulit” !

  • Lali: 05/06/2020 23:30

    Ne te semes ju qofte te gjitheve

    Përgjigju
  • LORA: 05/06/2020 21:41

    Zoti Luigi Soreca,Shqiperia ime do te jete prane BE-se vetem kur shqiptaret ne shumice t'e shohin,t'e matin dhe t'e binden me frutet e Reformes ne Drejtesi. Tung.

    Përgjigju
  • redi: 05/06/2020 21:36

    Kjo eshtemarreveshja e marreveshjes per kodin zgjedhir qe kishin.Pra asgje te re nga reforma zgjedhore .Dhe kjo marreveshje e con Ramen ne qeverisjen e trete dhe mbi 84 vota

    Përgjigju
  • Une: 05/06/2020 21:00

    Injoranter! Perseri votat ne duart e kafsheve.

    Përgjigju
  • fuckall: 05/06/2020 20:42

    Me pak fjal ska dryshuar as ni gje pervec kamerave dhe identifikimit. quaje reform.

    Përgjigju
  • Donika kurtbegovi: 05/06/2020 18:35

    Ka 30 vjet qe vidhet pasuria Kombetare,punohet nga drejtuest te qeverus e shtetit kunder Republikes se Shqiperise , punohet nga drejtues te Shtetit Shqiptar per percarje te popullit me anet te futjes se besimeve fetare nga jashte per percarje.Lejohet nga qeveria dhe shteti trafiqe te mdha internacionale te drogave ,nga te gjitha sa me siper asnje nuk denohet nga keta drejtues.Denohen verem per vjedhje ordinere .Nuk denohen vrasesit me pagese.Nga kjo pasqyre kuptohet qe Shqiperia eshte nje shtet ku mbizoteron krimi i organizuar dhe korupsioni shteteror.Per kete jam ne favor te denimit kapital per ke demtin me vetedije Kombin , Shtetin dhe popullin.Pro denimit kapital

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

CNN: Trump përçmon shkencën për Covid dhe do që shkencëtarët ta ndjekin nga pas