Pas Tahirit, radhën e ka PD dhe LSI?

Pas Tahirit, radhën e ka PD dhe LSI?

Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Pas një “beteje dinjitoze” nga lidershipi i Partisë Demokratike, duket se kjo e fundit nuk e kishte menduar se Sajmir Tahiri do të nxirrte bllof gjithë skenarin e asaj që quhet “opozita” në këtë vend. Ish-ministri Brëndshëm më në fund, ka dalë para mediave, dhe përmes një deklarate krejt personale, ka shprehur vendimin e tij, për të dorëzuar edhe mandatin e deputetit. Ky vendim i tij, u deklaruar menjëherë pas çjerrjes së rradhës në folteren e Parlamentit nga eksponentë dhe “profesorë” të PD dhe LSI, mbi gjoja “pengesën që Rama po u bën negociatave duke mos dorëzuar Tahirin”. Politika qesharake.

Por skenari i Lulzimit dhe Monikës, ka rezultuar sa bllof aq dhe i vjetëruar, kur vetë ata mësuan se “Tahiri dorëzoi mandatin”. Po tani, çfarë të bëjmë, kujt vrime kavalli ti biem ? Dhe zgjidhja erdhi nga sërish nga PD, e cila përmes dosjexhinjve dhe servilëve dështakë dhe milionerë, kërkoi tani “largimin e Ramës”. Opozita e vajmedetit, një grupim njerëzish që as vetë nuk e dinë përse ndodhen në atë Parlament, ka mbetur me gishtin në gojë gjithë ditën e kësaj të enjte pasi nuk e priste, në kërkim të një tjetër shkaku për të hedhur drejt kryeministrit çizmet, miellin, apo dhe vezët. Por largimi me dorëzimin e mandatit të deputetit, duket se ka hapur një tjetër problem për Lulzimin dhe Monikën, pasi tashmë për të mos penguar vërtetë hapjen e negociatave, madje dhe anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE, duhen “kurbanë” edhe nga PD dhe LSI.

Pra, partitë e dy bashkëkryetarëve të “frontit opozitar”, e kanë rrugën të hapur të përzgjedhin “kokrrat” (që nuk janë pak) nga partia e tyre dhe ti detyrojnë të dorëzojnë mandatin e deputetit, për tu përballur me organet e hetimit dhe gjykatat, për mëkatet e tyre. Doni dekriminalizim, hajde të bëjmë Vetting në politikë, dhe të shohë populli se kush e ka drejtuar, se kush i ka kërkuar votat duke brredhur me makina 150 mijë euroshe, se kush ka blerë vila dhe ka hapur biznese që edhe sot e kësaj dite nuk paguajnë as taksa, madje as energji elektrike. Sajmir Tahirin ta lëmë të merret me organet e drejtësisë, ashtu siç duhet lënë Prokuroria e Përgjithshme për të bërë këtej e tutje punën e saj, duke filtruar çdo politikan që ka ardhur në Tiranë me furgon, dhe sot brredh me makina luksi, dhe bën jetë sheiku.

Vetëm pak minuta pas dorëzimit vullnetar të mandatit nga Sajmir Tahiri, duket se çudia më e madhe zgjati vetëm 3 minuta, dhe hamendësia e gazetarëve, shqiptarëve, madje edhe e ndonjë politikani akoma të papërlyer ishte “kush e ka rradhën”, ose “tani rruga e hapur i mbetet PD dhe LSI, ata kanë çfarë të dorëzojnë, pasi mbetën pa objektin e “opozitarit” në Parlament”.

Dhe e vërteta morale, historike, qytetare dhe pse jo edhe politike, duhet të jetë e paanshme, pasi në atë Parlament nuk ishte, dhe nuk është veç mandati Tahirit për tu dorëzuar, por ka edhe dhjetra mandate të tjera, që ndoshta Arta Marku në ditët dhe javët në vazhdim, do ti bëjë publike patjetër. Eshtë në nderin e çdo partie politike, aq më shumë e partive që kanë patur pushtet dhe kanë qeverisur gjatë , dhe që prej 1 viti merren me “kalin e ngordhur” dhe jo me faktet që kompromentojnë emra të spikatur edhe të ish-qeverisjes kaluar, të kërkojnë zbatimin e Vettingut, për çdo njerin prej tyre. Cilido që ka jetuar, punuar, votuar, dhe kontribuar në këtë vend prej afro 30 vitesh, e di fare mirë se ashtu siç dorëzoi mandatin ish-ministri socialist, duhet ta dorëzojnë mandatin edhe ish-ministrat e PD dhe ata të LSI.

Mbajtja e vehtes me gajret nuk është rruga e duhur, pasi shqiptarët u mësuan me bllofet, mashtrimet dhe hipokrizinë e asaj që sot nuk është më as “opozita politike” e këtij vendi. Shqiptarët e njohin mirë kastën e atyre që çirreshin për Tahirin, i njohin milionerët e paskrupullt të PD dhe LSI, njohin mirë aleancën e tyre të interesit dhe mungesën e parimeve që i karakterizon. Shqiptarët duan të shohin pas Tahirit, të ngjiten në padiumin e Kuvendit, të dorëzojnë mandatet e deputetit, ish-ministrat milionerë të “opozitës”, për të kryer si një detyrim moral xhestin e ish-ministrit socialist. Tahiri e la rrugën të hapur, tani është rradha e atyre që “nuk pengojnë integrimin” të veprojnë si ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • armandi: 04/05/2018 13:06

    Me nje akuze Saimiri u xhvesh nga imuniteti , nuk mori raport , nuk hengri mish me kumbulla,por ju dorzua drejtesise si qytetar i thjeshte. Po keta qe mbi shpine, kane nga nje mal me akuza c'duhet te bejne ? Po marim variantin , qe jane akuza te sajuara , dakort po shko para drejtesise verteto pafajsine , dhe me i nderuar do jesh . Zhurma per Saimirin u be, per te larguar te keqen nga vetja,me sa duket ju ka dhembur shume Lazarati , dhe vazhdon t'ju dhembe ashtu si shume plage te tjera te hapura, qe nuk mund te myllen po nuk u vu drejtesia ne vend . Prandaj, obura bejeni sa me pare per te miren tuaj , dhe per te miren e popullit qe juve nuk u ''ze'' gjumi !

    Përgjigju
  • UDB-isti i PB-se: 04/05/2018 08:22

    radhen e ka Saliu,i biri,lyli,Monika per cocainen dhe pasurine tejet te madhe qe ka bere dhe te mos harrojme interesimin e parlamentareve e te shtypit gjerman per me demek presidentin e 7 perqindeshit...dhe loja eshte hapur...

    Përgjigju
  • Maks: 04/05/2018 08:00

    Vetem revolucioni o ndonje junt ushtarake e zhuk kete klas te korruptuar nga drejtimi I vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit