Pas Tiranës edhe Roma do e kalojë ndërrimin e viteve pa fishekzjarrë

Pas Tiranës edhe në Romë nuk do të ketë fishekzjarre  gjatë natës së ndërrimit të viteve. Urdhëri është dhënë nga kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi. Në urdhër thuhet se nga ora 00:01 e 31 dhjetorit dhe deri në orën 24:00 të 1 janarit 2019, nuk do të ketë fishkezjarre dhe kapsolla në të gjithë territorin e Romës, raportojnë mediat lokale.

"Detyra jonë është të mbrojmë sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, sidomos gjatë ngjarjeve të shumta të organizuara në qytet në natën e fundit të vitit. Shpërthimet, siç dihet, ka të ngjarë të shkaktojnë aksidente veçanërisht në vende të mbushur me njerëz, dhe në prani të të miturve, për të mos përmendur dëmin ndaj kafshëve. Kështu që unë dua të uroj të gjithë ata që vendosin për të festuar në Romë ardhjen e vitit të ri, që të kalojnë një mbrëmje të qetë.", ka thënë Raggi.

Tirana dhe e gjithë Shqipëria do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve pa fishekzjarreve. Vendimi për të ndaluar futjen dhe përdorimin e fishekzjarreve në Shqipëri, u mor nga 3 ministrat, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)