Tepelena ka qenë ndalesa e radhës e liderit të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i cili u kërkoi simpatizantëve të forcës së tij politike votën për kandidaturën e Tërmet Peçit.

Milo theksoi gjatë fjalës së tij së koalicioni i majtë do t’i mbajë premtimet e bëra, ndërsa kërkoi edhe votat për këshilltarë.

“Sfida e vërtetë dhe misioni i vërtetë fillon pas 21 qershorit për ata që do zgjidhen sepse duhet të mbajnë fjalën, sepse duhet të realizojnë programet që kanë shpallur para njerëzve që u kanë kërkuar votën dhe përfaqësuesit e Demokracisë Sociale bashkë me mua këtu janë që të premtojmë, që të zbatojmë dhe të respektojmë të gjitha ato gjëra që marrin përsipër të bëjmë.”- tha Milo.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)