Pasuria e Fatos Lulos, i fali motra 100 mijë euro dhe zyrë 172 m2

Pasuria e Fatos Lulos, i fali motra 100 mijë euro dhe zyrë 172 m2

Shqiptarja.com zbardh pasurinë e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili do të dalë sot para trupës gjykuese të Vetingut. Referuar deklaratave të pasurisë, të dorëzuar pranë ILDKPKI, Fatos Lulo deklaron se në vitin 2009, motra i ka falur një ambient, zyrë, me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Në vitin 2008, anëtari i Gjykatës Kushtetuese deklaron se motra i ka dhuruar 100 mijë USD. Edhe në vitin 2007, gjyqtari thotë se i ka dhuruar motra 100 mijë USD, por mbetet e paqartë nëse bëhet për dy shuma të ndryshme apo për të njëjtën shumë që ka deklaruar në vitin 2008. Në vitin 2005, deklaron se ka shitur një apartament në Kanada, me vlerë 160 mijë USD kanadezë. Kjo pasuri nuk rezulton e deklaruar më parë.

Mbeten për t’u parë sqarimet e gjyqtarit sot për këtë apartament. Po gjatë vitit 2005, gjyqtari Fatos Lulo deklaron se shitur një makinë me vlerë 12 mijë euro. Në vitin 2005, thotë se ka i shlyer një borxh motrës me vlerë 480 mijë USD. Lulo thotë se këtë shumë parsh e ka shlyer me shitjen, moshapjen e biznesit të planifikuar si dhe nga të ardhurat nga puna e tij.

Në vitin 2003, Fatos Lulo deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 109 m2, me vlerë 9.3 milionë lekë. A thotë se këtë apartament e ka blerë nga kursimet familjare si dhe nga shitja e një pasurie të paluajtshme. Po ashtu, gjyqtari deklaron një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 150 m2, me vlerë 14.2 milionë lekë ose 140 milionë lekë të vjetra. Lulo pohon se këtë pasuri e ka blerë nga të ardhurat si avokat.

Subjekti deklaron edhe një zyrë me sipërfaqe 74 m2, me vlerë 13.8 milionë lekë ose 138 milionë lekë të vjetra, blerë gjithashtu nga të ardhurat si avokat. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese deklaron edhe një makinë me vlerë 15 milionë lekë të vjetra.

Nga deklaratat e pasurisë, bie në sy edhe një pikturë me vlerë 5 milionë lekë të vjetra, blerë sipas tij nga kursimet. Gjithashtu, Fatos Lulo deklaron edhe një depozitë jashtë vendit me vlerë 400 mijë dollarë kanadez ose 306 mijë dollarë kanadezë.





d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi