Patozi ftesë partive të reja: Të bëhemi bashkë në një liste në 25 prill kundër PS-PD-LSI! Basha, mentalitet stalinist

TIRANË- Koordinatori i 'Bindjes Demokratike' Astrit Patozi u ka bërë një ftesë të gjithë partive të reja që janë krijuar dhe do të krijohen që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, si e vetmja mënyrë për të mundur PS-PD dhe LSI!

"Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim. Por përtej kësaj ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre 3 forcave", tha Patozi.

Në intervistën për Report Tv me gazetaren Danjela Maloku, Patozi pati edhe një apel për reflektim për partitë aleate të PD-së. Një përgjigje nuk ka munguar edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili dje hodhi akuza se partitë e reja po krijohen nga kryeministri Edi Rama. Përgjigjen zgjedh që ta jap me një deklaratë të Ilir Metës, në kohën kur ishte në krye të LSI-së, jo si president. Ndërkohë, ka akulzuar Bashën se po drejton PD me një mentalitet stalinist. 

"Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, "Lulzim Basha gënjen dhe për orën". Ajo është një reklamë falas", tha ai.

Ndalur te ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai thekson se Bindja Demokratike nuk është tërhequr nga vendimi për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj. Sa i përket dërgimin në Komisionin e Venecias, Patozi tha se nuk është kundër, por nuk mbështet qëllimin që ka presidenti Ilir Meta.

"I qëndrojmë premtimit se do e çojmë në Kushtetuese Kodin Zgjedhor se po përgatisim dhe materialin, shpresojmë që Kushtetuesja të bëhet përpara që të ketë efekt për 25 prillit, por nëse kjo nuk ndodh dhe kjo nuk varet prej nesh sërish do e çojmë që të shpëtojmë zgjedhjet e ardhshme.  Nuk kemi asgjë kundër, por qasja jonë e Metës ndryshon shumë,. meta kërkon 5 qershorin që sipas nesh është gjëja më e gabuar dhe është pasqyra ku tre aktorët kryesor janë kapur në flagrancë në një krim kundër interesit publik. Meta kërkon që nga njëra anë thonë se listat duhet të hapen 100%  nga ana tjetër të ruhet 5 qershori dhe kjo nuk shkon. Ne jemi që të Kodi Zgjedhor të rrëzohet, por jo për arsyet e Metës. Venecia e kanë futur në procedurë normale, jo emergjente, por një përplasje mes gjelave në politikë", tha ai.

Në fund për mikrofonin e Report Tv tregoi edhe ecurinë e punës të Bindjes për këtë fushatë elektorale.

"Bindja Demokratike është e fokusuar në funksion të fushatës elektorale se kjo është maratonë, jo një vrapim i shkurtër që duhet të shpejtojmë, por punojmë për strukturat, vëzhguesit, listat që uroj të jetë një listë e përbashkët me forcat politike të ngjashme", përfundoi Patozi.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Zoro: 28/10/2020 20:45

    Or kelish bushtre pse ben bla bla e pravove heren e parr zero vote more or tradhetar I kombit

    Përgjigju
  • ASTRIT PALLOSHI: 28/10/2020 16:31

    O astrit palloshi deri dje ti ishe antar i partis qenef pd sot ti na dole mor kodosh e na u bëre demokrat i vërtet. Po kur ishe te partiaqenef wc pd pse nuk fole për 97, për Gërdecin, për 21 Janarin. Apo tani që të përzun nga partiawc qenef ke filluar e pëllet o aszrit palloshi. Po tani nuk quhet o pallosh kok bosh.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kreshnik Spahiu: Venecia i dha të drejtë Ramës, s’përshëndeti bojkotin e opozitës