PD bojkoton Këshillin Bashkiak, buxheti dhe çmimi i ujit të paligjshme

PD bojkoton Këshillin Bashkiak, buxheti dhe çmimi i ujit të paligjshme

Kryetari i Keshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku

Kryetari i Keshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, theksoi në mbledhjen e sotme të këshillit se çdo votim apo miratim që është marrë nga Bashkia e Tiranës para vendimit të Gjykatës së Tiranës, nga korriku 2017, është i paligjshëm dhe opozita nuk i njeh. Kujtojmë se Gjykata Administrative ka marrë vendim për 6 këshilltarë të majtë në Bashkinë e Tiranës, mandati i të cilëve ishte nul, në momentin e votimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës më 30 dhjetor dhe me të rritjen e çmimit të ujit.

(Padia e këshilltarëve të PD)


Deklarata e Kreshnik Çollakut, sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:
I nderuar zoti kryetar i Këshillit, të nderuar kolegë të të gjitha grupeve bashkiakë,

Sigurisht donit një koment, një diskutimi lidhur me rendin e ditës, por unë jam këtu në emër të grupit demokrat në këtë këshill, për të folur dhe për t’u sugjeruar diçka për rendin e ditës, por më e rëndësishmja për t’iu komunikuar sot ju këtu, besoj edhe publikut që na ndjek, një qëndrim të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në këtë këshill.

E kam nisur fjalën time edhe si këshilltar në këtë sallë, drejtuar edhe kryetarit të Bashkisë dal nga maxhoranca tjetër duke e njohur verdiktin e njerëzve që e kanë votuar, duke respektuar atë verdikt, por duke bërë një premtim të madh; se nuk kemi asnjë vullnet të cenojmë në mbrojtje të interesit të atyre që na kanë votuar ne. Në këtë pikëpamje, mbase edhe deri në lodhje në këtë këshill iu jam drejtuar dhe kam nxitur një debat konstruktiv me disa parametra të respektit etik ndaj njëri tjetrit duke iu shtrirë dorën e arsyes dhe duke pritur që po ashtu nga ju të na vijë dora e arsyes.

Sepse në rast se ka një “win win situation”, një barazim moral të themi në këtë këshill është që ne të flasim në bazë të arsyes dhe kjo është më e mira e efikasitetit ndaj qytetarëve tanë.

Në të kundërt nuk kemi marrë të njëjtën gjë,  jemi trajtuar dhe jemi parë si armiqtë tuaj dhe jo si kundërshtarët tuaj. Në këtë këshill është bërë praktikë ndërprerja e fjalës së këshilltarëve dhe bllok opozitës.

Akti më i papranueshëm ishte ai i mbledhjes së shkuar, mbledhje rekord në historinë e këshillave bashkiak u hap dhe mbaroi në 2 minuta e 35 sekonda; në mënyrë të dhunshëm u ndërpre fjala e opozitës dhe nuk u respektua asnjë procedurë.

Të gjitha këto ishin të gatshëm t’i durojmë sepse sigurisht ne jemi përfaqësues politikë dhe kur je në politikë këto janë kosto që shpeshherë njeriu i merr dhe i paguan.

Por çfarë ne nuk durojmë dhe ka ardhur pika përfundimtare e ndarjes tonë në këtë situatë është situata tjetër që ju po prodhoni në këtë këshill. Nga korriku i vitit 2017 me një vendim i Gjykatës së Tiranës, ky është vendimi, 6 këshilltarë, janë 6 individë në këtë këshill me mandat të bërë nul  nga Gjykata e Tiranës. Pra, praktikisht një maxhorancë e njëanshëm në këtë këshill nuk ekziston. Çdo votim që bazohet në këto 6 vota nuk është një votim i ligjshëm. Sepse është votim mbi mandate nul. E vetmja votë që garanton legjitimitetin e çdo vendimi në këtë këshill është vota e bashkuar me ju, sigurisht dhe e opozitës.

Unë jam sot këtu për t’ju deklaruar një marrëdhënie të re të grupti të demokratëve me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ne sot shpallim një marrëdhënie me kusht në këtë këshill. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të votuar pa asnjë debat, pa asnjë kontestim çdo vendim që do të vijë nga kjo bashki lidhur me ndihmat ekonomike, njerëzit në nevojë dhe larg qoftë emergjencat humanitare. Në këtë pikëpamje për sa na përket mund të mblidhemi dhe ta votojmë në bllok pikën e parë, dhënien e ndihmës ekonomike, pagesën e invalidëve, kompensimin e energjisë elektrike, familjeve përfituese nga fondi i ndihmës ekonomike, listën e studentëve, bonusin e strehimit, dhe subvencione të bonusit të kredisë, dhe akte të tjera që kanë lidhje me ndihmën e familjeve në nevojë.

Nga ky moment mund të mblidheni dhe ne jemi të gatshëm t’ju japim votën kur ju paraqisni ndihma të tilla. Pas këtij momenti grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë as në debat, nuk do të njohë as një votim që bazohet me votat e një maxhorance të manipuluar.

Çdo vendim nga korriku 2017 dhe në vijim që ju do ta ndërmerrni nga këto 6 mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës, do t’ua padisim po në gjykatë për të zhvlerësuar se janë vendime të paligjshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës