PD e Berishës kërkesë për ngritje Komisioni Hetimor: Të verfikohen shpenzimet e udhëtimeve me charter të Edi Ramës

TIRANË- Rithemelimi i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet, sipas tyre të kryeministrit Edi Rama me charter. PD e Sali Berishës kërkon që të verifikohet ligjshmëria e shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të kryeministrit në detyre nga data 10 shtator 2013 deri më 31 tetor 2022. Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor është depozituar në Kuvend nga 36 deputetë. Sipas Rithemelimit kryeministri rezulton se ka udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit "charter".

‘Partia Demokratike depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës. 36 Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor "Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022".

Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse. "Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit "charter", pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion "charter". Shifra e 137 udhëtimeve "charter" është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan "Air Force One".

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kryeministri, duke bërë publike mjaft shembuj konkretë të këtyre abuzimeve. Gjithashtu media investigative ka publikuar mjaft të dhëna dhe detaje rreth udhëtimeve jashtë shtetit të Kryeministrit.’- njofton PD.

Vetë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve me udhëtime me charter. Rama bëri një krahasim të një udhëtimi të tij në vitin 2021, me një udhëtim të Sali Berishës në kohën kur ishte kryeministër në vitin 2010. Rama tha se kostoja e udhëtimit të Berishës është katër herë më e madhe krahasuar me udhëtimin e Ramës. Kreu i qeverisë theksoi se udhëtimi i tij ka kushtuar 650 mijë lekë të vjetra, ndërsa një udhëtim i Berishës 2 milionë e 500 mijë të vjetra.

Përgjigja e kryeministrit Rama erdhi pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 21/12/2022 18:37

    Si nuk pushuat njehere se llomotituri o gra te kqija

    Përgjigju
  • Besi: 21/12/2022 18:36

    Ska me ca kapet me sali viktima e fillon me keto histori

    Përgjigju
  • Kevi: 21/12/2022 18:27

    Shif shpenzimet e tua mor maskara qe je per burg

    Përgjigju
  • Goni: 21/12/2022 18:27

    Po ca ju duhet juve kjo gje mor idiote

    Përgjigju
  • Broker: 21/12/2022 17:28

    Po te tuat do i hetosh ndonjehere o pleher?

    Përgjigju
  • Ani: 21/12/2022 16:51

    Sali me verte rama ka levizur ne te gjithe europen ama ka punuar po te ti shohim njeher ty se ku i ke cuar ato leket qe gjasme ke levizur nga vendi se ske shkuar askund

    Përgjigju
  • Dori: 21/12/2022 16:16

    PD ka marr fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025