PD fton forcat e tjera të opozitës: Të shkojmë me një draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike i ka bërë ftesë grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës si dhe forcave të tjera opozitare që të bëhen bashkë dhe të shkojmë me një draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se ata janë të hapur që të ulen dhe të diskutojnë dhe nëse gjendet mundësia

‘Ne mund të ulemi në mënyrë qytetare të gjejmë fjalën të dialogojmë dhe të shkojmë në një propozim të unifikuar qeveritar. Më shumë sesa debat bosh, se kush do të ulet në një karrige a në një tjetër ajo që i intereson opozitës është përmbajta, sesi opozita do të arrijë produkti i reformës zgjedhore, jo si e ka emrin kryetari i opozitës. Unë jam përgjegjës për mendimet e mia për atë që unë them dhe e garantoj. Duhet të qëndrojnë në mënyrë lujale të gjitha palët këtij drafti.

Jemi të hapur të ulemi të diskutojmë dhe nëse gjejmë mundësinë të shkojmë me një draft të unifikuar. Për të shkuar të një konsensus duhet debati dhe arsyeja. Ne kemi shanse për të arritur diçka që është në  interes jetik. Ne si opozitë jemi të parët të interesuar që të kemi një reformë të re zgjedhore. Devijimi i sherrit i grindjes aq me pak i bllokimeve është irracional. Mazhoranca është i painteresuar në thelb ta ndryshojë këtë kod zgjedhore. Pse do ta ndryshojë Rama këtë kod zgjedhor. Janë të ftuar në çdo orë në çdo sekont. Të shkojmë më shpresë se mund të prodhohet me një draft të unifikuar.’- tha Çollaku.

Sa i takon kërkesës së Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Çollaku tha për gazetarin Arbër Hitaj, se kjo është një kërkesë e paligjshme.

'Në listën e Bardhit, s’ka asnjë përfaqësues zyrtar të PD-së. Është e paligjshme, antikushtetuese dhe provokim i panevojshëm ajo që po ndodh. Nëse ikën Albieaj, asgjësohet përfaqësimi PD-së.’- tha Çollaku.

Nga ana tjetër deputeti socialist Petro Koçi tha se për disa çështje ka konsensus, por sa i përket sistemit ka vend për diskutim.

‘Për çështje të tjera ka konsensus, po sa i përket sistemit ka vend për diskutim. Gjykoj se në këtë sistem që jemi sot, listat e hapura rikthen sistemin në një lloj ‘de facto’ mazhoritar. E me listat e hapura rritet mundësia për korrupsion.’- tha Koçi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!