Protesta sot pasdite/ PD njoftoi bllokim të qarkullimit, policia i paralajmëron: Vepër penale, organizatorët do mbajnë përgjegjësi

Protesta sot pasdite/ PD njoftoi bllokim të qarkullimit, policia i paralajmëron: Vepër penale, organizatorët do mbajnë përgjegjësi

Protestë e PD-së para parlamentit

TIRANË - Sot PD dhe opozita do të jenë në protestë në rrugët e Tiranës në kuadër të mosbindjes civile.

Kjo protestë u lajmërua më herët nga Berisha pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila quajti të ligjshëm masën e parë të GJKKO me detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit.

Pritet që  drejtuesit dhe PD dhe deputetët e kësaj partie të ndahen në pika të ndryshme të kryeqytetit, ashtu siç ishte skenari me protestën e fundit kombëtare ku u ndanë në rrethrrotullime të ndryshme të vendit duke bllokuar qarkullimin.

Me anë të një njoftimi policia e Tiranës bën me dije se ka njoftuar sekretarin e PD-së Flamur Noka se bllokimi i qarkullimit të lirë dhe transportit publik dhe privat përbën vepër penale dhe se organizatorët do të mbajën përgjegjësi administrative dhe penale. 

'Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat. 

Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës  a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.', njofton DVP Tiranë.

Më tej policia thotë se do merren masa që në rast bllokimi, qarkullimi të devijojë.

'Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.'

Kujtojmë këtu edhe protestën e para një jave teksa në Kuvend miratohej projekt buxheti i vitit 2025, ku pak njerëz u mblodhën para parlamentit dhe u mbyll pa shumë bujë. 

Protesta do jetë e përqendruar tek bashkia e Tiranës, e më pas për të vijuar tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, sheshi Ëilson dhe Pallati me Shigjeta.

Plani i PD për protestën e 26 nëntorit, pikat e bllokimit dhe deputetët:
1-Bashkia 
Degët 7, 9, 10 dhe 14
Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa
2-Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” 
Deget 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
3-“Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia 
Degët 1, 2, 3, 4,  Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
4-“Sheshi Ëillson”
Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi, 
5-Pallati me Shigjeta
Degët 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër 
Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:14
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale

1728401268_politikaneprotestekr.jpg

Policia e Tiranë informon lidhur me protestën që pritet të mbajë sot PD dhe opozita në disa prej rrugëve të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00 deri në 20:00.

Bëhet me dije se DVP e Tiranës ka informuar PD dhe sekretarin e saj Flamur Noka se pengimi i qarkullimit në disa pika të Tiranës siç është plani i PD-së cenon të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve dhe pengon qarkullimindhe transportin publik dhe privat.

Bllokimi i rrugëve thotë policia, është vepër penale dhe në kundërshtim me ligjin për të cilin mban përgjegjësi organizatorët e protestës. Më tej policia shton se në rast bllokimi qarkullimi i mjeteve do të devijojë në rrugë alternative. 

Njoftimi i DVP Tiranë:

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.          

Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat. 

Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës  a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. 

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.   

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver