Opozita 3 orë mosbindje civile, ndalin qarkullimin në 6 akse nacionale e djegin goma! Deputetët e PD bllokojnë Kthesën e Kamzës me makina luksoze! Noka: Duam qeveri teknike

Tirane-   Ka zgjatur 3 orë mosbindja civile e opozitës sot pasdite (29 tetor) . E nisur prej orës 17:00 deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe nga grupe militantësh u vendosën në 6 rrethrrotullime kryesore të vendit për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në akset nacionale.

Skenari, ishte pjesë e aksionit të mosbindjes civile, pas të cilit janë plotësimi i kërkesave për lirimin nga masa e 'arresit shtëpiak' të kreut të tyre Sali Berisha dhe qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e ardhshme.

Protesta u mbajtën në kryqëzime nevralgjike për vendin, si tek Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimi i Milotit, rrethrrotullimi i Shkozetit, rrethrrotullimi i Bradasheshit, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan me qëllim bllokimin e lëvizjes së makinave dhe krijimin e trafikut. Por, plani i opozitës dështoi sepse policia kishte marrë masa për orientimin e shoferëve nëpër akse të tjera dytësore.

„Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi. Nuk merret leje as ligjërisht. E keqja është në derë të gjithëve. Kemi bllokim për 3 orë,' tha Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Golemit.  

Plani nisi me bllokimin e lëvizjes tek kthesa e Kamzës, jë nga portat hyrëse kryesore që lidh Tiranën me Shqipërinë e Veriut. Deputetët vunë në dispozicion makinat e tyre luksoze për të bllokuar rrugën. Kështu bëri dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i cili përdori Range Roverin për bllokadë, por qarkullimi ndaloi para se demokratët të nisnin protestën

Në disa momente, - pas dy orëve protestë- Flamur Noka dhe disa deputetë të PD-së u përpoqën të krijonin tension e përplasje me policinë e cila ishte afruar duke krijuar një kordon. Por në asnjë moment efektivët nuk ranë pre e kërcënimeve apo provokimeve të tyre. 

"Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare. Ne nuk tërhiqemi! " tha Flamur Noka.

Tek Kthesa e Kamzës pati dhe djegie gomash dhe iu vu flaka disa koshave të mbeturinave.

Prosteta zgjati 3 orë dhe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, duke bllokuar aksin Durrës- Fier që në orën 17:00.  Policia bëri thirrje për lirimin e qarkullimit rrugor, por protestuesit nuk reaguan. Ndërkohë pati përplasje me qytetarë të cilët kërkonin që rruga të hapej.

 Në Elbasan përfaqësues të opozitës nga Korça e Elbasani bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit. Aksi nuk lejoi mundësinë policisë të devijojë trafikun në akse të tjera dhe kështu autostrada Tiranë – Elbasan dhe anasjelltas u bllokua duke krijuar trafik kilometrik në të dyja anët. Pas 2 orësh  u desht ndërhyrja e FNSH-së e policisë së Elbasanit për të shpërndarë protestuesit.

Në rrethrrotullimin e Shkozetit protesta vijoji pa incidente me përjashtim të djegies së disa gomave. Për 3 orë u bllokua lëvizja e makinave në autostradën Tiranë – Durrës, ndërsa protesta u mbikqyr nga një numër i madh forcash policie.

Tek rrethrrotullimi i Milotit disa protestues zgjodhën të protestojnë duke u ulur në mes të rrugës, apo djegie të shkurreve apo dhe gomave. Pati dhe nga ata protestues që u ulën në mes të rrugës me shishe me raki, bukë e djath, për të bllokuar lëvizjen. 

Edhe në rrethorrutullimin e Levanit protesta vijoi e qetë. Policia mori masa që makiant që vinin nga jugu të kaloni në një rrugë dytësore.

Bllokime të plota rrugësh dhe radhë kilometrike u reflektuan më problematike në Elbasan dhe në Tiranë, ku nuk bën pjesë rrugët dytësore që u policia i orientoi qytetarët e tjerë të bllokuar në 4 kryqëzimet e tjera. 

Nga pamjet me dron të siguruara nga Report Tv tek Kthesa e Kamzës, pjesëmarrja nuk dukej e madhe. Edhe në Lezhë, gazetari i Report Tv informon se pjesëmarrja është më e vogël në krahasim me protestat e tjera.  Autostrada Tiranë-Durrës e boshatisur dhe zonat e Astirit dhe Lapraka ishin imazhe që nuk shiheshin që në kohën e COVID.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu bashkua protestës së opozitës tek Kthesa e Kamzës, pikërisht në vendin ku u arrestua Ilir Meta. Këtij të fundit ia kushtoi prononcimin për mediat, duke thënë se Meta u rrëmbye në mënyrë terroriste. Blushi sulmoi edhe prokurorët duke i quajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë të opozitarizmit dhe demokracisë.

 Ndodhemi në një vend krimi, të shpallur të tillë me katin terrorist të rrëmbimit të Metës, nga një grup banditësh, në përbërje të së cilës ka patur elementë të lidhur me bandat kriminale të Durrësit dhe Shkodrës, tha Blushi.

 E gjithë protesta u mbyll në orën 20:00, pa një orientim të qartë se kush do të jetë hapi i radhës, që sigurisht që do të konsultohet me kryetarin e PD-së që ndodhet në arrest shtëpie.

Protestuesit u shpërndanë pa qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë ndërsa demokratët përsëritën kërkesën

 "Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do tu njoftojmë për hapat e radhës, kthim pas nuk ka", tha Noka. 

Pas përfundimit të protestës, në Elbasan 21 protestues u shoqëruan në Komisariat pasi u bënë pjesë e bllokimit të aksit rrugor në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se në kryeqytet do të merren në hetim pronarët e makinave që bllokuan rrugën dhe paralizuan qarkullimin e makinave.

Grupet e xhirimit të Report Tv dhe Shqiptarja.com ishin të shpërndarë në të gjitha pikat ku u mbajt protesta për të përcjellë në kohë reale të gjitha zhvillimet. Report Tv dhe Shqiptarja.com ndoqën protestën në kohë reale me një transmetim maratonë për gjatë 3 orëve të saj.

Kjo është protesta e dytë e opozitës e organizuar brend tetorit në kuadër të asaj që e quan 'mosbindja civile' të nisura pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, ndërsa më 20 tetor 2024 u arrestua dhe ndodhet në 'arrest me burg'  kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për 3 akuza,mes tyre ajo e korrupsionit.

Bllokimi i akseve nga PD
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan

Shenim: Ndiqni te gjitha lajmet ne zhvillim te renditura sipas kohes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Protesta e opozitës/ Bllokuan qarkullimin e mjeteve në Tiranë, në hetim pronarët e makinave

1730218658_nokamakina.jpg

Foto: Makina e Flamur Nokës

Teksa në Elbasan 21 protestues u shoqëruan në Komisariat, burime për Report Tv bëjnë me dije se në kryeqytet do të merren në hetim pronarët e makinave që bllokuan rrugën dhe paralizuan qarkullimin e makinave.

Protesta e opozitës nisi në orën 17:00 të pasdites dhe u mbyll në 20:00. Deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe grupe militantësh u vendosën në rrethrrotullime kryesore të vendit.

Ora 21:07
Protesta e opozitës/ Shoqërohen 21 protestues në Elbasan, një grup mbështetësish mblidhen para Komisariatit

 

21 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas protestës që mbështësit e PD bënë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv një grup protestuesish kanë dalë kundra këtij vendimi të policisë duke qëndruar para Komisariatit.

“S’guxon njeri të protestoj, se i fusni në burg”, ka thënë një nga qytetaret që ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua pasditen e sotme.

Ora 20:34
Pasi hëngri e piu në mes të rrugës, protestuesi i opozitës i indinjuar: Rama na ka përçarë, kena shku për...! (VIDEO)

Protestuesi i opozitës që u bë viral mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Milotit, teksa u ul këmbëkryq në asfalt dhe shtroi bukën me djathë e shishen e rakisë, shprehu edhe revoltën e tij ndaj kësaj qeverie.

Teksa u pyet pak pasi kishte konsumuar 'vaktin e protestës' pran një zjarri si 'oxhak' me dru, ai dha një prononcim për Report TV, ku në fund të fjalimit kujtoi se kjo qeveri "na ka ndarë dhe përçarë, kena shku për l*sh!".

I pyetur pse me bukë me vete në protestë ai tha:

"Shqiptari s'e ka ndarë trastën e bukës. Bukë në luftë kundra armikut. Me bukë e pa bukë ne do luftojmë kundra sistemit të Edi Ramës. E të hedhim qeverinë e Edi Ramës, të mblidhemi si vllazën të gjithë, me fëmijë, si njerëz. vendi i parë në botë që kena luftë fetare. Sot na ka përça, vëlla me vëlla, burrë e gru, nënë e bij, e kena shku për l*sh!".

Ora 20:19
Blushi nga protesta: Narko-drejtësi, regjimi kriminal ka arrestuar dy drejtuesit e opozitës

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga protesta e opozitës sulmoi drejtësinë, ndërsa tha se regjimi kriminal ka arrestuar dy drejtuesit e opozitës, Metën dhe Berishën. Blushi tha se qeveria po qëndron në këmbë falë një narko-drejtësie.

"Nga ky vend krimi, ku vetëm një javë më parë u rrëmbye në mënyrë kriminale terroriste president i Partisë së Lirisë, qindra shqiptarë në mbarë vendin, i dhanë mesazh të qartë këtij narko-shteti që qëndron në këmbë falë një narko-drejtësie, se fundi i tij është shumë afër. Sot shqiptarët e ndershëm dhe patriotë me opozitën e vërtetë në ballë treguan qartazi se janë zot të fateve të vendit, të së ardhmes së Shqipërisë dhe se kjo përballje do përshkallëzohet edhe më tej deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që ka ndaluar politikisht dy drejtuesit kryesor të opozitës, por ta harrojë se mund të marrë peng një popull të tërë, një komb të tërë, që sot e dha mesazhin qartë se përballja me këtë regjim do jetë pa mëshirë, dhëmb për dhëmb dhe do garantojë një të ardhme dhe do hapë një kapitull të ri për Shqipërinë", tha Blushi. 

Ora 20:09
Përfundon protesta në rrethrrotullimin e Levanit, deputetët demokratë: Qeveri teknike! Të lirohet Berisha

 

Është mbyllur pa tensione protesta në rrethrrotullimin e Levanit.

Në mbyllje të protestës në një deklaratë për mediat deputeti i PD Luan Baçi dhe Tritan Shehu u shprehën se protestat do të vazhdojnë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe lirimin e Sali Berishës.

“Zhvilluam protestë masive dhe të fuqishme për  bllokimin e korrupsionit dhe jo për bllokimin e qytetarëve. Qytetarët ndaluan në rrugë dhe nuk u bllokuan, po iu bashkuan protëstës. Mosbindja civile do të vijojë edhe në vijim. Ne duam qeveri teknike për zgjidhje të lira dhe të ndershme, lirimin e Berishës dhe fitore të PD në zgjedhjet e 2025”, tha Luan Baçi.

‘Hapi i radhës do jenë protesta të tjera, ndaj këtij regjimi të korruptuar që mban të burgosur politik Berishën dhe po e boshatis vendin. Protestat do të jenë nga të gjitha llojet dhe kjo protestë pati një efekt të jashtëzakonshëm”, tha Tritan Shehu.

Ora 20:08
Mbyllet protesta edhe te rrethrrotullimi i Milotit, hapet rruga që lidh 3 qarqe, largohen mbështetësit e opozitës

 

Mbyllet protesta e opozitës edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Protestuesit kishin isur të largoheshin që pas orës 19:00, teksa u vu re pjesëmarrja e ulët e mbështetësve.

Hapet aksi kombëtar që lidh nyjet kryesore të veriut.

Qytetarë nga të tri qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës u mblodhën duke bllokuar aksin kombëtar në dy krahët dhe ndezur zjarre me goma dhe dru.

U bllokua qarkullimi i mjeteve për tre orë, por Policia i kishte marrë masat, duke orientuar drejtuesit për qarkullim në aksin e vjetër, duke shmangur fluksin e trafikut.

Ora 20:07
Përfundon protesta edhe në Rrogozhinë, Nallbati: Nuk donim të bezdisnim qytetarët! Më mirë 3 orë në trafik sesa të të nxjerrin zvarrë nga shtëpia

 

Përfundon mosbindja civile pas 3 orësh edhe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Deputetët e PD-së dhanë një prononcim për mediat ku kishin një mesazh edhe për ata qytetarë që ngelën sot në trafik për shkak të bllokimit të akseve nga opozita.

Nallbati: Edhe pse ishte një gjest i paralajmëruar. Dua të them që synimi ynë nuk është të bezdis qytetarët por një akt në kuadër të mosbindjes civile për atë që ndodh prej 12 vjetësh me këtë qeveri të lidhur me bandat. Më mirë të ngelesh disa orë në trafik sesa të tërheqin zvarrë nga shtëpia. Më mirë të ngelesh në trafik se sa të ikin fëmijë dhe të ngelet shtëpia bosh si po ngelet çdo ditë. Më mirë të ngelesh 3 orë në trafik se s atë vjedhësh çdo ditë. Në aksionet e radhës edhe këta qytetarët të bashkohen për të thënë mjaft një shteti që nuk njeh kushtetutën. Ku përdhoset kushtetuta dhe nuk ka garanci për jetën dhe pronën. Shihemi në tubimet e radhës.

Sula: Qytetarët duhet të mirëkuptojnë të gjithë qytetarët që protestuan sot, nuk e bëjmë për veten tonë por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Këtu quhej hambari i Shqipërisë, zonë bujqësore, tashmë e dinë të gjithë që fondet e AZHBR nuk shkojnë tek blegtorët por tek ato që i vjedhin.

Ora 19:59
Përfundon protesta e opozitës, Flamur Noka: Qeveria teknike e vetmja zgjidhje, narko-qeveria në panik

 

Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një prononcim për mediat tha se mosbindja civile do të vijojë dhe se e vetmja zgjidhje është qeveria teknike. Noka nuk dha detaje se si do të vijojë aksioni i opozitës. 

"Falënderoj të gjithë të rinjtë reja, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës në këtë hap të madh të mosbindjes civile sot. Falënderoj edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që shmangën, bënë gjithçka që të shmangin përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre duke qëndruar në shtëpi. Sot ka qenë ditë e zezë për bandat e pushtetit. Ata kanë sjellë narko qeverinë në çdo kryqëzim që të intimidojnë opozitën, por s’kanë treguar asnjë tjetër veçse janë në panik dhe mosbindje civile ka filluar të japë frytet e veta. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do tu njoftojmë për hapat e radhës, kthim pas nuk ka", tha Noka. 

Ora 19:55
Përfundon bllokimi i aksit në Shkozet, Edi Paloka: Mirupafshim në aksionin e radhës!

 

Në rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës ka përfunduar protesta e sotme e mosbindjes civile të PD-së dhe opozitës.

Qarkullimi i mjeteve tashmë është i lirë pas 3 orësh bllokim.

Në përfundim të mosbindjes civile, deputeti i PD-së Edi Paloka u shpreh telegrafikisht se do shiheni në protestën e radhës.

'Mirupafshim në aksioni e radhës. Qëllimi që kishim ja arritëm, rruga u bllokua, ky ishte qëllimi', tha Paloka.

Ora 19:50
Tedi Blushi i bashkohet protestës dhe sulmon drejtësinë: Prokurorë mercenarë! Meta u rrëmbye nga një grup banditësh

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu bashkua protestës së opozitës tek Kthesa e Kamzës, pikërisht në vendin ku u arrestua Ili Meta. Këtij të fundit ia kushtoi prononcimin për mediat, duke thënë se Meta u rrëmbye në mënyrë terroriste. Blushi sulmoi edhe prokurorët duke i quajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë të opozitarizmit dhe demokracisë.

“U rrëmbye në mënyrë terroriste dhe të paligjshme nga këta banditë me dhe pa uniformë. Të mos provokojnë këtë protestë parësorë, sepse këta qytetarë do detyrohen nga këtu të shkojnë në Surrel, në shtëpinë e Edi Ramës, në shtëpinë e Erion Velisë, për t’iu dhënë ndëshkimin që meritojnë këta banditë.

Rrëmbejnë në mes të ditë ish-kryeministrin, ish-kryetarin, ish-presidentin. Kanë dalë këtu për të provokuar dhe rrëmbyer këta qytetarë paqësorë që janë më të vendosur se kurrë për tu ballafaquar dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim, qytetarët patriotë nuk tremben nga kjo strukturë kriminale, që sot duhej të ishte në Durrës, Elbasan e Shkodër për të arrestuar bandat e Edi Ramës. Ndodhemi në një vend krimi, të shpallur të tillë me katin terrorist të rrëmbimit të Metës, nga një grup banditësh, në përbërje të së cilës ka patur elementë të lidhur me bandat kriminale të Durrësit dhe Shkodrës.

Ta harrojë Edi Rama se me të tilla provokime ndaj protestuesve paqësor, që nuk kanë hedhur asnjë gur, nuk është gjë tjetër veçse një tregim force që regjimi që ndodhet në gramat e fundit po përpiqet t’u demonstrojë qytetarëve. Prokurorët mercenarë që sot janë kthyer në vrasës me pagesë të opozitarizimit dhe demokracisë”, tha Blushi.

Ora 19:31
Bllokimi tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës, largohet një pjesë e qytetarëve

1730226725_aksiirrogozhines.JPG

Rrethrrotullimi i Rrogozhinës vijon të jetë ende i bllokuar, edhe pse një pjesë e protestuesve janë larguar.

Një numër i vogël qytetarësh qëndrojnë ende duke mbajtur të bllokuar akset. Sakaq, situata duket e qetë.

Protesta nisi në orën 17:00 në disa prej rrethrrotullimeve të vendit, ndërsa leja në polici është marrë deri në orën 20:00.

Ora 19:28
Tkurren protestuesit te rrethrrotullimi i Milotit, nisin të largohen! Qytetarët: Protestojmë për vjedhjet e qeverisë dhe arrestimin e Sali Berishës!

 

Një nga protestuesit në Milot, duke folur për Report TV

Tkurret protesta e opozitës në rrethrrotullimin e Milotit. Pasi kanë kaluar dy orë nga grumbullimi, bllokimi i aksit në të dy krahët, duke krijuar trafik, si dhe djegien e gomave në rrugë, qytetarët kanë nisur të largohen pas orës 19:15.

Pjesëmarrja e pakët në këtë zonë u vu re që në nisje të saj.

"Jam nga Mirdita, kam ardhur të protestoj për vjedhjet e qeverisë, për arrestimin e Sali Berishës dhe trajtimin e demokratëve, qeveria lufton demokratët si në kohën e komunizmit para 90-ës", tha një protestues.

Një tjetër akuzoi qeverinë për mashtrime dhe kryeministrin Edi Rama se po persekuton opozitën.

"Ky ka për ta kaluar Shqipërinë si Arabi", u shpreh qytetari.

Ora 19:24
Protestuesit djegin goma e kazanët e plehrave te Kthesa e Kamzës

 

Protestuesit kanë djegur goma edhe në protestën tek Kthesa e Kamzës në Tiranë. Përveç gomave, protestuesit i vunë flakën edhe kazanëve të plehrave.

Ora 19:22
Policia u bëri thirrje protestuesve të lirojnë rrugët, çfarë parashikon Kodi Penal për bllokimin e qarkullimit

Foto: Neni 293 i Kodit Penal

Efektivë të Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët, në mënyrë që të vijojë normalisht normalisht qarkullimi i mjeteve, pasi bllokimi i mjeteve dënohen me ligj.

Megjithatë, pavarësisht apelit të Policisë së Shtetit, deputetët e opozitës që qëndrojnë në krye të mosbindjes civile, janë shprehur se ata nuk i binden "regjimit".

Po çfarë parashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?

Kodi Penal, konkretisht Neni 293 "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikon që bllokimi i rrugëve dhe qarkullimit të mjeteve të kategorive të ndryshme dënohet me gjobë deri në tre vite burg.

"Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet", thotë ligji.

Ora 19:18
'O qelbësira', protestuesit përplasen me policinë edhe në Elbasan! Hapet rruga për qarkullim

 

Momente tensioni pati edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit u përplasen me Policinë.

“O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp”, janë fjalët me të cilat protestuesit demokratë i drejtohen efektivëve, teksa u kërkojnë të largohen.

Nga ana tjetër, policët pas rreth dy orësh protestë hapën rrugën për qarkullim. 

Ora 19:06
Dogjani thirrje policëve: Largohuni, në 20:00 do lirojmë rrugët! Protestojmë edhe për ju, drejtoheni nga banditë

 

Deputeti i PD, Asllan Dogjani u ka kërkuar policëve që të largohen nga protesta te Kthesa e Kazmës. Dogjani thotë se në 20:00 do lirojnë qarkullimin, pasi lejen e kanë marrë për 3 orë.

Ne protestojmë për të drejtat tona. Edhe për ju protestojmë, drejtoheni nga banditë. Nuk keni punë me policët, ju lutem shtyhuni me andej na lini në punën tonë. Sapo të shkojë ora 8 do ikim vetë.

Ora 19:01
Tensione në protestë, Flamur Noka përplaset fizikisht me policët: Largohuni

 

Flamur Noka është përplasur fizikisht me policët në protestën te Kthesa e Kazmës. Forcat e FNSH janë në gatishmëri për liruar qarkullimin, por deputetët e PD kërkojnë që të largohen. 

Ora 18:50
FNSH në gatishmëri të Kthesa e Kamzës, Noka kërcënon policët: Largohuni banditë, s'do gjeni vend ku të futeni

FNSH është në gatishmëri në protestën te Kthesa e Kamzës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi largimin e forcave të policisë, me tone kërcënuese, duke i quajtur banditë. Madje, Noka i kërcënoi duke u thënë se nëse nuk largohen nuk do gjejnë vend ku të futen. 

"I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale, të tërheq narko policinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni do jetë Surreli. Çdo provokim do ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit asnjë rrugë tjetër nuk ka, largoni narko policët, këta banditë.  

Drejtori juaj është i emëruar nga krimi i organizuar. A ka turp më të madh. Jemi paqësorë
Drejtor largo policinë se nuk do të gjeni vend të hyni pastaj.

Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë." tha Noka. 

Ora 18:41
Protesta tek rrethrrotullimi i Levanit, deputetët e PD: Mosbindja civile do të përshkallëzohet

 

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo, në një prononcim për media, nga rrethrrotullimi i Levanit u shpreh se aksioni opozitar do të vijojë.

Ndërkohë, në një zë me Bozdon ka qenë edhe deputeti i PD Kasëm Mahmutaj, i cili tha se mosbindja civile do të përshkallëzohet më tej.

“Ju e keni parë që Shqipëria është e paralizuar prej aksionit opozitar. Këtu nuk janë vetëm strukturat e PD, por edhe shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes tonë për të protestuar. Ky është një aksion që duhet marr hap pas hapi, do të ketë një hap tjetër të radhës. Zgjedhjet e 2025 ose do të sjellin një Shqipëri normale ose një Shqipëri të shbërë”, tha Bozdo.

“Nuk është se kemi bërë ndonjë protestë për të penguar qytetarët, por jemi për të sensibilizuar opinion publik që po jetojnë në ditë të vështira. Parlamenti është kthyer në një parlament toksik dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse të reagojmë me protesta. Kjo është protestë e organizuar nga lëvizja e qytetarëve dhe është një mosbindje civile nga qyterarët dhe do të përshkallëzohet më tej ”, tha Mahmutaj.

Ora 18:35
Protestë së PD i bashkohet Nard Ndoka e Vangjel Dule! Te Kthesa Kamzës edhe anëtarët PL  

Protestës së thirrur nga Partia Demokratike i janë bashkuar edhe aleatët Nard Ndoka e Vangjel Dule. 

Ndërkohë, në protestën te Kthesa e Kazmës, u panë edhe anëtarët e PL, Tedi Blushi, Petrit Vasili, Silva Caka, Kejdi Mehmetaj, Erisa Xhixho dhe Besnik Jakaj.

Ora 18:29
Një protestues flet te Kthesa e Kamzës: Qeveri teknike, Rama ik! Reforma në drejtësi ka dështuar

 

Një protestues ka folur nga protesta te Kthesa e Kamzës. Me megafon ai përsëriti kërkesën e PD për qeveri teknike.

“Rama ik, Rama ik. A jeni të vendosur apo jo?24 mln euro vetëm charter-at e Ramës, ndërkohë pensionistët vuajnë për bukën e gojës, vdesin se s’kanë lekë për ilaçe. Qeveri Teknike, qeveri teknike. Reforma në drejtësi ka dështuar, SKAP-i është i kapur. Poshtë Edi Rama”, tha protestuesi.

Ora 18:27
Vijon djegia e gomave në rrethrrotullimin e Shkozetit

 

Vijon djegia e gomave në rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës, teksa opozita po vijon aktin e dytë të mosbindjes civile pas atij të parit më 7 tetor në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa një prej protestuesve i vë flakën gomave.

Sakaq, një prej akseve të rrugës është liruar, ndërsa protesta ka nisur në 17:00.

Ora 18:25
Rrethrrotullimi i Milotit, nis djegia e gomave! Nuk mungon as 'oxhaku me dru' në mes të asfaltit, protestuesi duke ngrënë dhe pirë: Rama ik, kriminel!

Protesta e Milotit është përshkallëzuar në djegie gomash në rrugën kryesore, teksa aksi është i bllokuar në të dy krahët nga mbështetësit e opozitës. Por ajo që ra në sy është zjarri me dru i ndezur në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht aty ku një prej protestuesve shtroi gazetën dhe bukën me djath e raki.

Pranë tij një "oxhak" zjarri në asfalt me dru dhe ai që bën thirrje për largimin e "Qeverisë Rama". "Duhet të zhduken Edi Rama dhe Partia Socialiste, janë kriminelë. Njerëzit e mirë, të tjerët, janë vëllazën me njëri-tjetrin, socialistë dhe demokratë", shprehet ai, teksa më tej dëgjohet një tjetër që i thotë "të lumtë goja", por nuk munguan as thirrjet "Rama ik!".

Ora 18:21
Edi Paloka: Nuk kemi qëllim veçse bllokimin! Mesazh ndërkombëtarëve, nuk pranojmë kompromisin tuaj! Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet

 

Nga Shkozeti ku kryeson mosbindjen civile të PD-së, deputeti Edi Paloka thekson për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën.

'Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt.

Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj  policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë.'

Sakaq, me këtë protestë Paloka vijon më tej duke thënë se PD do ti jap dhe një mesazh ndërkombëtarëve se nuk pajtohet me ta dhe qëndrimet e tyre për stabilitet.

'Nuk vjedhin vetëm opozitën Rama me Ballukun por të gjithë shqiptarët. Nuk është betejë e opozitës. Nëse shqiptarët nuk i thonë të keqes Ndal, e kemi tek dera e shtëpisë. Mendoj se ka dhe qytetarë që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Edhe socialistët duhet të jenë këtu. E keqja është në derë të gjithëve. Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi. Për ata që duan të shohin dhe të dëgjojnë. Edhe për ata që e kanë lënë Shqipërinë në periferi, e kam edhe me ndërkombëtarët. Po u tregojmë që nuk e pranojmë këtë kompromis. Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet. Kemi bllokim për 3 orë.'

Ora 18:16
Albana Vokshi kryeson protestën e Tiranës, kërkon bllokimin e rrugës me makina te sheshi 'Shqiponja'

1730221980_albanavokshi.jpg

Albana Vokshi orienton protestuesit të bllokojnë rrugën me makina te sheshi 'Shqiponja'

Prej orës 17:00 opozita po proteston dhe ka bllokuar disa rrethrrotullime aksesh kombëtare, nyje lidhëse mes qarqeve në vend.

Në Tiranë, tek sheshi “Shqiponja", në krye të mbështetësve ishte edhe deputetja demokrate Albana Vokshi.

Ajo u pa teksa udhëzonte grupin e protestuesve, që të vinin makinat në rrugë, për ta bllokuar atë. Një akt të tillë e kishte bërë edhe kolegu i saj, Flamur Noka, që parkoi fuoristradën e tij 200 mijë euro në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Ora 18:12
Protestuesi nga rrethrrotullimi i Levanit: Do ngrihemi në dritë dhe në errësirë! Duhet të kishte më shumë pjesëmarrës

 

Protesta në rrethrrotullimin e Levanit, e cila ka nisur prej orës 17: 00 vijon në errësirë.

Një një prononcim për Report Tv, një protestues shprehet se ata do të vijojnë që të protestojnë edhe në errësirë edhe në dritë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndërsa, një tjetër protestues shprehet se duhet që të kishte më shumë pjesëmarrës që duhet ti bashkoheshin protestës së sotme. 

“Kemi ardhur për të protestuar për të drejtat tona, ne do bëjmë protesta me dritë dhe pa dritë”, tha ai

‘Më shumë pjesmarrës duhet që të kishte, se ka shumë që janë të pakënaqur, po kanë edhe frikë se ai po fute edhe deputetët në burg për një fjalë, jo më ne. Kam ardhur nga Kuçova dhe Rama duhet që të jap dorëheqjen’, tha një tjetër.

Ora 18:08
VIDEO/Protesta e opozitës, digjen goma dhe në hyrje të autostradës në Fushë Milot

 

Protestuesit janë zhvendosur në hyrje të autostradës në Fushe Milot ku i kanë vënë flakën disa gomave

 

Ora 18:06
Protesta e opozitës/ Aksi rrugor Tiranë-Elbasan prej një ore i bllokuar, qytetari: Vetëm në Shqipëri ndodhin këto bllokime! Eshtë e paligjshme

Vijon protesta e opozitës e cilësuar si mosbindje civile. Gazetari i Report Tv bën me dije se të gjitha segmentet që lidhin Elbasanin me Tiranën qarkullimi është paralizuar. Ndërkohë qytetarët shprehen se njerëzit le të protestojnë, por jo të bllokojnë rrugën se është e paligjshme.

“Jemi të shqetësuar. E kishim informacionin, por menduam se do të ecte (qarkullimi). Ata të protestojnë,  por jo në këtë mënyrë që të na bllokojnë rrugën. Ne punojmë gjithë ditën dhe të vonohemi edhe tre orë për të ikur në shtëpi, s'më duken normale”, u shpreh një qytetar teksa prite për të dalë nga trafiku i krijuar.

“Këto gjëra s' duhet të lejohen, janë të jashtëligjshme. Vetëm në Shqipëri ndodhin këto gjëra. Sa kam dal nga puna, rri tani 3 orë këtu” u shpreh një qytetar tjetër.

Ndërkohë një qytetar tjetër i cili kishte ardhur nga Maqedonia shprehet se nëse do ishte informuar për këtë protestë nuk do të kishte ardhur në vendin tonë.

"Ta kisha ditur, nuk e kisha luajtur këmbën hiç të vija te ky shtet. Ku ta di unë në Maqedoni se çfarë do ndodh (për protestën).Nuk kanë të drejtë (të protestojnë). Hajduti ta gjejë vendin e vet. Kush ka vjedhur të bëjë burgun atje” tha një qytetar që kishte ardhur nga Maqedonia dhe ishte bllokuar në trafikun e krijuar prej protestës.

Ora 18:05
VIDEO/ Qytetari këmbëkryq në rrugë, 'shtron sofrën' në asfalt me bukë dhe djath, uron dhe me bidon 'rakie'

Teksa dhjetëra mbështetës të opozitës bllokuan të dy krahët e rrugës Lezhë-Milot, te rrethrrotullimi i kësaj zone, pati edhe radhë të gjata mjetesh dhe disa prej tyre që zgjodhën të protestonin ndryshe.

Si ky në pamjet karshi, i cili është shtruar këmbëkryq në asfalt, ka shtruar gazetën dhe 'sofrën' me bukë e djathtë e dy shishe që duken me ujë. Por nga veprimi që kryen, duket se një prej tyre mund të jetë edhe me raki.

Teksa përshëndet dhe është duke ngrënë, tregon shishen si në formë urimi për kameran që filmonte.

Ora 17:57
FOTOLAJM/ E vetmja pankartë në protestën te Kthesa e Kamzës: 'Denoncuesi në burg, mafia në pushtet'

1730221278_protestaepd.jpg

‘Denoncuesi në burg, mafia në pushtet’, kjo është e vetmja pankartë në protestën e opozitës tek kthesa e Kamzës.

Në pankartë dallohet një foto e ish-deputetit Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale, si edhe një foto e kryeministrit Rama.

Ora 17:53
Bllokimi i Shkozetit, afro 1200 qytetarë në autostradë, trafiku menaxhohet nga rrugët dytësore

1730220841_durresbllokim.JPG

Afro 1200 qytetarë janë në protestë në rrethrrotullimin e Shkozetit, raporton gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa.

PD dhe aleatët janë në protestë aty dhe në disa akse të tjera rrugore në vend në aktin e dytë të mosbindjes civile. Sakaq, trafiku është duke u menaxhuar nga rrugët dytësore të autostradës.

Deputetët që udhëheqin mosbindjen civile në Shkozet janë Edi Paloka me Ferdinand Xhaferrajn.

Ora 17:48
Protesta te rrethrrotullimi i Milotit, opozita marshon në rrugën kryesore! Policia devijon qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër

 

Protestuesit bllokojnë rrugën në Milot

Po vijon protesta në rrethrrotullimin e Milotit.

Mbështetësit dhe përfaqësuesit e opozits po marshojnë në rrugën kryesore, teksa Policia në këto rrethana ka devijuar edhe qarkullimin e mjeteve për nga rruga e vjetër.

"Policia ka devijuar qarkullimin për nga rruga vjetër Milot-Laç, protestuesit po marshojnë përgjatë autostradës", raporton gazetari i report TV, Elvis Hila.

Ora 17:43
Luçiano Boçi nga rrethrrotullimi i Milotit: Qëllim i mosbindjes civile qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës!

Luçiano Boçi, përfaqësues i grupit të PD-së për rrethrrotullimin e Milotit ka olur nga aksi i bllokuar pak më parë, duke u shprehur se qëllimi i mosbindjes civile janë qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe lirimi i liderit të opozitës.

"Është mosbindje civile që ka akset në fjalë. Mund të konsiderohet si akt protestues si pjesë e mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final, pasi qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile. Rezultat për qeveri teknike, për t'i dhënë liri liderit të opozitës. për t'i dhënë fund inkuizicionit ndaj opozitës", tha Boçi.

Më tej ai shtoi se protesta mund të zgjasë edhe me ditë, teksa u shpreh se Policia i shërben bandave dhe drejtuesit e saj emërohen nga bandat, kurse protestën e cilësoi të ligjshme, kur u pyet nëse do të kryheshin kundravajtje penale nga mbështetësit.

"Protesta mund të vijojë 3 orë, mund të zgjasë me ditë të tëra. Policia të zbatojë kushtetutën dhe direktivat që vijnë nga parlamenti Evropian, që ka miratuar një rezolutë për të drejtat e protestës. PD ka bërë njoftimin përkatës te Policia dhe Ministria e Brendshme dhe po vijon procesin e saj. Nuk shoh një vepër penale këtu, nuk ka vepër penale. Ju jeni dëshmitarë,kjo Polici është lepe-peqe me bandat dhe krimin e organizuar dhe agresive me qytetarin. Sot kemi drejtues policie që emërohen nga bandat...", tha Boçi ndër të tjera.

Ora 17:35
Shkozet/ Policia i bën thirrje të lirojnë rrugën, protestuesit irritohen e djegin goma (VIDEO)

 

Policia i ka bërë thirrje protestuesve që kanë bllokuar aksin në Shkozet që të lirojnë rrugën pasi është vepër penale.

Mirëpo protestuesit kanë kundërshtuar thirrjet e policisë dhe kanë filluar djegiet e gomave.

Ora 17:33
Protesta në rrethrrotullimin e Levanit vijon në errësirë totale, s'ka bllokim të qarkullimit të mjeteve në rrugët dytësore

 1730220880_levann.JPG

Protesta në rrethrrotullimin e Levanit vijon në heshtje dhe në errësirë të plotë.

Të gjitha rrugët dytësore janë të lira, po ashtu edhe Bypassi i Fierit dhe rruga e vjetër Fier- Vlorë është tërësisht e hapur dhe mjetet qarkullojnë pa problem.

Ora 17:32
Protestuesi malësor me kalë në mes të rrugës: I bëj thirrje Donald Trump na shpëto! Jam këtu për bukën e gojës (VIDEO)

Në protestën e opozitës e cila është duke u zhvilluar aktualisht në disa akse të vendit, ai që ka tërhequr vëmedje ka qenë një protestues i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit me kalin e tij, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për mosbindje civile.

Ai u shpreh para gazetarëve se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa shtoi se në SHBA zgjedhjet duhet t'i fitojë Donald Trump.

“Nëse nuk fiton Trump, do të ketë luftë. I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump, shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump, luftë.

I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar.Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”, tha protestuesi.

Ora 17:30
Bllokimi i rrethrrotullimit të Rrogozhinës nga PD, protestuesit i hapin rrugën ambulancës

 

Në Rrogozhinë ashtu si dhe në disa akse të tjera të vendit është bllokuar qarkullimi nga protesta e PD-së.

Sakaq, një ambulancë ka kaluar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës teksa protestuesit kanë liruar rrugën që ajo të kalojë.

PD po kryen aktin e dytë të mosbindjes civile pas atij të parit më 7 tetor në rrugët e Tiranës.

Ora 17:28
VIDEO+FOTO/ Ja pjesëmarrja në protestën e PD te Kthesa e Kamzës

 

Report Tv sjell pamjet nga protesta në Kthesën e Kamzës, ku dallohet edhe pjesëmarrja. Tek Kthesa e Kamzës është edhe pika kyçe e protestës, ku janë mbledhur edhe pjesa më e madhe e deputetëve demokratë.

Kthesa e Kamzës është një nyjë kyçe e qarkullimit që lidh Tiranën me Durrësin.

Në këtë pikë ndodhen në protestë deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët.

1730218343_kamze.jpg

Ora 17:25
Protesta e opozitës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit,Ivi Kaso apel policisë: Nëse provokoni qytetarët do merrnin përgjigjen e merituar

Rrethrrotullimi i Bradasheshit tashmë është i bllokuar. Në një prononcim për median Ivi Kaso tha se "nëse policia provokon qytetarët do marrë përgjigjen e merituar”

Ai theksoi edhe një herë kërkesën e PD-së për ‘qeveri teknike’


Ndërkohë polici ka bërë thirrje për të mos bllokuar rrugën.

 

Ora 17:25
Bllokimi i akseve nga PD, Dashnor Sula flet nga Rrogozhina: Është një fillim, në javët në vazhdim do jetë më i fortë

 

Deputeti i PD-së Dashnor Sula foli nga rrethrrotullim i Rrogozhinës aty ku PD ka bllokuar një nga akset e vendit në protestën e sotme. Sula deklaroi për gazetarët kjo protestë është një fillim dhe do pasohet nga të tjerat.

'Nuk është një dëshirë e qytetarëve , por detyrim i qytetarëve se kjo mazhorancë dhe kryeminstri e ka çuar punën në këtë derexhe ku qytetarët duhet të protestojnë me të gjithë format. Është një fillim, dhe në javët në vijim reagimi do jetë edhe më i fortë. Korrupsioni është kthyer në sistem, krimi i organizuar janë në vendimmarrje politike, qendrore dhe vendore në bashkitë.

Qytetarët e thjeshtë që largohen nga të drejtat e tyre, mjafton të shikoni një krahasim të thjeshtë me republikën e Kosovës, 20% deklaroi rritjen e pensioneve deklaroi qeveria, 4% në Shqipëri. Të bësh llogari të çmimeve, dhe inflacionit e dinë sa të larta janë. Nëse preket vota, cenohet vota në demokraci gjëja e parë është vota. Protesta do vazhdojë sipas njoftimit, për 3 orë deri në orën 8. Ambulanca apo zjarrfikësit do kalojnë as që diskutohet. Deri tani nuk kemi reagim nga policia.'

Ora 17:22
VIDEO/ Flamur Noka bllokon rrugën te Kthesa e Kamzës me 'Range Rover' 200 mijë euro: Po protestoj për varfërinë

Partia Demokratike mban sot protestën e radhës dhe ka zgjedhur që kësaj radhe të bllokojë 6 rrethrrotullime kryesore në vend, duke sjellë kaos në qarkullim. Pika kyçe e protestës është tek Kthesa e Kazmës në Tiranë, ku deputetët e PD me makinat e tyre kanë bllokuar qarkullimin në dy senset, Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë.

Pavarësisht se kauza e thirrur sipas PD-së ishte varfëria, ajo që bie në sy është luksi i shfrenuar i deputetëve të opozitës. Deputetët demokratë kanë rreshtuar makinat e tyre në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin. Mes tyre dallohet edhe një Range Rover, në pronësi të PD, që është në përdorim nga Flamur Noka, si sekretar i Përgjithshëm i partisë.

“Ne duam që të frenohet shpopullimi, që shqiptarët të mos jenë të vjedhur dhe të varfër, që vota të jetë e lirë. Shqipëria ecën përpara me zgjedhje të lira.  Shqipëria është mbajtur peng nga bandat dhe krimi i organizuar. Shqiptarët që jetojnë këtu janë të ndarë, 95% janë në mjerim, dhe 5% rrethi i afërt i Ramës jetojnë në luks”, tha Noka në një prononcim për mediat.

Çfarë kontrasti! Deputeti që me njërën dorë ngrinte flamurin e opozitës, me tjetrën, plot krenari, çelësat e një prej makinave më të lakmuara në botë.

Bllokimi i rrugës për të protestuar kundër varfërisë me një Range Rover 200 mijë eurosh – ky është një moment për ta shkruar në librat e historisë së ironisë së madhe!

1730218658_nokamakina.jpg

Range Roveri i Flamur Nokës
Ora 17:22
Protesta te rrethrrotullimi i Milotit, pjesëmarrje e ulët, Policia monitoron aksin me furgonë dhe sirena

Policia monitoron aksin rrugor ku po mbahet protesta

Teksa janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Milotit protestues nga qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës, në nisje të saj u vu re numri i vogël i pjesëmarrësve.

Mbështetësit janë grumbulluar në prani edhe të deputetëve të parë të mbërritur në aksin që lidh qarqet e veriut të vendit. Por teksa ata u grumbulluan, u vu re edhe monitorimi me mjete policie nga uniformat blu.

Disa furgonë me sirena patrullojnë aksin dhe të tjerët të pozicionuar nëse situata do të agravohet. Policia e Lezhës, me shërbime mbështetëse nga Shkodra dhe Kukësi, është planizuar në këtë aks dhe mbikëqyr nga distanca protestën. Të pranishëm në këtë protestë ish-deputei Luçiano Boçi dhe ish-gjyqtari Gjin Gjoni.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se protestuesit kanë bllokuar të dy krahët e rrugës, por deri tani nuk ka tensione apo përplasje.

Ora 17:19
Ndezin dritat e celularëve, protestuesit ndriçojnë rrethrrotullimin e Levanit

1730219537_levan.JPG

Mungesa e ndriçimit në rrethrrotullimin e Levanit ka bërë që protesuesit të ndezin dritat e celularëve.

Ndërkohë, ende vijon bllokimi i rrugës e cila po e bënë të vështirë qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

Ora 17:09
‘Poshtë diktatura’, protestuesi vendos pankartë në pjesën e përparme të automjetit tek rrethrrotullimi i Levanit

 

Në rrethrrotullimin e Levanit, protestuesit kanë marr edhe pankarda.

Në një video të siguaruar nga Report Tv, shihet një pankartë e vendosur në pjesën e përparme të një automjeti, ku shkruhet  ‘Poshtë diktatura’, ndërsa vendosin edhe një flamur kombëtar. 

Ndërkohë, rrugët dytësore janë të gjitha të lira, pasi nuk është penguar qarkullimi i automjeteve.

 

Ora 17:07
VIDEO/Protesta e opozitës tek rrethrrotullimi i Milotit, i pranishëm edhe Gjin Gjoni! Protestuesit ulen këmbëkryq në mes të rrugës, njëri varet te kamioni: Fike, mos harxho naftë kot!

 

Protestuesit e ulur këmbëkryq në rrugë

Në kuadër të protestës së opozitës që ka kaluar në mosbindje civile, është bllokuar edhe rruga Lezhë-Milot.

Opozitarët e qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bllokuar të dy korsitë e rrugës.

I pranishëm në grupin e parë mbërritës edhe ish-deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ish-gjytari Gjin Gjoni.

Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin, kurse një tjetër u pa teksa varej në një prej kamionëve të transportit, duke e penguar të vijonte më tej. Mkë prej tyre iu drejtua shoferit që po ankohej: "Fike o burrë, mos harxho naftë kot!"

Deri tani vihet re prezencë e pakët pjesëmarrësish në këtë segment proteste të paralajmëruar. Aksi që lidh Tiranën me pjesën Milot-Lezhë-Shkodër-Kukës është i bllokuar.

në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

Ora 17:06
Protesta e opozitës, deputetët e PD bllokojnë rrugën me makinat e tyre te Kthesa e Kamzës! Paralizohet qarkullimi i mjeteve

Deputetët e PD kanë bllokuar rrugën te Kthesa e Kamëz me makinat e tyre! Ndërkohë në orën 17:00 policia ka bllokuar qarkullimin e makinave për disa minuta, për të mundësuar më pas kalimin e tyre nga Terminali në drejtim të Astirit. 

Kthesa e Kamzës është një nyje kryesore, që lidh Tiranën me autostradën Tiranë-Durrës.

Ora 17:06
Protesta/ Protestuesit e parë grumbullohen te rrethrrotullimi i Bradasheshit! Bllokohet qarkullimi i mjeteve (VIDEO)

 

Protestuesit e parë kanë filluar që të mblidhen tek Rethrrotullimi i Bradasheshit.

Gazetari i Report Tv raporton se makinat janë fikur në rrugë duke bllokuar edhe qarkullimin.

Ndërkohë forca të shumta të policisë janë në zonë për të monitoruar ndonjë përplasje.

Ora 17:05
Bllokohet rrethrrotullimi i Rrogozhinës, policia thirrje protestuesve të PD-së: Bllokimi i akseve vepër penale

1730217998_rrogozhine1.JPG

Ka nisur akti i dytë i mosbindjes civile të PD-së. Në Rrogozhinë është bllokuar rrethrrotullimi që lidh Tiranën me Fierin.

Sakaq, policia i ka bërë thirrje se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Ndërkohë protestuesit me në krye deputetin e PD-së, Bledjon Nallbatin kanë kontestuar policin me megafon duke i thënë të largohet.

Ora 17:02
Protesta/ Protestuesit e parë grumbullohen te rrethrrotullimi i Levanit! Bllokohet qarkullimi i mjeteve (VIDEO)

 

Protestuesit e parë kanë filluar që të mblidhen tek Rethrrotullimi i Levanit, në Fier.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se ka nisur edhe bllokimi i rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Ora 17:02
Protesta/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve te rrethrrotullimi i Levanit

1730217942_fierproteste.png

Me grumbullimin e protestuesve, në aksin e Levanit ka nisur edhe bllokimi i rrugëve.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit kanë bllokuar rrugën duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

 

Ora 16:54
Bllokimi i rrugëve, nis grumbullimi i protestuesve të PD-së në rrethrrotullimin e Rrogozhinës

 

Protestuesit e parë të opozitës kanë filluar të mblidhen në rrethrrotullimin e Rrogozhinës teksa pritet të filloj akti i dytë i mosbindjes civile me qytetarë të ardhur nga Kavaja, Lushnja dhe Rrogozhina.

Bllokimi i këtij aksi rrugor do të kryesohet nga deputetët e PD-së, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.

Ndërkohë më herët në këtë rrethrrotullim mbërritën dhe forcat Shqiponja dhe FNSH.

Ora 16:50
Protesta e opozitës, drejtori i Policisë së Tiranës në terren

1730217082_vocaj.jpg

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbritur në terren për protestën e opozitës. Forca të shumta policie janë në gatishmëri pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës me në kryer drejtorin e Policisë së Tiranës.

Ora 16:48
Akti i dytë i mosbindjes civile, mblidhen protestuesit e PD-së për të bllokuar rrethrrotullimin e Shkozetit

 

Për pak minuta pritet të nis mosbindja civile e Partisë Demokratikë së bashku me aleatët në disa prej akseve dhe rrethrrotullimeve të vendit.

Në Shkozet të Durrësit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë për të nisur aktin e dytë të mosbindjes civile të Partisë Demokratike pas atij të 7 tetorit.

Në këtë aks rrugor, mosbindja do të kryesohet nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.

Ora 16:39
Pritet bllokimi i rrugëve nga PD dhe aleatët, Forcat 'Shqiponja' dhe FNSH mbërrijnë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës

Për pak çaste nis protesta e opozitës në disa akse të vendit, teksa pritet të bllokohen disa rrethrrotullime.

Ndërkohë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës kanë mbërritur forcat Shqiponja dhe FNSH. Në orën 17:00 pritet të nis aksioni i radhës i mosbindjes civile të PD-së me aleatët.

Ky do të jetë akti i dytë pas atij të parit të përqëndruar në rrugët e Tiranës me molotv dhe tymuese.

Ora 16:38
Protesta e opozitës, deputeti Luan Baçi për Report Tv: Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike! Shehu: Nuk besoj se policia do provokojë protestuesit

Opozita ka thirrur një protestë ditën e sotme dhe ka paralajmëruar bllokimin e disa rrethrrotullimeve në vend. Para nisjes së opozitës, deputeti i PD, Luan Baçi, në një prononcim për Report Tv thotë se do jenë në mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike. Baçi thotë se mazhoranca nuk është duke punuar për integrimin e vendit në BE ka thënë Baci, por për korrupsionin gjigand.

“Qytetarët marrin fatet e tyre në duart e veta. Protesta është e qytetarëve, jemi në mosbindje civile, duhet të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk do ketë rehat Rama as në Kuvend, as në rrugë, as në shesh dhe asnjë vend. Protesta e sotme, një bllokim i korrupsionit në 6 akse të Republikës dhe një nga akset është Levan. Do jemi përsëri në protesta të vazhdueshme. Qeveri teknike, liri për Sali Berishën dhe absolutisht dhe fitore e PD. Mazhoranca është duke insistuar fort tek vjedhjet, korrupsioni dhe aspak tek integrimi në BE dhe këtë e flasin vetë faktet”, tha Luan Baçi për Report Tv.

Ndërkohë, deputeti Tritan Shehu në një prononcim për mediat tha se nuk beson se policia do të ndërmarrë të tilla aventura që të të provokojë protestuesit është shprehur. Shehu ka theksuar se protesta do të jetë paqësore.

“Është një skenar demokratik në gjithë territorin e vendit, që të bllokohet qarkullimi si një shprehje e indinjatës dhe pakënaqësisë qytetare ndaj këtij regjimi. Nuk besoj se Policia do marrë të tilla aventura”, tha Shehu.

Ora 16:37
Protesta/ Protestuesit e parë grumbullohen te rrethrrotullimi i Levanit, qarkullimi i automjeteve ende i lirë

1730217384_fier.jpg

Protestuesit e parë kanë filluar që të mblidhen tek Rethrrotullimi i Levanit.

Protesta në këtë aks do të kryesohet nga deputetët: Luan Baçi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Kasem Mahmutaj.

Deri më tani, qarkullimi i automjeteve ende është i lirë.

Ora 16:28
Protesta e opozitës/ Forcat e policisë mbërrijnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit

Në orën 17:00, opozita ka njoftuar se do të bllokojnë disa rrethrrotullime në vend në vijim të aksionit të tyre për mosbindje civile.

Për të parandaluar rrëmujën dhe ndonjë përplasje të mundshme forca të policisë kanë shkuar edhe në rrethrotullimin e Bradasheshit për të monitoruar zonën.

Ora 16:07
Protesta e opozitës/ Forcat Speciale mbërrijnë te rrethrrotullimi i Levanit

 

Në orën 17:00, PD dhe opozita do të bllokojnë disa rrethrrotullime në vend në vijim të aksionit të tyre për mosbindje civile.

Për të bërë të mundur mbarvajtjen e protestës, Forcat Speciale kanë mbërritur te Rrethrrotullimi i Levanit.

Ora 15:26
Bllokimi i akseve/ Ja si do ndahen deputetët e PD-së në rrethrrotullimet e vendit! Pjesa më e madhe në Tiranë bashkë me aleatët

1728401268_politikaneprotestekr.jpg

Në orën 17:00, PD dhe opozita do të bllokojnë disa rrethrrotullime në vend në vijim të aksionit të tyre për mosbindje civile.

Sakaq, PD ka bërë me dije se si do të shpërndahen deputetët e saj në këtë aksion. Pjesa më e madhe janë përqendruar në tek aksi Casa Italia-Sheshi Shqiponja.

- Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”:(Degët e Tiranës dhe qarkut Dibër)

1. Flamur Noka

2. Albana Vokshi

3. Xhelal Mziu

4. Petrit Doda

5. Asllan Dogjani

6. Helidon Bushati

7. Kreshnik Çollaku

8. Dhurata Çupi

9. Aleatët

- Rrethrrotullimi Milot:

(Degët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë)

1. Flamur Hoxha

2. Isuf Çela

3. Emilja Koliqi

4. Ramadan Likaj

5. Greta Bardeli

6. Ludovik Hasanaj

7. Lindita Metaliaj

8. Elda Hoti

9. Kastriot Piroli

- Rrethrrotullimi Shkozet:

(Degët e qarkut Durrës)

1. Edi Paloka

2. Ferdinand Xhaferraj

- Rrethrrotullimi Bradashesh:

(Degët e qarkut Elbasan dhe Korçë)

1. Lefter Gështenja

2. Qani Xhafa

3. Edmond Spaho

4. Sorina Koti

5. Tomorr Alizoti

- Rrethrrotullimi Rrogozhinë:

(Dega Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë)

1. Bledion Nallbati

2. ⁠Dashnor Sula

2. Ilda Dhori

- Rrethrrotullimi Levan:

(Degët e qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër)

1. Luan Baçi

2. Bujar Leskaj

3. Tritan Shehu

4. Kasem Mahmutaj

Deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi, i bashkohen tubimit në Segmentin “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”, menjëherë në orën 18:00 me përfundimin e takimit të MSA.

Ora 15:18
Protesta e opozitës/ Pa Ilir Metën, ja si do ndahen degët e PL-së në bllokimin e rrethrrotullimeve në vend

1730211670_partiaelirise.JPG

Në orën 17:00 pritet të nis protesta e opozitës, e cila do të bllokojë disa akse rrugore në vend.

Sakaq, Partia e Lirisë ka bërë me dije se si do të shpërndahen degët e partisë në rrethrrotullimet e vendit.

Ndarja e degëve të PL-së sipas segmenteve është si më poshtë:

- Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”: (Degët e Tiranës dhe Qarkut Dibër)

- Rrethrrotullimi Milot:

(Degët e Qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë)

- Rrethrrotullimi Shkozet:

(Degët e Qarkut Durrës)

- Rrethrrotullimi Bradashesh:

(Degët e Qarkut Elbasan dhe Korçë)

- Rrethrrotullimi Rrogozhinë:

(Dega Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë)

- Rrethrrotullimi Levan:

(Degët e Qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër)

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alan: 30/10/2024 13:05

    dilni o popull budalla protestoni per ndoken hajdutin qe mos ja marrin makinen lluksoze plerave

    Përgjigju
  • Fshati: 30/10/2024 08:59

    Berisha do lirohet sapo të arrestohet Noka dhe Bardhi.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 30/10/2024 06:52

    Nje metodo per ti shhperndare keta masakren qe bejne trimin:- tre ose kater qirinj te medhej si kallep dinamiti mbeshtillini me leter skoc dhe vendosin nje fitil.Mbase Edhe ndonje celular te vjeter qe nuk iu duhet me.Imitoni nje bombe Pra,dhe venduseni ne Mes te turmes ,ose ne ndonje makinen qe perdorim per bllokim.Largohuni dhe beni thirrjen :- mina te makinat .Dhe do shikoni si do largohen.Jane ATA qe do therresin policine.Me laft ,ne l'ISTAT me emrat ,Pashes nje femer me mbiemrin Bordello.Eshte i sakte ,apo Ka vertet mbiemrin bordello

    Përgjigju
  • Taypi: 30/10/2024 06:08

    Ça plera keta mor burr vetem me shkatru e kan mendjen.. Futeni mrena ket noken qe kercenon policine.. Ça i duket vetja ketij bajge.

    Përgjigju
  • Kdks: 30/10/2024 03:09

    U ben thirrje mziu, noka, tritani, ferdinandi, albana vokshi, dhe s'dalim shqiptaret te protestojne. Per keto figura duhet te dilte mbare shqiptaria neper kryqezime, te bllokonin amriken, europen dhe krejt globin, te digjnin goma edhe ne uashington dc. Free Diddy!

    Përgjigju
  • timi: 29/10/2024 22:49

    protesta arriti objektivin te fala ferdinandit

    Përgjigju
  • ANTONIO: 29/10/2024 21:19

    Do ta bëjnë Ramën përgjithmonë në pushtet! Për ironi, demokracia fermerohet në autokraci me këto veprime "superushqim"!

    Përgjigju
  • Asnjanes: 29/10/2024 21:03

    Nuk I rruhet njeriu per ju o kellira ,Rama duhet larguar nje ore e me pare por ju jeni bakallar te dal boje nuk ju do njeri. Mjer Shqiperia per kete opozite e kete qeveri muti qe ka !!!

    Përgjigju
  • Latifi: 29/10/2024 20:55

    Lere Range Rover sot, por ne fushate 2021 kur shperndante uje me nga bagazhi i G-Klas te fundit .. vetem uje per hallexhinjte qe rrinin ne pike te diellit qe i kishin thirrur me mashtrime dhe uje mezi i dhane se gje tjeter sbehet fjale...

    Përgjigju
  • Po mër po: 29/10/2024 20:15

    Me Ramën keni mbajt bizneset dhe po i mbani. Këto protesta e boni për median që populli shikon

    Përgjigju
  • Meri: 29/10/2024 18:52

    Sa më shumë goma të digjni,aq mē shpejt keni për të vdekur nga kanceri,njërz idjota.

    Përgjigju
  • Fredi vlore: 29/10/2024 18:30

    Pyesni deputetet e PD sa pasuri kane dhe si e vune e do vime te tere te bashkihemu me ju o cerat e saliut

    Përgjigju
  • Ilir: 29/10/2024 18:29

    Gjendja po del jashte kontrollit ne shume akse, njerzit po shtohen...Rama te marre masa, perpara sesa te jete teper vone

    Përgjigju
  • anetari i PD: 29/10/2024 17:36

    protesta i arriti qellimet,,tani shperndahuni...

    Përgjigju
  • mark: 29/10/2024 17:34

    O QENER,mos bllokoni rruget se do vdesin njerezit neper ambulanca....policia te arrestoje drejtuesit e protestes,,n.q.s.vdes dikush ne ambulance,,apo peson infarkt-paralize-goditje ne tru,,,apo ndonje semundje tjeter...

    Përgjigju
  • tarja: 29/10/2024 17:27

    nuk ka noj njoni qe ka nje makine per ta hedhur qe ti qeroje keto qelbesira qe bllokojne rruget ? tja marri zvarre range roverin Mulit e shokve te tij

    Përgjigju
  • Deni: 29/10/2024 17:24

    Protestojk sa te doni,nuk e rruan populli per ju! Keshtuqe na lini rehat ne jetet tona te kalojme lirshem ku na do qejfi…kjo idiotesi e juaja ka mare fund,sado te perpiqeni te krijono destabilizim…kush e vret mendjen per 100 pabuksa te PD? rregulloni problemet tuaja por mos na krijoni probleme me te tjereve

    Përgjigju
  • Pupu: 29/10/2024 17:09

    Pse komuniteti i shendoshe nuk proteston ndaj qeverise qe nuk eshte e zonja te na mbaje rruget e pabllokuara?!

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/10/2024 16:35

    Meqe populli nuk i shko mbrapa, duan tja nxijne jeten si hakmarrje.

    Përgjigju
  • koli: 29/10/2024 16:26

    SHPELLARE ,,,PA DALLIM FEJE,,,KRAHINE DHE IDEJE,,BASHKOHUNI...

    Përgjigju
    • E DREJTA: 30/10/2024 09:53

      FIKS FARE. ...BANDITET E KRYEBANDITIT KARAXHIXH, OPS BERISHA

  • XXX: 29/10/2024 14:08

    Te protestojne sa te pellcasin, por ne momentin qe bllokojne rruget policia dujet tjua thyeje brinjet.

    Përgjigju
    • ccc: 29/10/2024 18:22

      Mire thua ti, po cila polici?!

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet

Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet