Peleshi flet pas shkarkimit si ministër i Mbrojtjes: Nuk e dija, kam natyrën që shoh para

Niko Peleshi ka folur pas ndryshimeve ne qeveri. Rama ka propozuar shkarkimin e tij si ministër i Mbrojtjes dhe vendosjen në një detyrë të re, kreu i grupit të PS. Peleshi tha për mediat se nuk kishte dijeni për këtë shkarkim.

Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma deputeti që dua është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.

Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paraletrare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin

Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin