TIRANË, 12 Mars/ATSH/- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi zhvilloi të enjten një takim me të dërguarin special të ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor, Ernst Reichel.
"Një takim i frytshëm me Ernst Reichel, të dërguarin special të Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor. Një interesim dhe investim serioz i Gjermanisë në Shqipëri e rajon që filloi me Samitin e Berlinit e do të vazhdojë këtë vit me Samitin e Vjenës. Mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë e rajonin, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për të bërë siç duhet detyrat e shtëpisë, ku prioritet mbi prioritetet mbetet reforma në drejtësi", informi Peleshi në rrjetin social "Facebook"./a.gjonaj//m.m/












