Napoli ia ka dalë me shumë vështirësi dhe polemika në trasfertën e Genoa-s. Të besuarit e Conte-s u surprizuan që në minutën e 3 pas një gabimi në prapavijë që detyroi portierin të shkaktonte penallti. Nga 11 metrat Malynovski nuk gaboi, ndërsa në harkun e pak minutave Napoli përmbysi me golat e Hojlund dhe super realizimin e McTominay.

Në pjesën e dytë një tjetër gabim i mbrojtjes u shfrytëzua në maksimum nga Genoa dhe më konkretisht Colombo që barazoi shifrat, ndërsa në vijim Napoli mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Jesus. Megjithatë një episod i dyshimtë në fundin e ndeshjes vulosi fitoren e Napolit. Një kontakt në zonë u akordua penallti pas konsultës me VAR. Hojlund dërgoi në portë topin në rrjetë dhe vulosi fitoren 2-3, ndërsa pas ndeshjes trajneri i Genoa-s de Rossi ishte tejet i zhgënjyer, teksa deklaroi se ‘ky nuk është më futbolli që jemi mësuar të shohim’.

Në barazim 2-2 u ndal Fiorentina që lufton për të mbijetuar. Pas golit të Torino-s ‘vjolët’ përmbysën shifrat me Solomon dhe Moise Kean, por në minutën e 94 Maripan i bëri surprizën e hidhur vendasve. Ky rezultat e lë Fiorentinën në vendin e 18 me po aq pikë sa Lecce, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.