Në programin e qeverisë Rama kishte shumë premtime (investime në infrastrukturë, bujqësi, arësim paga, pensione etj. etj.). Pavarësisht se ato investime mund të financohen pjesërisht me kredi të buta apo me partneritete privat-publik, një rritje e ndjeshme e shpenzimeve buxhetore duhet të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore. Përndryshe, fëmijët tanë do të rëndohen me një barrë edhe më të rëndë borxhi sesa ai që kemi aktualisht (rreth 13 miliardë dollarë, pa përfshirë garancitë sovrane për PPT-ë, të cilat përbëjnë detyrime buxhetore të së ardhmes).
Por a ka gjasa që të ardhurat e Thesarit të Shtetit të rriten ndjeshëm në vitet në vijim?
Në 16 vjetët e fundit (8 në qeverisjen e Berishës dhe 8 në qeverisjen e Ramës), në Thesarin e Shtetit është futur vetëm 24%-28% e vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (përmes tatimeve, taksave doganore, akcizave, etj). Ndërkohë, disa shtete me strukturë të ngjashme ekonomike e fiskale, si fqinjët Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi, kanë grumbulluar gjatë kësaj periudhe në buxhetin shtetëror 37%-43% të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në qoftë se Shqipëria do të kapte mesin e intervalit të fqinjëve (40%), në Thesarin e Shtetit tonë do të futeshin 2 miliardë dollarë në vit më shumë se ç’futen aktualisht. Që do të thotë se në 4 vjetët e ardhshme, do të futeshin të paktën 8 miliardë dollarë më shumë.
Me 8 miliardë dollarë më shumë në 4 vjet mund të realizohen të gjitha premtimet e qeverisë Rama 3 (madje edhe ca të tjera), pa marrë kredi dhe pa bërë partnerite private-publike. Por problemi është se tatimet dhe doganat tona nuk po i ngrenë dot të ardhurat buxhetore mbi nivelin 28% të vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto…
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.5%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 582
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Zaloshnja: Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë
26 Prill, 09:04
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10