TIRANE- Skema e sigurimeve shoqërore që aplikohet te ne, ka në themel të konceptit financiar një marrëveshje brezash, ku brezi që punon financon përfitimet ligjore të brezit i cili është në pension. Kjo skemë e ka zanafillën e saj në fillimet e shekullit të 20-të, dhe është një ndërthurje e sistemit Bismark me atë anglo- sankson. Për në kohën kur ky sistem u implementua, ishte mjaft efektiv dhe i pergjigjej kushteve konkrete ekonomike e demografike të kohës.
Pra numri i punonjësve ishte i konsiderueshëm, ndërsa i përfituesve minimal. Ky sistem shërbeu për një kohë të konsiderueshme,duke funksionuar normal, përderisa kushtet ekonomike dhe demografike pësuan ndryshime thelbësore duke e vënë në vështirësi serioze sistemin. Eksperti i sigurimeve shoqërore Naim Balluku në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotë se “ që skema pay-as-you-go, të funksionojë normalisht, është e nevojshme një raport i caktuar i numrit të kontribuesve, për të financuar një pensionist, që luhatet nga 4 kontribues apo dhe 3 kontribues për një pensionist”.
Z.Naim si paraqitet gjendja e skemës së pensioneve në vende të ndryshme të europës ?
Në shumicën e vendeve kjo skemë është në vështirësi për disa arsye dhe po kërkohen rrugët për ndryshimin e saj, në mënyrë që kjo ti përgjigjet kushteve të reja të krijuara dhe të bëhet sa më efektive. Në këtë mënyrë fondet e pensioneve janë subjekt i rreziqeve demografike, ekonomike dhe financiare .
Ndër mangësitë kryesore të skemës është se ka një ndyshim të madh të raportit kontribues përfitues, aq sa në shumë vende ky raport po afrohet ne masën 1 kontribues me një përfitues. Ky fenomen ka ardhur së pari si rezultat i zhvillimeve demografike, të një farë vjetrimi të popullsisë, e cila influencon si në uljen e numrit të kontribuesve,ashtu dhe në rritjen e jetëgjatësisë, ose më mirë të themi rritjen e periudhës së përfitimit të pensionit.
Si është situata në vendin tonë ?
Në vendin tonë pavarësisht se kemi ende një moshë relativisht të re, por duhet të kemi parasysh se rreth 1/3 e popullsisë së vendit është në emigracion dhe aq më teper që kjo përbën dhe pjesën më aktive të popullsisë. Po të marrim kushtet e skemës në vendin tonë raporti fizik është 1.2 kontribues me një përfitues.Themi fizik, mbasi si pagesë financiare është më i vogël. Kjo për arsye se të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë rreth 30 përqind të shumës që paguhet në qytet.
Numri i përfituesve aktualisht është rreth 561 mijë pensione pleqërie dhe invaliditeti. Po të kemi në konsiderate faktin se aktualisht dalin në pension grupet e popullsisë të datëlindjeve mbas çlirimit, mbas vitit 1949, për burrat dhe 1954 për gratë, periudha këto që i përkasin një rritjeje të konsiderueshme të popullsisë, do rrisin numrin e përfituesve duke vështirësuar skemën e përfitimeve. Bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, të vetëpunësuarit në bujqësi, që plotësojnë si të vetë punësuar në bujqësi ½ e vjetërsisë do të trajtohen me pension qyteti. Po të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, për të përllogaritur se sa punonjës duhet të kontribuojnë për të mbuluar shpenzimet për 561 000 pensionistë me tendence rritjeje, duke marrë raportin 3 kontribues 1 përfitues do duhej të kontribuonin 1 683 000, ndërkohë që forcat e punës në total janë rreth 1 106000 punonjës.
Kështu edhe sikur informaliteti të jetë 0, skema nuk funksionon. Vështirësi tjetër e skemës është, se duke qenë shumë e shoqërizuar, gjithmonë është objekt i sulmeve të informalitetit, si nga pagesa e kontributeve ashtu dhe nga përfitimet. Në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, për të punësuarit, nivelet e pagave për të punësuarit kufizohen nga 22 000 lekë në 95 130 leke që është kufiri maksimal, ndërsa për të vetëpunësuarit 19 026 lekë. Ligjërisht në legjislacionin tone, raporti i pagesave të kontributeve është 1 me 5, ndërsa ai i përfitimeve është 1 me 2.Në pamje të parë duket që me këtë raport kursejmë shpenzime për fondin e pensioneve, por padyshim humbim më shumë në kontribute.
Punëdhënësit duke patur parasysh se për përfitimin e një pensioni maksimal, nuk duhet nje pagë prej 95 130, por afersisht sa ½ e saj, deklarojnë paga më të ulta duke rritur informalitetin në pagesat e kontributeve. Duke mos u investuar, për kontributet e derdhura prej kohësh, shteti ka si barrë dhe inflacionin, që tek ne sidomos në vitet e para mbas 1990 ka qenë tepër galopant.
A ka vend për përmirësimin e skemës dhe çfarë duhet të kemi parasysh ?
Së pari është i domosdoshëm kalimi nga sistemi i llogaritjes së pensioneve me paga, në sistemin kontributiv, ku llogaritja t’i nënshtrohet vetëm kontributeve. Në këtë mënyrë, personat që kanë paguar kontribute më shumë të përfitojnë më shumë. Pra të kalohet nga sistemi i llogaritjes me paga në sistemin kontributiv. Eshtë e nevojshëm ndryshimi i raportit të pensioneve, ku pensioni maksimal është sa dyfishi i atij minimal, ndërsa pagat mbi të cilat paguhen kontributet janë sa pesëfishi i pagës minimale. Një veprim llogjik do të ishte hiqja e kufijve si për pagesa ashtu dhe përfitime, vendosja e raporteve më të pranueshëm.
Qëllimi themelor i reformës së pensioneve duhet të jetë për të krijuar kushte të tilla në mënyrë që pasuria e gjeneruar nga vendi të përmbushë nevojat e pjesës së konsumit ( në rritje ) e pensionistëve. Ky qëllim mund të arrihet duke inkurajuar dhe stimuluar proceset që përbëjnë bazamentin e zhvillimit ekonomik, pra ruajtjen e burimeve dhe investimet e saj në sistemin produktiv. Kalimi i kontributeve në pagesat e pensioneve aktuale, sistemi aktual financon konsumin e përfituesit, por nuk rritet nëpërmjet investimeve dhe kursimeve .
Në të kundërt, një sistem me ruajtjen e burimeve dhe financimin e tij, sjell rritjen e favorizon përdorimin e tij produktiv, plotëson kërkesat themelore të aftësisë paguese të ardhshme të sistemit publik të pensioneve, pasi krijon kushtet për rritje ekonomike. Ashtu sikurse theksuam kontributi i derdhur nga çdo kontribues nuk ruhet, por përdoret për financimin e pensioneve aktuale.Shume specialistë të kësaj fushe hedhin opsionin e individualizimin e kontributeve për çdo kontributpagues, financimin e shumave të derdhura dhe me plotësimin e kushteve çdo i siguruar të merrte pjesën e paguar prej tij, si dhe pjesën e investuar.
Na shpjegoni se si funksionon skema e sigurimeve shoqërore në shqipëri ?
Aktualisht skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri përbëhët nga 2 kolona, kolona e parë, që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm dhe kolona e dytë që është sigurimi vullnetar nëpërmjet investimit individual ne fondet e pensioneve private.Kolona e dytë që presupozon investimin nga sigurimi i detyrueshëm e një pjese të kontributeve, do të bënte qëi siguruari, të merrte një pension bazë nga sigurimi i detyrueshëm publik dhe një shtesë nga kontributi i investuar nga fondet private të pensioneve, në të cilat ruhet sasia e kontributeve të derdhura. Edhe kjo kolonë ka problemet e saj, mbasi prek ndjeshëm masën e kontributeve, me të cilat paguhen pensionet, duke shtuar dhe më tej financimin e kësaj skeme. Mundësia për çeljen e kolonës së dytë duhet të jetë pjesore, vetëm për moshat e reja, pa rënduar shumë financimin e skemës.
Por a janë kushtet për rritjen e moshës së daljes në pension në vendin tonë ?
Në kushtet e një papunësie të konsiderueshme në vendin tonë, dhe të kthimit të një numri të madh të emigrantëve, si rezultat i krizës ekonomike në Greqi dhe Itali, do ta shtonte ndjeshëm papunësinë dhe sidomos pamundësinë e punësimit të brezit të ri. Po kështu një rritje e moshës për pension,duke marrë në konsideratë që reforma e nisur në vitin 2002, ku mosha u shtua me 5 vite, sapo përfundoi, një rritje tjetër do të përkeqësonte problemet sociale që edhe pa këtë rritje janë evidente.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com