Rritja e shpejtë e çmimeve e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme që ka shtrenjtuar direkt kostot e transportit, mund të përshpejtojë indeksimin e pensioneve.
Edhe pse inflacioni aktualisht është në kontroll ministri i Financave Petrit Malaj njofton që po diskutohet që indeksimi të bëhet përpara muajit tetor.
“Po diskutojmë me Institutin e sigurimeve Shoqërore për indeksimin e pensioneve. Kemi krijuar hapësira buxhetore që të afrojmë procesin e indeksimit në qershor apo në korrik, por është çështje vendimmarrjeje dhe do ta ndajmë e ju sapo të kemi marrë një vendim”, tha ministri.
Situata pozitive ekonomike, thotë Malaj, ka krijuar kushtet për të mbështetur pensionistët, teksa bën edhe një panoramë të treguesve të fundit nga të ardhurat tek procesi i rivlerësimit.
“Në vetëm 2 muaj, që nga momenti që ka filluar ky proces, të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit kapin shifrën e 3.9 miliardë lekëve apo rreth 40 milionë euro, çka në fakt dëshmon një interes të lartë të qytetarëve për këtë proces, por nga ana tjetër, duke kontribuar edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore”, tha Malaj.
Në konferencë për mediat ministri thotë se referencat e pronave për bashkitë e vendit me përjashtim të Tiranës ende nuk janë gati, dhe pritet që harta e re e çmimeve të dalë para shtatorit.
“Grupi i punës ende po punon, procesi është edhe më kompleks nga sa e parashikojmë sepse përfshin edhe bashkitë. Ky proces nuk e pengon procesin e rivlerësimin, pasi qytetarët në këto zona mund ta bëjnë rivlerësimin me një ekspert privat", tha Malaj.
Sa i takon nismës ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, është mbyllur konsultimi mes institucioneve dhe pritet që këtë muaj të miratohet në qeveri.
Komente












Te shofim CFAR,do ndryshoj per Apartament?? Se deri tani Jan NDERTUAR per interes te te huajve????
Përgjigju