Për 10 shkencëtarët më të njohur italianë, Covid ka ndryshuar: Ka shumë raste të 'dobët pozitivë'

Për 10 shkencëtarët më të njohur italianë, Covid ka ndryshuar: Ka shumë raste të 'dobët pozitivë'

Një rënie e qartë e numrit të të shtruarve në spital, dhe paralelisht një rritje e të ashtuquajturave raste të 'dobët pozitivë', për të cilat studiuesit në të gjithë botën po pyesin nëse rreziku i infeksionit Covid ekziston me të vërtetë apo jo.

Kjo është sot epidemia në pjesën më të madhe të Europës, për të cilët janë deklaruar sot dhjetë shkencëtarë ndër më të njohurit në Itali, shpesh edhe protagonistë në media në këto muaj urgjence shëndetësore, Matteo Bassetti, Arnaldo Caruso, Massimo Clementi, Luciano Gattinoni, Donato Greco, Luca Lorini, Giorgio Palù, Giuseppe Remuzzi, Roberto Rigoli, Alberto Zangrillo.

Provat klinike të pa kundërshtueshme - thonë ata - kanë treguar prej disa kohësh për një ulje të dukshme të rasteve Covid-19 me simptoma.

Sipas tyre, shtrimet në spital po bëhën gjithnjë e më të rrallë, edhe nëse ka ata janë më së shumti asimptomatikë ose paucizimptomatikë. Provat virologjike kanë treguar një rritje të vazhdueshme të rasteve me ngarkesë të ulët ose shumë të ulët virale”.

Shumë studime janë duke u zhvilluar ndërkohë për të shpjeguar arsyen e gjithëkësaj. Për momentin, komuniteti shkencor ndërkombëtar po pyetet për aftësinë e vërtetë të këtyre subjekteve paucizimptomatike dhe asimptomatike për të transmetuar infeksionin nga koronavirusi.

Matteo Bassetti, Drejtor i ri i Njësisë Klinike Operative për Sëmundjet Infektive, në spitalin San Martino në Genova, tha se mjekët, konkluzionet e hulumtimeve dhe studimeve të tyre duhet ti japin e botojnë në revistat shkencore. Por në kushtet e pandemisë në zhvillim dhe ankthit e stresti të përjetuar nga të gjithë gjatë këtyre muajve, ata e ndjejnë për detyrë t’I drejtohet drejtëpërsëdrejti njerëzve për tu thënë të vërtetën por edhe t’I çlirojnë nga ankthi sadopak.

Bassetti tha se askush nuk mund të thotë që koronavirusi është zhdukur plotësisht. Ajo që ne mund të themi me bindje është se sëmundja ka ndryshuar, agresiviteti I saj. Kjo- tha ai – nuk do të thotë që duhet të çlirohemi plotësisht nga masat, përkundrazi duhet të respektojmë rregullat si maskat dhe distancimi fizik dhe të duartrokasim ata që I zabtojnë sepse tregojnë respekt për veten dhe të tjerët

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen