Për herë të parë pas pandemisë, vijnë 1.6 mln të huaj në 5 muaj! Më shumë turistë nga Greqia, reduktohen nga Kosova

TIRANË- Mbi 1.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti duke sjellë një rritje me 54.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i shtetasve të huaj që shkelën në vendin tonë, për herë të parë që pas nisjes së pandemisë është në rritje edhe në raport me vitin 2019, pasi në 5- mujorin e atij viti kishin hyrë Shqipëri mbi 1.5 milionë shtetas të huaj. Nga ana tjetër është rritur edhe numri i daljeve nga vendi, mbi 2 milionë shqiptarë në 5 muaj.

Pavarësisht rritjes së numrit të shqiptarëve që dalin nga vendi, Barometri i Ballkanit për vitin 2022 thotë se 60% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit, që është përqindja më e lartë në Rajon. Kjo shifër është në rritje në raport me vitin e kaluar, pasi 2021 ishte 39% e të anketuarve që përballonin pushime një javore.

Ndikim në këtë shtim të lëvizjeve ka dhënë heqja e kufizimeve që ishin vendosur në kufij për shkak të pandemisë COVID-19. Por heqja e pengesave, po ul edhe turizmin patriotik. INSTAT raporton se në këtë 5 mujor hyrjet më të larta në Shqipëri, ishin Greqia me rritje me 5,6 herë në raport me vitin e kaluar, ndërsa hyrjet nga Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %.

Përpos kësaj rritje më të ulët nga Kosova, përsëri kosovarët janë në vend të parë për numrin më të lartë të shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë me mbi 575 mijë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 212 mijë dhe Mali i Zi me mbi 165 mijë hyrje.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse