Udhëzimi Kushit për të larguar përfundimisht nga arsimi të dënuarit për abuzim seksual ka tërhequr vemendjen e juristëve. Avokati Saimir Vishaj beson se pavarësisht që një vepër penale hiqet kur kalon 5 apo 10 vjet nga denimi i formës së prerë, për autorët që abuzojnë me fëmijët nuk duhet të ketë rehabilitim.
“Është një kategori e cila duhet të mbrohet”, u shpreh Sajmir Vishaj.
Vishaj është për zgjerim të udhëzimit, që duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e mësimdhënies.
“Për të larguar të gjithë personat jo vetëm që janë dënuar por dhe që dyshohen që kryejnë jo vetëm me të mitur por edhe abuzojnë me detyrën seksualisht në procesin mësimdhënës”, tha ai.
Mësuesi i Beratit i dënuar për abuzim me nxënësin, u rifut në mësimdhënie përmes konkursit me dëshmi penaliteti të pastër.
“Të gjithë bashkë duhet të informojmë për të gjithë personat që kanë prirje apo devijime seksuale apo dhunuese ndaj të miturve, nxënësve të shkollës apo studentëve”, tha Vishaj.
Juristi mendon se në luftën kundër pedofilëve, abuzuesve seksual, kryesisht për të miturit, duhet të përfshihen nga kryeplaku i fshatit tek institucionet më të larta, përmes informacionit dhe një skede identifikuese. Por gjyqësori ka në dorë thembrën e Akilit.
“Gjykata të jetë shumë e kujdesshme në momentin që i deklaron të fajshëm, duhet ti japë dhe vendime plotësuese për të mos qenë asnjëherë pjesë e sistemit arsimor”, tha ai.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.3%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 712
Lajme të tjera
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Tiranë/ 60-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën për 3 muaj, 16-vjeçarja e denoncon në polici! Vihet në pranga
3 Prill, 11:09
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08
-
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole
21 Shkurt, 18:10
-
Sot Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ministria e Arsimit: Më 12 mars fillon konkursi kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Shkurt, 10:19