Kemi ngecur në një pikë absurde me opozitën në Shqipëri. Është e qartë dhe për militantët më fanatike të Berishës që ai nuk fiton më zgjedhje në Shqipëri.
Po ta thuash këtë fakt dhe t'u thuash duhet dikush tjetër në opozitë, të përgjigjen "pse duhet ta japë dorëheqjen ai kur e do baza?".
Pastaj vazhdojnë me fjalinë " ja, bëj dhe ti Partinë tënde dhe të shohim".
E kur dikush merr guximin të bëj një parti tjetër opozitare e të konkurrojë "ai është i shitur, agjent etj etj sepse po u votua për të, nuk fiton kandidati ynë. Prandaj është skemë e Ramës".
Në një farë mënyre këta militante janë ata që mbajnë peng çështjen e opozitës në Shqipëri, sepse jo vetëm vazhdojnë t'i bien murit me koke duke dalë e sterdale në konkurim me të njëjtat figura që ia bën muuu që nuk do fitojnë ndonjëherë, por dhe sulmojnë çdokënd që tenton të bëjë diçka ndryshe nga ata.
Dhe nga dëshpërimi dhe frustrimi për humbjet e vazhdueshme, që sa vijnë e thellohen, këto sulme bëhen akoma dhe më shumë personale.
Për pasojat e këtyre sulmeve personale mjafton të pyesni kandidatët e tjerë jashtë BF në këto zgjedhje.
Nuk është as Berisha e as Basha që mbajnë peng opozitën.
Opozitën e mban peng ky mentalitet militantizmi idiot e agresiv, që për fat të keq është akoma në përmasa të mëdha në Shqipëri.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
49.3%
-
E gabuar
44.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 383
Lajme të tjera
-
Masakra e Gërdecit, mister shkresa për Shkëlzen Berishën dhe takimet me ministrat e Sali Berishës! Sa vite burg rrezikon nëse jep dëshmi të rreme
22 Shtator, 11:40
-
PD, e vetmja parti që ka zbuluar më shumë agjentë e grupe agjenturore brenda saj, edhe se vetë Enver Hoxha
22 Shtator, 11:28
-
Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së
22 Shtator, 10:59
-
'Mos u angazhoni me non grata', Sula: Qëndrimi i ambasadës i saktë, por ne s’jemi mbledhur rreth Berishës! Qëllimi, një opozitë funksionale
21 Shtator, 19:42
-
Deklarata e fortë e Zef Brozit nga Washingtoni: SPAK e BKH të mos bëhen gardianë të Berishës
21 Shtator, 17:48
-
PD me paketë reformash: Nga heqja e imunitetit të politikanëve nën hetim nga SPAK te zgjedhja e Presidentit nga populli, Basha u shtrin dorën aleatëve
21 Shtator, 17:22
-
Zgjedhjet në Kukës, Manja: Të dielën korrim fitoren, Emiratet gati të financojnë turizmin malor në Shishtavec! Opozita: Kriminel elektoral
21 Shtator, 13:27
-
Kulla nuk është çështja
21 Shtator, 11:44
-
Aleanca e hapur dhe e fshehtë e foltores me qeverinë
20 Shtator, 20:51
-
Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, Idajet Beqiri: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren! Kara: Vulën e ka Basha, ai vendos
19 Shtator, 22:30
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Mero Baze: Reforma ka nevojë vetëm për një nen, lidhur me Sali Berishën
19 Shtator, 18:28