Përballja me vetingun, jep dorëheqjen zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Skënder Doda

Rikthehen vendimet në radhët e vettingut në polici.

Subjekti i radhës i cili merret vendim nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda. Fillimisht Doda i ka paraqitur dorëheqjen Ardi Veliut, ndërsa më vonë përmes një kërkese drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka kërkuar ndërprerjen e procesit të hetimit ndaj tij në kuadër të vettingut.

Skënder Doda është zyrtari i katërt i Policisë së Shtetit, i cili jep dorëheqjen nga detyra dhe si rrjedhoj i ndërpritet procesi i hetimit për vettingun.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen Ernest Dimashi, Xhevahir Çeloaliaj dhe Arsen Sinamataj.

Nga vettingu në Polici janë përjashtuar edhe katër zyrtarë të tjerë, Oltion Shehu, Edmond Papa, Arben Frashëri dhe Besim Shabani.

Ndërkohë janë konfirmuar në detyrë 21 drejtues policie.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento

Komente

  • Like floriri: 10/11/2020 15:18

    Z.Drejtor i përgjithshëm i policisë të shtetit,po ky Doda vetem për gardian burgu bënte,ju e mbani drejtor,ju qofshi,por me tipa si Doda nuk bëhet policia,e vetmja gjë që ka Doda është forca,se për intelekt është dru me pre.

    Përgjigju
    • Hektori: 16/11/2020 12:57

      E njeh ti Like,apo qenke kompetent per te folur kodra pas bregut.

  • Bobi: 10/11/2020 14:22

    Ca kuptimi ka vetingu kur keta morra me nje doreheqje ja hedhin paq e shijojne paret qe kan stok. Vetingu te vazhdoje e ketyre tu hiqrn dhe breket me gjith pasurine

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mjeshtri i instrumenteve frymore në Lezhë Gjovalin Ndreca u bie 7 veglave, e nisi karrierën 12 vjeç: Kam marrë 57 dekorata