Eleminimi i këngëtares së njohur, shënoi edhe ‘fundin’ e romancës më të ndjekur nga publiku, atë të Donald Veshaj e Betrix Ramosaj.
Pas natës së sotme, nuk do të ketë më komente sa i përket ecurisë së çiftit në BBV e as nuk do të ketë protagonistë romance (vetëm në rast se kemi indicie të reja).
Eleminimi i Beatrix Ramosaj është pritur si gjithnjë me përlotje nga ana e kësaj të fundit. Mes lotësh ajo ka ndërprerë këtë eksperiencë që zgjati më shumë se 2 muaj dhe është përcjellë e mallëngjyer nga banorët e shtëpisë. Më pas është puthur dhe përqafuar me Donaldin, i cili i ka kërkuar asaj që të veprojë ashtu siç ka folur me të më parë.
Pyetja që lind është si do e përballojë Donaldi mungesën e gjysmës së tij në spektakël e për më tepër, cila do jetë strategjia e rradhës për të fituar sërish vemëndjen e dikurshme?