Spraji me piper që shikoni në foton e mësipërme u përdor nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë.

Modeli TW1000 RSG është një nga pajisjet më të përhapura për forcat e rendit në Bashkimin Evropian. Ai prodhohet në Gjermani nga kompania Hoernecke, e cila furnizon policinë dhe ushtrinë prej dekadash.

Ky spraj është i certifikuar sipas Udhëzimit Teknik Gjerman për pajisjet irrituese, që është standardi më i lartë i sigurisë dhe efikasitetit për policitë në BE.

Kjo gjë hedh poshtë të gjitha pretendimet e kreut të PD-së Sali Berisha, që tha se spraji lotsjellës që policia hodhi drejt protestuesve, ishte helm që përdoret kundër arinjve.