Përfundon në spital Emiljano Shullazi, nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga RENEA me automjet të blinduar

Përfundon në spital Emiljano Shullazi, nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga RENEA me automjet të blinduar

Emiljano Shullazi dhe blindi i Reneas

Emiljano Shullazi, një prej emrave më të njohur të krimi në vend, është shoqëruar sot nën masa të rrepta sigurie në spital. Report Tv mëson se Shullazi, e cili aktualisht mbahet nën regjimin “41 bis”, ka shfaqur probleme shëndetësore

Kujtojmë se Emiliano Shullazi para një muaji ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit "41 bis". Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese erdhi pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë. Seanca në Gjykatën Kushtetuese është përcaktuar të mbahet më 22 shkurt në orën 12:00.

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla ishin të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Kujtojmë se hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar më 15 shkurt për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

1645613578_WhatsAppImage20220223at11.50.32.jpeg

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spitali - Plan B: 23/02/2022 14:03

    Eshte nje tentative dhe forme per te dhene mesazh dikujt qe ai do, Se nga izolimi 41 biz ska kontakt dhe ndoshta ska besim Dhe bejne si te semure, perdorin kte spitalin si Plan B, si te vetmen shprese! Por disa e kane pre bileten, lodhen kot me lloj lloj formash, I ka mbaru ora.

    Përgjigju
    • @Tori: 23/02/2022 21:53

      Perse Enver Stafuka ishte burre me i mire se ky? Njelloj ishin te dy killera me pagese, gjobvenes dhe hajdute. Te dy ne sketerre e kane vendin dhe aty le te zihen shpirtrat e ketyre shpirt zinjevd.

    • Tori: 23/02/2022 19:01

      Hehe mori fund ai. Ka filluar depresjoni. Do vuj shum per ato ça ka bo. Shprti i Enver Stafugës tek koka do rri. Ja kan nxjerr shpirtin me dhimje e tortura. E di ai lart ????

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!