Përgjimet,Balili-Peshkatarit:
Jepi gaz dhe shiko nga pas
Arkiv/Të gjitha lajmet për Kelmend Balilin

Pikërisht ditët e muajit prill 2016 kur është finanlizuar operacioni për goditjen e grupit kriminal të Klemend Balilit, ky i fundit ka qënë më aktiv në bisedat telefonike me anëtarët e rrjetit të tij, që trafikonte drogë nga Shqipëria deri në Belgjikë dhe jo vetëm.

Teksa Klemend Balili, në atë periudhë Drejtori i Transporteve në Sarandë, ka mësuar për arrestimin e korrierëve të tij dhe bllokimin e gati 600 kg drogë brenda një skafi që ishte nisur nga Saranda, fillon të komunikojë në telefon për të mësuar diçka më shumë se çfarë kishte ndodhur.

Balili ka qenë në përgjim telefonik nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e Athinës, por pavarëisht kësaj ai ka vijuar bisedat telefonike deri në 8 maj, dhe pas kësaj bisede çdo kontakt i tij, është mbyllur duke mos u aktivizuar ende dhe sot.

Në një bisedë të përgjuar, Balili porosit anëtarit e grupit të tij, shtetasin Dalanaj, duke i pohuar që të kishte kujdes pasi, mund të ndiqej nga policia. Balili e udhëzon që të ecë rrugës dhe të kthejë ndonjëherë kokën nga pas, për t'i paraprijë ndonjë ndjekje të mundshme.

Nga dokumentacioni i Prokurorisë kuptohet se anëtarët e këtij që trafikonte drogë thuajse në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, komunikonin në telefon vetëm pas orës 23:00 të natës.

Në një bisedë të kryer mes Kelit “Klemend Balilajt” dhe peshkatarit Petro Dalanaj të kryer në maj 2016 pas mesnate thuhet:

Dalanaj:Hajde vlla

Kelly:Ku je?

Dalanaj:Tani dua 10 minuta të shkoj tek “Koka”. Po iki avash avash

Kelly:Nuk e di, kanë parë një makinë që u nise nga “Thans” nga drejtimi i “Thans”. Jepi çik gaz

Dananaj:Kush u nis?

Kelly:Nuk e di, u nis nga Saranda

Dalanaj:Mirë mirë

Kelly:Jepi dhe shiko nga pas

Dalanaj:Mos të ka kapur ajo.

Dalanaj:E kuptova. Mos më kanë parë mua apo jo?

Kelly:Nuk e di kush ka informacione nga toka

Dalanaj:Mirë mirë

Në vazhdim flet Petro Dalanaj me një person tjetër, të tretë.

Dalanaj:Shif çik nga pas.

Petro Dalanaj sipas Prokurorisë helene është një biznesmen shqiptar që merret me peshkim, që ka bashkëpunuar me Balilin për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Saranda në Greqi dhe më pas nëpërmjet personave të tjerë doga transportohej në Austri, Belgjikë, Greqi, Hollandë, Spanjë, Angli, e disa vende të tjera.

Balilaj u zbulua nga numri i pasaportës
Në numrin e Alyfantis Georgis (që ishte në përgjim) Klemend Balili dërgon numrin e tij të pasaportës, pasi grekut i duhej leje për të përdorur skafin. Në këtë moment policia greke ka identifikuar se kush ishte boss-i që niste tonelata me drogë nga Shqipëria. Pra afro 1 vit më parë (mars 2016) policia greke ka identifikuar Balilin. Ndërsa urdhër arresti për të nga prokuroria shqiptare doli 10 muaj më pas (dhjetor 2016). Në komunikimin e Klemend Balilit (Keli) me peshkatarin Petro Dalanaj.
 
Dalanaj:Hajde vlla

Kelly:Kalove çdo gjë? Kalove shumë?

Dalanaj:Po, ika.

Kelly:Ike shumë milje nga ishulli?

Dalanaj:5, 67 milje. Kam hajt në një ishull tjetër, është një tjetër nga pas.

Kelly:Mirë hajde. Hapu cik dhe ik avash.

Dalanaj:Mire hajde.

Kelly:Hajd, shëndet!

Dalanaj:He re vlla?

Kelly:Hajde avash-avash. Ec!

Dalanaj:Po vij.

Kelly:Do dalësh nga maja dhe do futesh në gjirin e madh.

Dalanaj:E di ore e di. Atje në anë ku zbresin makinat?

Kelly:E siç futesh në plazh.

Dalanaj:Siç është rruga.

Kelly:Eee nga ana e brendshme që është, jo nga ana tjetër.

Dalanaj:Erdha, erdha!
 
Në dokumentet e prokurorisë thuhet se në datat 5/5 2016 dhe deri më 8/6/2016 kur është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ky shtetas ka mbajtur kontakte me shtetasin Alyfantis Georgis i cili ishte pritësi dhe organizuesi i pritjes së lëndës narkotike canabis sativa që vinte nga Shqipëri me varkën e drejtuar nga Petro Dalanaj.
 
Konkretisht identifikimi i është bërë me sms e mëposhtme “CD 211 numri i bisedës 161”. Deri në atë moment Balili ishte i panjohur për policinë greke siç shënohet edhe në dokument (person i panjohur shqiptar) data e bisedës 11 mars 2016 ora 12:42 mesazh dalës nga numri i telefonit të biznesmenit grek: “…Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde…”.Balili i dërgon numrin e pasaportës BF2613552 që rezultoi të ishte Klemend Balili i lindur më 20 mars 1972 në Shqipëri dhe banor në Sarandë.

Dhimitër Poti “baroni” që drejton nga Brukseli
Shqiptari tjetër Dhimitër Poti rezulton si “koka” e grupit kriminal që kryente trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi, duke ndërvepruar kryesisht në Belgjikë, Holandë, Bullgari dhe Spanjë deri në Norvegji.
dhimteri dhe vellai
(Në të majtë Dhimitër Poti, djathtas vëllai i tij Xhevahir Poti)

Personi në fjalë kishte tërhequr vëmendjen e policisë pasi në prill të vitit 2015, një prej furgonëve që po trasportonte plastikë nga Brenda e Holandës për në Londër të Anglisë ishte ndalur në Kale të Francës për kontroll të imtësishëm, ku dhe ishin zbuluar edhe disa pjesëtarë të tjerë të organizatës nga kabllogramët telefonike.

Hetimi tregon se organizatës kriminale i janë kapur gjatë dy viteve të fundit 2,338 kilogramë marijuanë dhe 23 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet në së paku 6 milionë euro.

Në mars të këtij viti, nga dokumentacioni i policisë greke konfirmohet se “Keli” (Klemend Balili) ka mundësuar që një kamion me barna (ilaçe) të kalojë pa problem kontrollin doganor në të cilin ndodhej edhe droga që do shpërndahej më pas në vende të tjera të Europës.Trafiku i drogës mes medikamenteve mund të jetë kryer edhe nëpërmjet medikamenteve të kompanisë “Chim Prod”, që zotërohej deri në 2010 nga Dhimitër Poti.

Gjithashtu, nga përgjimet telefonike të kryera rezulton se Klemend Balili është personi përgjegjës për transportin e hashashit nga jugu i Shqipërisë drejt ishujve të Jonit, nëpërmjet skafeve e mandej drejt Evropës qendrore e perëndimore, ku mandej drejtimi i organizatës bëhej nga Dhimitër Poti.

Pjesë e këtij trafiku ishte edhe sasia e bllokuar në ishullin e Zakinthit me më shumë se 600 kg hashash, ku u arrestuan edhe dy nga bashkëpunëtorët e tij Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj që kishin shkuar për ta shoqëruar mallin deri në destinacion.

Tabela me të dhënat e grupit Shqiptaro-Grek

Shqiptarët
Klemend Balili ose “Eskobari i Ballkanit”
Petro Dalanaj 59 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë
Kleanth Palaj 22 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë

Grekët
Georgios Alifantis 46 vjeç, profesioni shofer, Nikea Athinë
Ksenofon Anagnostopulos 52 vjeç, biznesmen shitje makinash, Kifisia Athinë
Thomas Aleksaqis 59 vjeç, profesioni shofer, Koropi
Harallambos Paçavuras 33 vjeç, profesioni shofer, Veria
Spiridhon Kolevris 52 vjeç, profesion shofer, Zakintho
Athina Vosu 37 vjeçe, e papunë, Zakintho
Dhimitrios Papadhomihelaqis 46 vjeç, profesioni instruktor palestre, Koridhalos Athinë
Kristos Korianopulos 48 vjeç, i papunë, Nikea Athinë
Mihail Sofronas 56 vjeç, profesioni elektraut, Keratsini Pirea
Nikolaos Tasopulos 50 vjeç, profesioni xhenerik, Kalithea Athinë
Stamatis Buropulos 44 vjeç, i papunë, Neos Kosmos Athinë

Himara
Zaharia Rondo 50 vjeç, profesioni shofer, lindur Himarë, banues Kifisia Athinë

Stefan Zoto 43 vjeç, profesioni shofer, lindur Himarë, banues Pagrati Athinë

Të paarrestuarit
Dhimitër Poti 50 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Bruksel Belgjikë
(Dh.Poti u arrestua dy ditë pas këtij raporti)

Kelmend Balili 44 vjeç, shtetas shqiptar, banues Sarandë Shqipëri

Joanis Rumeliotis 59 vjeç, shtetas grek, banues Blagoevgrad

Antonios Kaçandonis 39 vjeç, shtetas grek, banues Athinë Greqi. 

Këta persona janë të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike”,ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme. 

Për transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha  me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,”-  thuhet në një dokument të policisë greke.Momentalisht Balili vijon të qëndrojë në kërkim policor. Strukturat policore kanë kryer disa kontrolle në zonën e Delvinës dhe Sarandës, por skanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të Klemend Balilit.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve