TIRANE-Pas publikimit të përgjimeve të kryetarit të bashkisë së Durrësit me disa nga anëtarët e grupit të Shijakut që u arrestuan pak ditë më parë, Lulzim Basha dhe Vangjush Dako kanë replikuar me akuza dhe kundërakuza në Facebook.
Për Bashën, përgjimet janë një provë e qartë dhe Dako duhet të merret i pandehur, pasi sipas tij, kryebashkiaku i Durrësit pranoi se ‘ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet’.
Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Mosarrestimi i Vangjush Dakos edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht se ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj dyshes Marku-Prela dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit,Tahirit e të tjerë, është krim i rëndë për të cilin do të mbajnë përgjegjësi. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.
Lulzim Basha
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit, që e cilëson Bashën si ‘toç’ të Saliut, që i ka të lyera duart me gjak, ndërsa shton se me Bashën do të shihen në gjyq për akuzat që lideri i PD ka ngritur kundër tij.
O Lulëzim Basha! Ti duhet t'i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s'ke vota o Lulëzim dhe s'ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s'i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t'i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!
Vangjush Dako
Në një nga përgjimet e publikuara prokuroria ka regjistruar një bisedë mes kryebashkiakut të Durrësit dhe një personi tjetër me pseudonimin 'Nicja' i quajtur Altin Avdyli pjesë e bandës së Shijakut tashmë i arrestuar. Nga kjo bisedë e përgjuar transmetuar nga TV Klan, Dako interesohet që të takojë me një person tjetër i quajtur Astrit, i arrestuar të dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale. Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka, dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Ndërkohë që në një tjetër përgjim të publikuar nga Berisha, Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar.
Vertete ne jemi popull kope dhensh me bariun Rama Gjysh Dako leroje nga burgu Lul Berishen qe policet e XHAFES e nderojne me grusht kur kalon Luli B me BMW 7 te blinduar Qysh atehere Dukua duhesh arrestuar
PërgjigjuO Dako KRIMINELI te dija burre te ndershem po ti qennke si Tahiri I droges qennke si Balla I eurove te toyota jaris HAJDUTE DHE KRIMINELE TE POPULLIT jazek vota qe te kam dhene
PërgjigjuBasha bajga...
PërgjigjuToc k...i je o Vangjush familje komunisti se Ilia Dakon e njof mire 1200 e asaj kohe..ty te boni vllaj me lek ai rametliu qe vdq ..pastaj te mori vala perpara me qe PD ne durres u konsumu me Kilen e Fred Xhaferrin Edi Ndreun etj..populli i Durresit do votonte dhe per nje Qene jo per ty..u lidhe me mafien ne gjitha anet dhe vune lek .. Me firmen e vllajt shtrove me beton durrsin ..lene ma ça ske bo Por nje dite zoti po ta merre hakun oo leve e mafjes
PërgjigjuMir ti behet keti populli lerini ti shkelin me kemb e ti plackitin kriminelet me gjoba e te punojen per ta se keshtu eshte mesuar ky popull legen Mir ti behet ky del hapur ne pergjime keta e mbrojen ah ju jeni te mbaruar o delet e enver hoxhes ju do shkel me kemb qe te te doni
PërgjigjuNuk ka rendesi rradha, e rendesishme eshte qe te dy duhet te shkojne burg. U be Gjushi si Ciancimino i Palermos. Te pakten ai i beri 10 vite burg.
PërgjigjuO Popull Shqipetar kush eshte njeriu me i keq per ne ne drejtim shtetror Nje njeri ne thonjeza pa vertetim qe ka vjedhur vota te pa vertetuara apo nje njeri qe ka vrare 4 njerez ne Bulevard me 21 janar 2011 ne proteste pawesore dhe ka vjedhur 230 milion euro te ndertimit te Rruges Kombit Kush duhet te jape llogari perpara Drejtesise? Kush nga keta te dy?
PërgjigjuM*t jan te dy dhe ti bashke me ta
Lulush mos u perfshi ne arrogance emocionale me keta qe e ngriten ne nivel shtetror e popullor krimin...ky popull ket model don prandaj eshte ne toplistat e popujve qe shpenzojne me shume per ushqim veshje sherbime turizem etj dhe jeton ne 60% me plot 2 dollar dita...krenar por i dhjere
PërgjigjuLulzima Basha duhet te arrestohet per aferen e rruges Durres-Kukes-Morine dhe per 4 te vraret e 21 Janarit. Drejtesia fillon nga ju zoti Basha!!!
PërgjigjuSa me zi pam nje pergjigje me nerv
PërgjigjuLul shko ti i pari se ke duart ne gjakun e 21 Janarit dhe po pati prova te vije dhe Dako mbas teje . Kesh rradhe nuk shpeton prej diares
PërgjigjuO BASHA POS U FUTE TI NE BURG I PARI SE JE NJERIU MEI KEQI,HAJDUTESH, ,GENJESHTAR VRASES, PRANDAJ MOS I MERZIT NJERZIT SE TE NJOHIN MIRE SÉ KUSH JE. GJEJE VETEN SE S,JE. PROKUROR TE ESHTE HEQUR AJO E DREJT.
Përgjigju