Përgjimi/ Zaev bie në kurthin e dy komedianëve rusë: Ishte lojë, nuk jap dorëheqjen (Ja për cfarë foli)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e disa përgjimeve të publikuara mbrëmjen e djeshme. Dy komedianë rusë Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov, kanë mundur të shtiren si ish-Presidenti ukrainas Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke i ngritur kështu një kurth Zaev-it.

Zoran Zaev tha të martën se nuk e sheh të arsyeshme të dorëhiqet, pas publikimit të bisedës telefonike (përgjimet) e publikuara mbrëmë në YouTube. Sipas tij, biseda e përgjuar nuk zbulon sekrete shtetërore, informacione të ndjeshme apo dëmton interesat kombëtare në ndonjë mënyrë. “Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike”, tha Zaev në një konferencë shtypi në Shkup.

“Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai. Sipas BalkanInsight, Zaev ishte “shënjestra” e fundit e Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov, komedianë rusë që fituan famë për imitimin e politikanëve në mbarë botën, përfshirë Boris Johnson të Britanisë, Emmanuel Macron të Francës dhe Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë.

Partia e opozitës së krahut të djathtë të Maqedonisë Veriore VMRO-DPMNE i bëri thirrje Zaev të jepte dorëheqjen sepse pretendonte se ai kishte dëmtuar interesat kombëtare, se kishte zbuluar informata të ndjeshme dhe kishte rënë dakord për aktivitete kriminale. Zaev tha në konferencën për shtyp të martën se ndërsa biseda me komedianët që paraqiteshin si ish-Presidenti ukrainas Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ishte e vërtetë, ai kishte vënë re se disa pjesë të saj ishin manipuluar.

Ai tha se ai ishte viktimë e sinqeritetit dhe lakmueshmërisë së tij, si dhe të qenit i hapur për të pasur një bisedë me këdo. Në një bisedën telefonike më shumë se 50 minuta, që u botua të hënën në mbrëmje në YouTube, Zaev diskutonte një numër çështjesh, nga politika e jashtme deri tek marrëveshja historike e “Emrit” midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Ata gjithashtu folën për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, çështjet e Ukrainës, marrëdhëniet me Rusinë, BE dhe NATO, si dhe përpjekjen e Kishës Ortodokse Maqedonase për t’u njohur me Kishat e tjera ortodokse.

Në një pjesë të bisedës, komediani që paraqet si Poroshenko i thotë Zaevit se ai ka zbuluar lidhjet familjare me mbretin e lashtë të luftëtarit Aleksandër i Madh. Në një pjesë tjetër të bisedës, Zaev i kërkon Poroshenkos së rremë që të lobojë për Patriarkun Ekumenik Bartolomeu të Konstandinopojës për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase. Komediani arriti të bindë Zaev se ai duhet të paguajë një kontribut financiar personal për Bartolomeun, për njohjen e kishës. Gjatë gjithë bisedës, Zaev ripohoi orientimin e tij të fortë pro-NATO dhe BE.

Biseda e zbardhur:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Poroshenko: Është pak ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkaktojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?
Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë