Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga eskperti Petrit Gjoni inspektojnë zonat e përmbytura në Lezhë. Ata u takuan me banorë në Gjadër dhe deklaruan se kjo situatë ka ardhur nga mosmenaxhimi siç duhet, ndërsa sipas tyre buxheti për kullimin në vlerën e 80 mijë euro në vit për gjithë zonën e veriut është i pamjaftueshëm.
“Situata është shumë e rëndë dhe dramatike. Më e rëndë është se priten shira në vazhdim. Sot konsiderohet ditë kritike për Shqipërinë. Nga tani deri natën do të kemi përkeqësim të situatës. Kam ardhur për të ndihmuar banorët. Në një banesë, dëmet ishin të dukshme, veçanërisht në bazën ushqimore për blegtorinë. E gjithë baza ushqimore ka marrë ujë. Ata kanë nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë. Vëmendja është të ndihmohen familje për të përballuar nevojat e jetesës dhe dëmet që po pësojnë nga përmbytja.
Tani kërkohet ndërhyrje emergjente në kanalet. Duhet të vijnë dhe specialistët për të përcaktuar natyrën e problemit dhe për të marrë masa. Problemi nuk shihet aty ku ekziston. Bordit të veriut i jep vetëm 80 mijë euro financim në vit për ndërhyrje në argjinatura, në kullim, thellim, në zhbllokimin e nyjeve dhe riparimin e hidrovoreve. Në buxhetin që kaloi tek bujqësia të shtohet kjo masë financimi. Kjo është qesharake. Ekziston mundësia që të gjenden fonde”, tha Panariti.
Lajmi kryesor:
Përmirësohet situata në veriperëndim të vendit, prani e ujit vetëm në 4 banesa në Lezhë! Akset rrugore të lira për qarkullim
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.4%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria i jep lamtumirën Sabah Bizit, homazhe në 'Loro Boriçi'! Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës
17 Janar, 11:45
-
Përplasja me Pjerin Ndreun për amnistinë për tarifat vendore? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës! Emri më favorit për ta zëvendësuar
17 Janar, 09:32
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Kërkohet restaurimi i godinës ku Ndre Mjeda shkroi 'Andrra e jetës'! Nisma synon të rijetëzojë zonën
16 Janar, 11:37
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
Pezullohen zgjedhjet, Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër! Për herë të parë drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë
15 Janar, 11:44