Rihapet për qarkullimin e automjeteve pas 20 orësh, autostrada Tiranë-Durrës.
Ky aks u bllokua pasditen e djeshme për shkak të reshjeve intensive të shiut të cilat sollën edhe përmbytjen e segmentit pranë Vorës. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara mes ujit, ndërsa Forcat e Armatosura evakuuan qytetarët e izoluar. Pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës mëngjesin e kësaj të premte ishin të trishta me automjete të përmbytura e të dala jashtë funksiomit dhe më rrugën e mbuluar nga lluca e inertet, të denja si në një zonë lufte.
(Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi Tiranë-Durrës) Forcave të emergjencës iu është dashur plot 20 punë intensive për të larguar automjetet nga rruga dhe dhe rehabilituar segmentin e dëmtuar të rrugës me një gjatësi prej 350 metra. Ky segment u inspektua paraditen e sotme nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha,
i cili u shpreh se do hetohet edhe mbjellja e palmave si shkak për përmbytjet përgjatë autostradës.
Banorët e kësaj zone të prekur nga përmbytjet kanë akuzuar se palmat dhe ndërtimet pa leje kanë bllokuar kanalet kulluese të autostradës duke bërë që uji të kalojë në rrugë.
[gallery]24982[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Nuk justifikon dot pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha! Debate dhe tension, garda e shoqëron jashtë bashkë me avokatët
7 Korrik 2021, 10:06
-
Dosja 500 faqe/Prokurori Ervin Karanxha godet grupin e grabitjes së pronave në Vlorë, të pandehur 9 zyrtarë e biznesmeni që rrëmbeu kompleksin 'Ambel Beach'
5 Prill 2021, 16:28
-
Avdylajt prej 20 ditësh në izolim për telefonin, gjykata e prokuroria: Ja pse rrëzuam 5 urdhrat e drejtorit të burgjeve
31 Maj 2020, 11:09
-
Zbulohet prokurori që ishte kundër izolimit të Avdylajve: S'mund të dënohen dy herë! Po kërcënimet kundër policëve e celularët?
30 Maj 2020, 16:57