Dy persona mbeten të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
 
Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
 
Personat e plagosur dërgohen menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Policia arrin në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

[gallery]21616[/gallery]

Redaksia Online
(K.R/Shqiptarja.com)