Përplaset furgoni i mësuesve në aksin Fier-Libofshë, plagosen tre pasagjerë

Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë në vendin e njohur Petovë. Mësohet se dy automjete, njëri prej të cilëve furgon janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre shtetas. Bëhet me dije se automjeti tip furgon shërbente për transportin e mësuesve. Këta të fundit sapo kishin përfunduar procesin mësimor dhe po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca. Sakaq për në spitalin e Fierit janë shoqëruar tre pasagjerë dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

‘Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip "Benz" dhe "Ford" me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz" dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit