Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla foli për gazetarët pas mbylljes së seancës së sotme plenare. Balla komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.

Ai thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.

'Pjesa më e madhe, e njoh, nuk është situatë që ndodh për herë të parë. Është bërë dhe çdo vjeshtë, edhe para 1 viti ishte e njëjta situatë.  Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit. Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.

Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse do isha deputet i opozitës do  e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit. Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori. PS nuk komenton vendimet e gjyqësorit. Është ndryshe të komentosh një fenomen dhe ndryshe një vendim gjykate. Ai fenomen duhet të marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien në kundërshtim me njëra tjetrën kemi një autoritet mbi palët Venecian.'


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend! Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë me forcë, përplasen me Gardën! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve në oborr! PS në seancë voton ligjet!(VIDEO)


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet

Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet