Përplasja mes OTR dhe Babastars 
 grupet ia hedhin fajin njëri-tjetrit

Përplasja mes OTR dhe Babastars <br /> grupet ia hedhin fajin njëri-tjetrit
Përplasja mes reperave shqiptarë pranë një hoteli në Prishtinë është pasuar me deklarata kontradiktore gjatë kohës që janë marrë në pyetje nga policia.

Reperi i “Babastars”, Visar Shala i njohur si Skivi, ka mohuar të ketë thirrur për ndihmë shokun dhe kolegun e tij, Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman, gjatë konfliktit me grupin e OTR dhe konkretisht me Noizyn.

Skivi ka deklaruar se ishte provokuar dhe sharë nga grupi i reperëve OTR, para policëve hetues, por sipas tij ai nuk ka pasur nevojë për ndihme, pasi kishte kërkuar mbrojtje nga drejtuesit e hotelit.

Por ndryshe nga deklaratat e tij, Cozman është shprehur se bashkë me shokun e tij, Albert Krasniqi, kanë shkuar te hoteli pikërisht për t`i dalë në ndihmë Skivit.
Të dy reperët janë marrë në pyetje nga policia pas përleshjes që ndodhi të martën me grupin OTR, ku  mbeten të plagosur reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, si dhe Denis Hajri, i njohur me emrin “Varrosi”.

Pas kësaj ngjarjeje janë arrestuar nga policia e Kosovës reperi Cozman, vëllai i tij, Ymer Abdullahu, si dhe tre persona të tjerë: Elvis Preni, Albert Krasniqi e Valdet Krasniqi.
Policia ka njoftuar të mërkurën se “me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit, shqiptarë të Kosovës, janë dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, janë liruar në procedurë të rregullt”.

Sipas mediave kosovare, në deklaratat e dhëna në polici, dy grupet kanë dhënë versione krejtësisht të ndryshme për incidentin dhe ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit për provokim. 
 
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois