TIRANË- Tensionet dhe dhuna në protestën e mbajtur nga mbështetësit e Sali Berishës përballë selisë së Partisë Demokratike ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ka qenë vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka reaguar ashpër ndaj Berishës për shkak të situatës së krijuar në selinë blu, ndërsa i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se kush nxit dhunë do mbajë përgjegjësi.  

"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës", thuhet në deklaratën e Yuri Kim.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dënuar dhunën e ushtruar në selinë e PD-së, teksa ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka bërë thirrje që konflikti mes palëve të zgjidhet përmes dialogut.

Sakaq ka reaguar edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ku vlerësoi ndërhyrjen e policisë për ruajtjen e rendit publik.

“Prezenca e OSBE-së po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike. Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”, thuhet në deklaratë.

Një reagim ka pasur edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili dënoi dhunën teksa shkroi se duhet gjendur një zgjidhje demokratike.

Pavarësisht plaçkitjes që iu bë sot godinës së Partisë Demokratike nga mbështetësit e Berishës, dhe kjo u pa live nga transmetimi në media, ky i fundit nuk e dënoi dhunën, por madje shkoi deri në ekstrem duke deklaruar se ishte një ‘protestë paqësore dhe nuk kanë përdorur dhunë, por kanë ardhur në shtëpinë e tyre dhe dera u hap vetë’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Protesta e Berishës, Ambasada Italiane: Dënojmë aktet e dhunshme, të papranueshme! Palët të dialogojnë

1641654107_4924E7FA34C34995820B943BC5371B0B.jpeg

Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrjete sociale ambasada dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës në Tiranë.

“Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar. U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben.”-shprehet Ambasada Italiane në Tiranë.

Ora 12:53
Situata në PD, Ambasada britanike: Jemi të shqetësuar nga përdorimi dhunës, të zgjidhet me dialog

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për protestën në PD, ndërsa iu bën thirrje palëve që ta zgjidhin me dialog.

“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën.

Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale” mbyllet reagimi i Ambasadës britanike në Tiranë.

Ora 12:52
Protesta e dhunshme e Berishës, reagon Meta: Zhvillime shqetësuese, të shmanget dhuna! E domosdoshme gjetja e një zgjidhje demokratike

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar në PD, me protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha. Meta bën thirrje që të ruhet qetësia dhe të shmanget dhuna, duke theksuar rëndësinë e një proteste paqësore. Sipas Metës është e domosdoshme që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme demokratike.

"Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend", thotë Meta.

Ora 12:41
'Lufta' në PD, reagon Bashkimi Europian: Të garantohet siguria

1641639130_Screenshot3.jpg

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje.

"Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE|, thuhet në deklaratë.

Ora 11:50
Berisha për dhunën në PD: Ç'ti them unë këtyre referendarëve të lirisë, shikoni sa janë

1641639130_Screenshot3.jpg

Sali Berisha nuk e ka dënuar sulmin që iu bë godinës së PD-së.

"Ka momente kur nuk flas komunikoj me këta dhjetëra mijëra demokratë, freferendarë të ,lirisë që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës në shtëpinë e tyre të lirë. Keni mirëkuptim me mua, se do të komunikoj me këtë referendarë të lirisë. Çfarë t'i thuash këtyre? Shikoni si e kanë mbushur", tha Berisha.