Përse Basha u lutet mediave?

Përse Basha u lutet mediave?

Lulzim Basha

Herë kritik dhe herë lutës, kreu i PD Lulzim Basha shfaqet shpesh me dy role të ndryshme, por që realisht nuk dihet se cilin ka për “zemër”.

Duke qenë dhe duke paralajmëruar një kohë të gjatë në opozitë, kryetari demokratëve , duket se e ka kthyer në zakon tashmë në çdo takim me gazetarë apo emision televiziv, që herë tu lutet, dhe më shpesh ti kritikojë përfaqësuesit e mediave.

“Merrni shembull nga unë dhe partia ime, ejani edhe ju, bashkohuni me ne, përse mbani krahun e qeverisë, eja ta rrëzojmë Ramën, ju jeni të njëanshëm, ju jeni të blerë, ju jeni të shitur”.

Janë këto disa prej frazave fikse dhe me shumë “lidhje” të kryetarit Basha, në pothuajse çdo takim me mediat, duke krijuar përshtypjen e njeriut që e vuan shumë, jo vetëm braktisjen e “të vetëve” por edhe mbështetjen e mediave. Kur mediat e kapin gafil ose e gërrmojnë të shprehet më qartë kryetarin Basha, ato janë “të blera, të shitura, të njëanshme”, kur një tjetër media e përkrah ajo është “e pavarur, realiste”.

Kjo që po i ndodh kryetarit Basha me mediat, nuk i ka ndodhur kurrë një opozitari në 28 vite demokraci në Shqipëri, madje as Doktorit në 1997.

Mungesa e raporteve modeste të një opozitari me mediat, aq më tepër me shumicën e tyre, tregon probleme të mëdha, që më konkretisht po kalon PD e sotme me kryetar zotin Basha.

Këtë mendim kryetari demokratëve nuk e kishte kur “bosët e mediave” u zemëruan pas paktit të arritur në mesnatën e 17 majit 2017, ku bëhej fjalë mes të tjerash edhe për reklamat falas gjatë fushatës elektorale.

Kryetari Basha do të mbahen mend gjatë si opozitari që ka sulmuar përgjatë karrierës së tij politike, më së shumti mediat e shkruara dhe ato vizive, me akuza të stisura, duke lëshuar ndaj tyre akuza tepër të rënda dhe të pabaza.

E vetmja gjë që kanë mësuar “djemtë” e Lulzimit kur vunë këmbën në PD pas 2017, ishte lufta dhe pastaj lutja ndaj mediave, dhe jo vetëm ndaj tyre.

Nuk lanë portal, gazetë, radio, televizion, madje edhe revistë pa etiketuar, pa sulmuar, pa akuzuar, e pastaj pa “përgëzuar” dhe pa “ftuar për kafe” flokëllakët e Lulzimit në 1 vit e gjysëm në daljet e tyre nga SHQUPI apo oborri i Parlamentit. Kritika dhe lutja ndaj mediave, janë dhe do të mbeten “gjetja” apo dhe kopja më e keqe e një kryetari partie, që në asnjë ditë të vetme qysh pas humbjes së madhe në zgjedhjet e 2017, nuk ka bërë opozitën.

Herë si “hero” dhe herë si “europianist” kryetari Basha në vazhdimësinë e tij, përpiqet vendosmërisht të merret dhe ti shpallë “luftë” mediave, se të merret me “armikun” që e ka çdo ditë përballë. Në afro 6 vjet opozitë, PD dhe kryetari Basha janë marrë edhe me kryeredaktorët e mediave, me thirrjet ndaj tyre, me paralajmërimet ndaj tyre , dhe pastaj me lutje për tu bërë “miq dhe shokë në betejën ndaj kësaj qeverie”.

Nuk dimë kë të besojmë, opozitën që paralajmëron ndëshkime ndaj mediave dhe gazetarëve që “përkrahin qeverinë dhe janë blerë nga Rama ” apo opozitën që mallëngjehet dhe kryetarin e saj Basha që u lutet ose “i fton” publikisht ata të bëhen bashkë në “përmbysjen e madhe deri në fitore”.

Pse kjo është opozita që presin shqiptarët, kjo është opozita që presin gazetarët, pse kjo është opozita që kërkon të marrë pushtet, që kur nuk ka çfarë ti bëjë Ramës merret me kryeredaktorët, që kur nuk ka çfarë ti bëjë humbjes në zgjedhje merret me “votat e blera”, që edhe kur e vetshkatërrojnë partinë e tyre dhe bëjnë aleanca ditore apo 6 mujore, akuzojnë qeverinë dhe tradhëtarët e brëndshëm që shiten dhe blihen nga Rama ?

Në këto 6 vite opozitë, shqiptarët nuk harrojnë as ultimatumet deklarative dhe premtimet e kryetarit Basha, për “luftë ndaj Kryeprokurores, luftë ndaj Krimeve të Rënda, luftë ndaj qeverisë Rama, luftë ndaj ministrave të Brëndshëm, luftë ndaj bizneseve, luftë në rast se preket Teatri Kombëtar, luftë në rast se preken banesat tek Astiri, luftë ndaj mediave” etj, etj.

Dhe fakti është se “lufta Basha”, herë zhvendosej drejt oborrit të partisë, herë drejt oborrit të Parlamentit , herë drejt bllokimit të rrugëve nacionale, dhe herë drejt studiove televizive duke u marrë me mediat dhe përfaqësuesit e tyre, pasi nuk mund të mbushë sheshet me militantë.

Mediat serioze sot i “ble” e vërteta zoti Basha dhe jo paraja, mediat sot i afron realiteti dhe jo zhgënjimi, mediat sot i bën me ju serioziteti dhe jo hipokrizia, pavarësia dhe fjala e lirë, jo shtypja e saj dhe përjashtimi./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim